• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e PD për policinë, sindikata: Oficerët t’i drejtohen Prokurorisë, heshtja nuk i favorizon

by Aalison Pearse Stevens
23/08/2016 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa ditësh opozita akuzon me emra konkret dhjetëra drejtues të Policisë së Shtetit, për lidhje me trafikantët në kultivimin e kanabisit në vend. Në një reagim për Top Channel mbi situatën e krijuar, sindikata e punonjësve të policisë i bën apel të gjithë efektivëve të përmendur, që të ndërmarrin nisma ligjore qoftë individuale ose kolektive për pastërtinë e figurës së tyre.

“Nëse ata do të ankohen te sindikata, ne do të marrim veprimet tona në lidhje me pastërtinë e figurës së tyre. Dhe kjo sigurisht që vërtetohet nëpërmjet veprimeve gjyqësore. Duhet t’i drejtohemi patjetër për ta bërë politikën një herë e mirë të heqë dorë nga subjektivizmi në dhënien e mendimeve mbi punonjësit e policisë”, shprehet Sadetin Fishta, kryetar i Sindikatës së Policisë.

Deri më tani asnjë efektiv i akuzuar nga Partia Demokratike nuk ka kërkuar asistencën juridike të sindikatës.

“Ne nuk mund ta vërtetojnë nëse është shpifje apo jo. Padia është ajo që e vërteton nëse këto qëndrojnë apo jo. Për çdo punonjës policie heshtja nuk është në favorin e tyre. Si sindikatë i kemi kërkuar edhe Prokurorisë  të fillojnë procesin në bazë të deklarimeve të bëra”, thotë Fishta.

Opozita ka akuzuar më shumë se 30 drejtues të policisë për lidhjet e tyre me krimin. Sipas Partisë Demokratike, akuzat mbështeten edhe tek një raport i shërbimeve sekrete të Italisë dhe Gjermanisë, por ekzistenca e një informacioni të tillë nga partnerët ndërkombëtarë u mohua kategorikisht në një prononcim për Top Channel, nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Altin Qato.

ma.me

 

Next Post
20 vjeçarja nga Kukësi denoncon shfrytëzuesit e saj… “më përdorën për prostitucion në Prizren”

20 vjeçarja nga Kukësi denoncon shfrytëzuesit e saj... "më përdorën për prostitucion në Prizren"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com