• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat/ Kallzimet në SPAK: Kaloi kufirin me Greqinë në këmbë, çfarë fshehu Monika Kryemadhi?

by Java News
17/09/2022 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi ka me dhjetra hyrje-dalje të regjistruara në sistemin TIMS. Nga të dhënat e siguruara nga Voxnews.al, vetëm në vitin 2017 ish-kryetarja e LSI-së ka të regjistruara mbi 20 hyrje-dalje dhe një pjesë e tyre nuk është deklaruar në Inspektoriatin e Lartë të Pasurisë, siç e kërkon ligji.

Rruga e preferuar e Kryemadhit është ajo ajrore, por mes rasteve ka edhe një që e kalon kufirin në këmbë. Bëhet fjalë për rastin e regjistruar në sistem më 17 korrik të 2017-s në pikën e kalimit kufitarë të Qafë-Botës në Sarandë.

Nga të dhënat e siguruara nga Voxnews.al, Kryemadhi ka dalë në këtë datë si këmbësore në orën 14 e 26 minuta dhe ka hyrë me autoveturë dy ditë më vonë në orën 11: e 39 minuta.

Mënyra e daljes nga vendi si këmbësore e Monika Kryemadhit, që në atë kohë kishte pak muaj që kishte marrë në dorë partinë pas zgjedhjes së Ilir Metës si President ngre dyshimet se ajo mund ta ketë përdorur këtë për të fshehur identitetin e personave me të cilët ka udhëtuar.

Është e vështirë të besohet se Kryemadhi ka udhëtuar me autobus, apo me makinë deri në doganë dhe pasi ka kaluar kufirin ka marrë autobusin, apo e priste një makinë tjetër. Skenari më i mundshëm është që Kryemadhi ka qenë në të njëjtin automjet me persona të tjerë dhe në pikën e kalimit kufitar është regjistruar si këmbësore për të mos u lidhur me personat në fjalë.

Kush, apo cilët janë këta persona dhe çfarë fshehu pas këtij udhëtimi e di Monika Kryemadhi, por rasti në fjalë shton edhe më tej provat se Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij kanë përdorur kompani guackë për të transferuar para jashtë vendit.

Periudha përkon pak muaj pasi LSI ka lobuar përmes kompanisë Dorelita Limited në SHBA me një shumë prej të paktën 700 mijë eurosh. Dorelita Limited ka si përfaqësues në dokumentet e dorëzuar në Departamentin e Shtetit të SHBA, shtetasin grek Iraklis Fidetsiz.

Shuma e shpenzuar për lobim në SHBA nuk është deklaruar në raportet vjetore që LSI ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa mister është edhe burimi i parave të përdorura për këtë lobim.

Në lidhje me këtë çështje ka shkruar edhe media më e madhe austriake, “Kronen Zeitung”, e cila duke renditur faktet e cilëson Ilir Metën si “thellësisht të korruptuar”.

Sa për udhëtimet e tjera të Monika Kryemadhit, destinacion mund të ketë qenë edhe San Marino, ku sipas padisë tjetër të dorëzuar në SPAK nga ana e avokatit Idajet Beqiri, ka kryer të paktën 287 mijë euro operacione estetike.

Kryemadhi e pranon se ka shpenzuar, por për çështje shëndetësore siç thotë ajo, duke shtuar se një pagesë e ka me Swift. Problemi është se Swift-i, si transfertë financiare nuk është deklaruar pranë në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive, ashtu siç e detyron ligji./Voxnews.al

Next Post
Shqipëria me kampione bote në mundje, reagon Rama: Fantastik Abakarov, ngriti flamurin kuqezi në Beograd

Shqipëria me kampione bote në mundje, reagon Rama: Fantastik Abakarov, ngriti flamurin kuqezi në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In