• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Akuzat e Trump apo deklaratat e Merkel, çfarë po e përçan NATO-n?

by Java News
30/08/2019 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Marco Overhaus “Project Syndicate”/ Kur presidenti amerikan do të vizitojë të shtunën Poloninë, ai është i sigurtë se do t’i bëhet një pritje madhështore nga qeveria polake. Dhe pasi e shpalli veten si “Mesia” i re për popullin e Izraelit, Trump mund t’i interpretojë duartrokitjet në Varshavë, si një shenjë se ai është edhe “mbret” i Polonisë.

Por përveçse luan me vanitetin e Trumpit, qeveria polake do të sigurohet që ta bëjë një çështje kryesore të diskutimeve, praninë ushtarake amerikane në vend. Këto ditë, debati mbi trupat amerikane në Poloni, shihet nganjëherë si një sulm indirekt ndaj Gjermanisë.

Por e vërteta fshihet diku tjetër. Ajo që është në fakt në diskutim, është koherenca evropiane përballë rolit gjithnjë e më të pasigurtë të SHBA-së brenda NATO-s. Dhe në fakt, komentet e fundit nga Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, si ambasadorët e SHBA-së në Gjermani dhe Poloni, respektivisht Riçard Grenëll dhe Xhorxheta Moshbaher, kanë nxitur perceptimin se Amerika po i kundërvihet Gjermaninë përmes Polonisë.

Ndërsa kritikon Gjermaninë mbi shpenzimet e saj të pamjaftueshme në mbrojtje, administrata amerikane duket se dëshiron ta shpërblejë Poloninë, për shpenzimet në masën 2 për qind të PBB-së së saj për mbrojtjen – një objektiv që janë zotuar ta përmbushin të gjithë anëtarët e NATO-s (megjithëse disa po e bëjnë diçka të tillë).

Dhe kritikat e fundit të qeverisë polake mbi shpenzimet gjermane të mbrojtjes, e kanë forcuar më tej këtë përshtypje. E megjithatë, bisedimet për një zënkë polako-gjermane për mbrojtjen, janë të ekzagjeruara. Edhe pse SHBA-ja ka shpallur planet për të stacionuar edhe 1.000 trupa të tjera në Poloni, përveç 4500 që ka aktualisht, nuk është e qartë nëse këto forca shtesë do të dërgohen nga ato që janë vendosur aktualisht në Gjermani, apo direkt nga SHBA.

Edhe sikur trupat shtesë të vinin nga Gjermania, kjo vështirë se do të përfaqësonte një ndryshim të madh strategjik të SHBA-së. Për më tepër, vetë qeveria polake ka deklaruar vazhdimisht se nuk e konsideron praninë ushtarake amerikane në vend, një lojë me shumën zero ndaj Gjermanisë ose aleatëve të tjerë evropianë të NATO-s.

Por në të njëjtën kohë, ekziston edhe një arsye më e thellë, më shqetësuese se përse çështja e trupave amerikane në Poloni, ka marrë kaq shumë vëmendje politike. Komentet me dy kuptime të Trumpit – dhe shpeshherë haptazi armiqësore – mbi NATO-n kanë ngritur dyshime për besueshmërinë e angazhimeve amerikane të sigurisë në Evropë.

Nga ana tjetër, kjo pasiguri ka shtuar fërkimet politike brenda Bashkimit Evropian, dhe midis aleatëve evropianë të NATO-s. Megjithëse këto ndarje nuk janë saktësisht midis Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore, ato reflektojnë dy dallime kryesore rajonale.

Ndarja e parë, është midis vendeve që nuk janë të shqetësuara ndaj sfidës së sigurisë që paraqet Rusia, dhe ato që e shohin këtë të fundit si një kërcënim të madh dhe të menjëhershëm për mirëqenien e tyre. Që kur Gjermania hoqi dorë nga statusi i vijës së parë të konfrontimit gjatë Luftës së Ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit, ajo e ka konsideruar NATO kryesisht si një mekanizëm politik, se sa si një instrument për një mbrojtje efektive.

Prandaj, politikëbërësit gjermanë kanë luksin te kenë një pikëpamje abstrakte mbi besueshmërisë e SHBA, bazuar kryesisht tek deklaratat e Trumpit. Në fakt, në Berlin ka shumë kohë që flitet për rritjen e “autonomisë strategjike evropiane” përkundrejt SHBA-së.

Por shtetet e sotme të vijës së pare të frontit, përfshirë Poloninë, vendet e Balltikut dhe Rumaninë, nuk kanë luksin ta mendojnë në atë mënyrë. Për shkak të nevojës që kanë për Uashingtonin, ato e matin besueshmërinë e Amerikës, nga ajo që po bën në terren administrata Trump dhe ushtria amerikane.

Për qeveritë e këtyre vendeve, fakti që SHBA-ja po vendos trupa në rajon, dhe po merr pjesë në stërvitje ushtarake, është shumë më i rëndësishëm sesa deklarata anti-NATO e Trumpit. Aleatët evropianë të NATO-s, janë gjithashtu të përçarë lidhur me rolin e armëve bërthamore.

Gjermania nuk ka asnjë interes mbi çështje të tilla, dhe madje edhe në vendet anëtare të NATO-s në Evropën Lindore, zyrtarët dhe akademikët duket se kanë pak njohuri të hollësishme në lidhje me politikën e armëve bërthamore. Për shembull vendet e Balltikut, e vënë theksin në mbrojtjen kundër kërcënimeve hibride ose jo-bërthamore.

Një zyrtar i nivelit të lartë të politikës së jashtme letoneze, më tha kohët e fundit në konfidencë, se nëse parandalimi i sulmeve bërthamore do të ishte përparësia kryesore e NATO-s, vendi i tij mund të pushtohej ushtarakisht nga Rusia shumë kohë përpara se të parandalohej një sulm bërthamor nga ana e Moskës.

Përkundrazi, anëtarët e NATO-s në Evropën Lindore, e shohin praninë e armëve bërthamore të SHBA-së në Evropë në një aspekt politiko-strategjik. Ajo që ka rëndësi për ta, nuk janë detajet në lidhje me rrezen shpërthyese të armëve, sistemet e lëshimit apo vendndodhjet e raketave, por thjesht fakti që ato të jenë atje.

Për evropiano-lindorët, këto armë mbështesin angazhimin politik të SHBA-së për sigurinë e kontinentit. Apelet e politikanëve gjermanë, veçanërisht në kampin e majtë, për heqjen e këtyre armëve, kanë gjasa të priten me zemërim në Poloni, dhe tek fqinjët e tjerë lindorë të Gjermanisë.

Ndërsa Trump vazhdon që të ngrejë problemin e ndarjes së barrës financiare të NATO-s, dhe vazhdon sulmet e tij ndaj aleancës, apo aleatëve të veçantë, ndarjet evropiane ka të ngjarë të thellohen.

Qeveritë e Evropës, duhet t’i menaxhojnë këto konflikte, ndërsa të përpiqen ta bëjnë kontinentin më të vetë-mjaftueshëm për sigurinë dhe mbrojtjen. Çështja vërtet e rëndësishme, është sesi ta bëjnë këtë, pavarësisht nëse disa qindra trupa mund të transferohen apo jo nga Gjermania në Poloni.

Shënim: Marco Overhaus, është studiues në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë me seli në Berlin./

Next Post
Tapet i kuq për hollivudianin John Travolta

John Travolta rrëfen historinë: Ja si u fsheh admiruesja në dollap për të më takuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

January 1, 2026
Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

January 1, 2026
“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com