Pas akuzave të PD se kryetari i PS në degën Shkodër( Martin Cubi) është një vrasës, Partia Socialiste ka reaguar duke theksuar se kemi të bëjmë me fabrikimin e rradhës nga ana e SHQUP. PD përmes Enkelejd Alibeajt tha se Martin Cubi, në vitin 2009 kur ishte kryetar komune, ka vrarë një shtetas.
Por PS sqaron se Martin Cubi nuk është emëruar në krye të degës së PS në Shkodër.
Sipas njoftimit të PS Martin Cubi është pikë së pari vetëm njëri nga koordinatorët në degën e Shkodrës dhe se për më tepër, akuza e vrasjes nuk është vërtetuar, pasi Cubi është shpallur i pafajshëm nga gjykata. Sipas PS, Martin Cubi ka qenë jo agresori por viktima e një sulmi fizik ndaj tij, për të cilin ai u vetëmbrojt me armën që dispononte (armë me leje).
“Shtetasi Martin Cubi, ne cilesine e Kryetarit te Komunes Pult nuk ka qene agresori, por viktima e nje sulmi te rende fizik ndaj tij, gjate periudhes kur ushtronte detyren ne vitin 2009. Si rezultat i sulmit, Martin Cubi ka mbetur i plagosur dhe ka perdorur nje arme te regjistruar, me leje, per tu vetmbrojtur.
Qofte vendimi i gjykates ne shkallen e pare, qofte vendimi i formes se prere ne apel e kane nxjerre ish Kryetarin e Komunes te pafajshem, duke konfirmuar faktin se arma ka qene me leje dhe eshte perdorur vetem per qellime vetmbrojtese.
Per me teper, eshte e pavertete qe personi ne fjale eshte emeruar ne krye te Partise Socialiste Shkoder. Ai mban detyren e koordinatorit te PS per ish komunar e Shkodres dhe ka qene fitues ne disa zgjedhje lokale si Kryetar Komune.” Shkruhet në njoftim.
Deklarata e plotë e PS
Pretendimi i sotem i perdaqesuesit te PD Alibeaj eshte fabrikimi i rradhes i Shqup, ne tentativen e tyre per te kriminaliziar cdokend.
Shtetasi Martin Cubi, ne cilesine e Kryetarit te Komunes Pult nuk ka qene agresori, por viktima e nje sulmi te rende fizik ndaj tij, gjate periudhes kur ushtronte detyren ne vitin 2009. Si rezultat i sulmit, Martin Cubi ka mbetur i plagosur dhe ka perdorur nje arme te regjistruar, me leje, per tu vetmbrojtur.
Qofte vendimi i gjykates ne shkallen e pare, qofte vendimi i formes se prere ne apel e kane nxjerre ish Kryetarin e Komunes te pafajshem, duke konfirmuar faktin se arma ka qene me leje dhe eshte perdorur vetem per qellime vetmbrojtese.
Per me teper, eshte e pavertete qe personi ne fjale eshte emeruar ne krye te Partise Socialiste Shkoder. Ai mban detyren e koordinatorit te PS per ish komunar e Shkodres dhe ka qene fitues ne disa zgjedhje lokale si Kryetar Komune.
Partia Demokratike, atehere ne krye te egzekutivit shqiptar, kishte te gjitha mjetet ligjore per ta shkarkuar Kryetarin e Komunes nese pretendimet e Alibeajt do kishin qene te verteta. Por Partia Demokratike edhe atehere, edhe tani, eshte e bindur per pafajesine e Martin Cubit. Thjesht sot, si pjese e strategjise per te kriminalizuar cdokend, Shqupit i duhet te shpike dhe fabrikoje fakte edhe per ish Kryetarin e Komunes.
Ne emer te Partise Socialiste te Shqiperise, kryetari Edi Rama, ka kenaqesine ta ftoje Partine Demokratike dhe te gjjtha partite e tjera qe te marrin shembullin e PS, e cila ne procesin e brendshem zgjedhor ne parti do te zbatoje Ligjin e sapovotuar me konsensus per Integritetin e Figures se cdo te zgjedhuri dhe cdo punonjesi te administrates publike ose, sic ka deshire ta quaje Partia Demokratike per Dekriminalizimin. Asnje individ qe preket nga kriteret e ligjit ne fjale, nuk do te mund te zgjidhet brenda strukturave te Partise Socialiste, as drejtues i PS ne njesite vendore dhe as delegat i Kongresit te saj.