• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat/ “Grupimi për PD”: Basha s’ka kurajo të largojë Berishën, fundi i tij politik ngjason me atë të Enver Hoxhës

by Java News
26/08/2021 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do të shkojë në Kuvendin e ri në shtator me Sali Berishën dhe për këtë Edvin Kulluri, anëtar i “Grupimit për PD-në”, është mëse i bindur, sepse Lulzim Basha nuk ka kurajo që ta marrë një vendim për largimin e tij!

Ai ka zbuluar se Basha i ka kërkuar prova ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim mbi të cilat është bazuar SHBA-ja për futjen në listën e zezë të SHBA-së, por shprehet i habitur, i surprizuar që as për këtë nuk ka guxim të flasë publikisht, por zgjedh të heshtë.

“Basha nuk është shquar ndonjëherë për kurajo politike dhe nuk do e bëj, jo e patë që  nuk ka reflektim dhe heshtje totale, Basha duhet të ishte shprehur, Basha ka kërkuar prova pse është vendosur në listën e zezë, këtë ka frikë ta thotë Basha, edhe pse unë dyshoj se ai e ka se ai është një gënjeshtar, gënjen Berishën, qytetarët, dhe amerikanët. (…)

Nuk është i aftë mendërisht që të godasë Berishën, Basha nuk mund t’i kërkojë largimin, nëse do ishte një kryetar real i PD mund ta bënte, por të gjithë e dinë që Basha e ka të pamundur edhe për shkak të natyrës së tij frikacake”, tha Kulluri.

“Grupimi për PD”, duket se është dorëzuar përballë Lulzim Bashës, të cilët nga sa deklaroi Kulluri në studion e Report Tv, nuk e shohin të arsyeshme që të bëjnë një platformë për të propozuar ndryshimin, pasi janë të sigurt se askush nuk do i dëgjojë, teksa nga ana tjetër ka zbuluar se dhe komunikimet mes anëtarëve të saj është shumë i pakët.

Një gjë është e sigurt, që “Grupimi për PD”, anëtarë të së cilës janë ndër kritikët më të ashpër të Bashës, si Bujar Nishani, Edith Harxhi, nuk kanë plane që të shndërrohen në një parti. Nisur nga ky zhgënjim dhe tërheqje, Kulluri tha se kanë zero pritshmëri nga ajo se çfarë pritet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së të hënën.

“Mbledhje e thirrur beftas, në atë parti nuk ka më asgjë zgjedhje dhe as përfaqësim, opinioni publik nuk ka më asnjë kureshtje se ç’po ndodh në PD, por interes ka vetëm nëse PD do jetë në grupin parlamentar të PD.

Përbërja e Këshillit janë krejtësisht anonim se i shërbejnë Bashës, nuk ka më asnjë kuptim asnjë veprim i PD, përveç mbajtjen e një humbësi në krye, do të ishte shpenzim energjie që të bënim propozime të reja që as nuk dëgjohen. Kam zero pritshmëri nga ky lidership, organet drejtuese nuk janë gjë tjetër veçse staf i Lulzim Bashës”, tha Kulluri.

Ai ka bërë një paralele me “fundin politik” të Enver Hoxhës, që sipas tij, si diktator po sillet edhe Lulzim Basha, duke e quajtur këtë të fundit një “kukull kineze”.

“A e dini kur u rrënua i mazhi i Partisë së Punës, në fillim të viteve 80, kur Enveri, modeli që adhuron Basha, Kryemadhi e Rama, zëvendësoi personazhet bashkëpunëtorët e personazhe anonim. Këtu jemi me njerëz të parëndësishëm dhe anonim”, tha ai.

Të njëjtat pritshmëri, pra zero, janë edhe për atë se çfarë PD do të sjellë në parlament në shtator, si opozitë.

“Do të krijojë incidente të parëndësishme si me stilolapse, siç kanë bërë gjithmonë, nuk ka qëllim për të bërë opozitë reale, model më i shëmtuar se rilindja, në PD nuk do ndodh asgjë dhe do të shkojnë nga dështimi në dështim. PD pasqyrë e shëmtuar e qeverisë së sotme që është e dështuar në masën 80-90%”, tha ai./m.j

Next Post
FOTO: Të paktën 60 të vrarë nga shpërthimet në Kabul

FOTO: Të paktën 60 të vrarë nga shpërthimet në Kabul

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com