• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuzat e PD, Policia: Operacioni antidrogë i Greqisë me mbështetjen tonë

by A R
11/05/2016 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, për lidhje të funksionarëve të lartë shtetëror me grupin e drogës që u godit nga policia greke. Në një deklaratë për mediat, policia sqaron se në operacionin në fjalë, ka bashkëpunuar me autoritetet greke.

Ja njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë greke dhe DEA-n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe me Policitë e disa vendeve të BE-së, janë duke kryer një ndër operacionet më të gjera kundër trafikimit të lëndëve narkotike në rajon dhe zonën e BE-së.

Bashkëpunimi për këtë operacion nisi disa muaj më parë dhe përfshin një shkëmbim intensiv të dhënash, përdorimin e metodave speciale të hetimit dhe veprime hetimore të përbashkëta në disa shtete.

48 orët e fundit janë kryer disa arrestime të anëtarëve të kësaj organizate kriminale në vendin fqinj, Greqi, por edhe shtete të tjera, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Për shkak se operacioni është ende në zhvillim, nuk mund të bëhen publike detaje që cënojnë këtë hetim.

Ndërkohë, Policia e Shtetit shpreh indinjatën e saj rreth akuzave tërësisht abuzive nga Partia Demokratike.

Teksa rezultatet e këtij operacioni po dalin në dritë, Partia Demokratike hedh akuza ndaj disa drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë marrë pjesë aktivisht në këtë operacion e janë pjesë e rezultateve të tij.

Është e papranueshme që një parti politike të lëshojë akuza të pabaza, edhe kur Policia e Shtetit arrin rezultate të njohura edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Kjo është një pjesë e deklaratës së policisë greke, që mban datën 10 maj 2016, për operacionin e përbashkët ku theksohet bashkëpunimi policor mes policisë greke, policisë shqiptare dhe zyrës së antidrogës së SHBA, DEA:

“Nëndrejtoria e Luftës kundër Drogës në Greqi, pas disa muaj hetimesh, bazuar në mënyrën e funksionimit kriminal të pjesëtarëve të organizatës kriminale, në bashkëpunim me zyrën e DEA-s pranë Ambasadës së SHBA-së në Athinë dhe me Shërbimet e Antidrogës së Policisë shqiptare, për mënyrën e funksionimit të kësaj organizate kriminale, e cila kishte të bënte me aksin ballkanik, u mor me shumë verifikime dhe bashkoi gjithë informacionin e mundshëm për analizën e të dhënave të informacionit kriminal. 

Pas kësaj arriti të zbulonte mënyrën e funksionimit të organizatës, taktikat e organizimit si dhe funksionimit ndërkombëtar si në vendet e BE-së ashtu edhe në vendet e Ballkanit”. 

Më poshtë linku i deklaratës së plotë në faqen zyrtare të Policisë greke:

http://www.astynomia.gr/index.php?option=ozo_content&lang=’..’&perform=view&id=62297&Itemid=1696&lang=

Policia e Shtetit u bën thirrje partive politike të ndalin sulmet dhe shpifjet e pabaza. Suksesi i Policisë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, është një motiv i mirë për të ndalur shpifjet e pabaza./a.m.

Next Post

Nis pastrimi i plazhit të Durrësit nga leshterikët (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In