• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e PD për stadiumin, Rama: Po me kombëtaren çfarë kanë?

by A R
23/04/2016 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuzave të Partisë Demokratike për atë që e cilësojnë afera korruptive e stadiumit i është përgjigjur kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se kemi të bëjmë me një bashkëpunim midis privatit dhe shtetit.

Por sipas tij, shteti në këtë rast nuk harxhon asnjë lekë, pasi fondet i ka siguruar Federata e Futbollit nga UEFA.

Ja postimi i plotë i Ramës:

PO ME KOMBETAREN ÇFARE KANE XHANEM?

Ata qe si zakonisht i dine te gjitha prandaj edhe nuk dine asgje, jane sulur te perbaltin projektin e Arenes Kombetare, pa kaluar ende 24 ore nga prezantimi! Kjo natyrisht eshte prova tjeter se nje tjeter pune po behet si duhet. Per sa kohe stadiumi kombetar u kanibalizua nga shtesat e prapashtesat e shemtuara, s’ishte monument kulture. Askush nga keta nuk ndihej, si gjithnje bashkejetesen me rrenimin, pisllekun e shemtimin e kane fare te kollajte, ndertimi, pastertia, bukuria u vret syte e u sekelldis mendjen e kyçur! Tani qe rilindjes se stadiumeve u duhet shtuar Arena Kombetare, u kujtuan keta per monumentin e kultures…

Per keta s’qe fare problem, qe ajo germadhe qe rri ne kembe duke u mbajtur mbi gjithefare kioskash e garazhesh te shemtuar, s’ishte me as stadium per Kombetaren! E cila, te ishte per sojin e ketyre, do kishte perfunduar ne emigracion per ndeshjet eliminatore, sepse UEFA e shpalli non grata “Qemal Stafen” e rrenuar. Dhe sikur kjo qeveri mos kishte ndertuar Elbasan Arenen ne kohe rekord, Kombetarja do luante ne shtepite e botes dhe zor se do ishte sot ne France apo jo?!

Po kur thone pastaj qe s’ka ne bote stadium me kulle apo per me teper, me sherbime tregtare, meritojne nje dacke provash syve (shikoni fotot bashkengjitur, nga stadiumi i ri i Milanit, tek stadiumet amerikane qe jane modele zhvillimi te jetes urbane e sociale e deri tek stadiumi kombetar i Helsinkit).

Sepse stadiumet e gjenerates se fundit jane te gjithe keshtu, jo ne forme po ne qellim, kush me kulle vertikale e kush me volume te tjera horizontale; stadiumet duhet te jetojne 7 dite ne jave jo vetem kur ka ndeshje. Duhet te jene objekte me mjedise e hapesira shumeqellimeshe per jeten urbane, te cilat ofrojne sherbime, argetim, relaks, per te gjitha moshat.

Sqaroj se ky projekt eshte bashkepunim i Qeverise me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe ne po bejme ate qe deshtoi ta bente qeveria paraardhese. E cila si ne te gjitha punet e tjera, premtoi stadiumin per 100-vjetorin e pavaresise, tentoi ta jepte me koncesion, me garanci te kripur financiare nga buxheti i shtetit dhe ne fund beri nje vrime ne uje!

Ne do ta bejme Arenen Kombetare ne partneritet me privatin, ku partneri publik do jete FSHF-ja, po ama pa paguar asnje qindarke nga buxheti i shtetit! Madje do perfitojme permes FSHF-se, nje mbeshtetje financiare 10 milione euro nga UEFA, pikerisht fale ambicies e standarteve te projektit te perzgjedhur.

UEFA qe supervizon gjithe stadiumet e reja ne Europe, qe nga skicat e para deri ne gurin e fundit, “çuditerisht” entuziazmohet per projektin dhe jep fonde. Ndersa keta qe e lane Shqiperine pa asnje stadium per Kombetaren e per klubet ne kupat e Europes, i japin gojes per nje projekt qe do ta beje Shqiperine vend aplikant, per te marre finalet e Europa League apo Superkupes se Europes!..
Mire me qeverine, po me Kombetaren cfare kane xhanem?!

Sa per arkitektin e famshem italian, s’kane faj qe e akuzojne si kriminel! Nuk zbuluan dot asnje kriminel ne parlament me ligjin e tyre famoz te dekriminalizimit dhe tani e kane zbuluar ne Arenen e re Kombetare:-)))

‪#‎Qenteletelehinkarvanidovazhdojeperpara‬

Next Post

1.100 familje në asistencë sociale në Skënderaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In