• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e PD se Proda nuk zbatoi vendimin për kontroll te biznesi i Suel Çelës, reagon Policia: Sajesë! Jemi të baraslarguar nga subjektet politike

by B K
10/04/2025 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave që Partia Demokratike hodhi në drejtim të tyre se nuk kanë zbatuar urdhrin për biznesin e Suel Çelës, gjatë një operacioni në Elbasan. Ishte Belind Këlliçi që në një deklaratë për mediat akuzoi se Policia e Shtetit me urdhër të kryepolicit Ilir Proda nuk kanë ushtruar kontroll  të tregu në pronësi të Suel Çelës.

“Sot policia e Prodës nuk ka zbatuar detyrën si institucion i shtetit, por urdhrin e kreut të narko-qeverisë, Edi Rama. Narko-drejtori ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS në rajon, grupit të Suel Çelës.

Ky është një veprim jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe dëshmi e dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Rama e shtyn dhe e frymëzon SPAK kur ka nevojë, dhe i vihet kundra, e poshtëron kur i prek interesat. Ky është standardi i tij me drejtësinë dhe Europën.

Më shumë se kaq, kjo është përpjekje e hapur e Edi Ramës, që me anë të bandave të kontrollojë e vjedhë dhe këto zgjedhje. I alarmuar nga qëndrimi i Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian në takimet me liderin e opozitës Sali Berisha, Edi Rama po ruan të paprekur infrastrukturën kriminale të grabitjes së zgjedhjeve. Partia Demokratike u bën thirrje aleatëve ndërkombëtarë të reagojnë për këtë faqe të errët ne librin e zi të rekordeve të Ramës dhe qeverisë së tij.

Rama, që ka banditët në krah, ka popullin kundër. Më 11 maj, të kthejmë shtetin në anë të qytetarit dhe të së drejtës dhe Ramën ta hedhim në koshin e plehrave të historisë”, deklaroi Këlliçi.

Por, policia në një deklaratë zyrtare e përgënjeshtron deklaratën e Këlliçit duke thënë se po akuzohet dhe hidhet baltë ndaj efektivëve. Ndërkohë, edhe burime nga SPAK bënë me dije për Report Tv se nuk ka pasur urdhër për të ushtruar kontroll të bizneset në pronësi të Suel Çelës dhe se të gjitha vendimet e GJKKO për kontrolle në zyra të biznesmenëve të lidhur me Suel Çelën janë zbatuar.

“Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit, punë e cila vlerësohet përditë nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese më prestigjioze ndërkombëtare.

Deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre.

Policia e Shtetit, siç ka treguar besueshmëri e profesionalizëm, përkushtim e vendosmëri përkrah partnerëve në luftë kundër krimit, edhe me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit ka të njëjtin standard dhe marrëdhënie mjaft të mira në interes të zbatimit të ligjit.

Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit.

Këto sulme, duke tentuar të intimidojnë strukturat dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kanë vetëm një qëllim, të frenojnë revanshin e ligjit në territor ndaj çdo paligjshmërie, si dhe të krijojnë krisje të besimit të qytetarëve te Policia, e cila është institucioni më i besuar nga qytetarët, bazuar kjo në anketimet e bëra nga organizatat ndërkombëtare që asistojnë punën e Policisë së Shtetit.

Për Policinë e Shtetit, qytetari dhe ligji janë të shenjta, dhe këtë aleancë nuk do të mund ta cenojnë shpifjet nëpërmjet shkrimeve në rrjete sociale e portale apo deklaratat politike.

Cilido punonjës policie që do të shkelë këtë aleancë dhe do të bëhet palë me paligjshmërinë, do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit, duke u përballur me drejtësinë dhe me largimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit.

Garantojmë qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se Policia e Shtetit është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërisë së votës gjatë ditës së votimit”, deklaron Policia e Shtetit.

Next Post
I dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redian Rrajës

I dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redian Rrajës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditja e dy grupeve kriminale / DOSJA: Vetëm në një vit iu kap 6.7 tonë kokainë! Punëtorët i çuan në Ekuador përmes…

Goditja e dy grupeve kriminale / DOSJA: Vetëm në një vit iu kap 6.7 tonë kokainë! Punëtorët i çuan në Ekuador përmes…

June 12, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

Koha për reforma të thella!

June 12, 2026
Botërori 2026 nis me polemika, pak tifozë në stadium dhe protesta të dhunshme në Meksikë

Botërori 2026 nis me polemika, pak tifozë në stadium dhe protesta të dhunshme në Meksikë

June 12, 2026
Shkatërrohet ‘çerdhja’ e prost*tucionit në Vlorë! Shpallen në kërkim dy tutoret e huaja

Zbulohen tre baza prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 kineze dhe 1 vietnameze

June 12, 2026
Një ditë pas vendimit të DASH për Berishën, VanHorn në Kryesinë e Kuvendit

Një ditë pas vendimit të DASH për Berishën, VanHorn në Kryesinë e Kuvendit

June 12, 2026
Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

“Do ta respektoj deri në fund kontratën që kam me shqiptarët”, Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike

June 12, 2026
Sejko raporton në Komisionin e Ekonomisë: 166 mijë transaksione SEPA në një tremujor, 2.2 mld euro vlerë

Sejko raporton në Komisionin e Ekonomisë: 166 mijë transaksione SEPA në një tremujor, 2.2 mld euro vlerë

June 12, 2026
Rrugët që bllokohen sot në Tiranë për protestën dhe 35-vjetorin e PS

Rrugët që bllokohen sot në Tiranë për protestën dhe 35-vjetorin e PS

June 12, 2026
BE vë në pikëpyetje qendrat italiane të emigrantëve në Gjadër

BE vë në pikëpyetje qendrat italiane të emigrantëve në Gjadër

June 12, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesët, e Shtunë 13 Qershor 2026

June 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In