• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat e PD, Tahiri: Makinën ua shita kushërinjve pa u bërë ministër

by
24/09/2015 23:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u është përgjigjur akuzave të bëra nga opozita për përfshirje të tij në trafik droge si dhe të faktit se automjetin që ai pretendon se ua ka shitur kushërinjve të tij, nuk e ka deklaruar dhe ndaj mban emrin e tij.

Gjatë emisionit ‘Top Story’, Tahiri tha se ish-oficeri Dritan Zagani, i cili akuzoi se makina e ministrit, me targa AA 003 GB, është përdorur nga njerëz të afërm të tij për të trafikuar drogë, nuk është një person i besueshëm, pasi në kohën kur Berisha ishte kryeministër, i ka dhuruar ish-oficerit truall dhe ndërtesë në Orikum. Sipas ministrit, një fakti i tillë shton dyshimet për akuzat ndaj tij.

“Në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër, i ka dhuruar ish-oficerit të policisë, Dritan Zagani një ndërtesë dhe truall pranë detit në Orikum. Me këtë që po them, dua të sqaroj se Zagani ka qenë një njeri shumë i afërt me qeverinë e asaj kohe dhe jo i besueshëm për ato që thotë. Akuzat që ai po bën ndaj meje janë për të fituar azil politik. Zagani është një person i akuzuar për disa çështje” , tha Tahiri.

tahiri-tstory

Përsa i përket përdorimit të mjetit në pronësi të tij nga kushërinj të përfshirë në trafikun e dorgës, Tahiri tha se e ka shitur automjetin përpara se të bëhej ministër për të paguar një gjobë.

“Personat që ua kam shitur automjetin, janë kushërinj të mi të largët. Automjetin e kam shitur pa u bërë ministër i Brendshëm. Pavarësisht kësaj, personat që më akuzon mua opozita, nuk kanë qenë kurrë të proceduar, hetuar apo dënuar. Makina është ende në emrin tim sepse gjyqtari i famshëm Gjin Gjoni me ka dënuar me 40 milionë lekë. Për këtë duhet të më merrnin rrogën mujore, për të paguar gjobën e kalamajve të ish-kryeministrit Berisha. Më bllokuan hipotekën e shtëpisë, llogarinë bankare. Pasi u bëra ministër aplikova për një kredi për të paguar borxhet e kalamajve të Saliut. Kjo ishte një kosto ime për të bërë opozitën. Shita makinën dhe është barrë ligjore e blerësit që të ndryshojë pronësinë , gjë që nuk mund të ndryshohej dhe kjo është arsyeja se pse makina rezulton në emrin tim. Me datë 6 shtator  2011, është një dokument që rezulton se makina është shitur. Me të njëjtën makinë kam dalë edhe dy herë të tjera, ua kam marrë kushërinjve për të ikur me pushime me familjen. Ua mora dhe ua ktheva sërish”, iu përgjigj akuzave ministri.

Next Post

Horoskopi 25 Shtator 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Dita e Euros po vjen – lekët jashtë bankave duhen shkëmbyer me euro…

July 18, 2026
Lëkundje të forta në Turqinë lindore, Malatya goditet nga tërmeti me magnitudë 5 ballë

Lëkundje të forta në Turqinë lindore, Malatya goditet nga tërmeti me magnitudë 5 ballë

July 18, 2026
“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In