• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e PD për Lin-Pogradec, ARRSH: Nuk është aks normal

by A R
08/04/2016 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëndrejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qëndro, ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, për aksin fundor të rrugës Lin-Pogradec, e cila tha se 950 metër rrugë kanë kushtuar 9.5 milionë dollarë. Sipas ARRSH, segmenti për të cilin bëhet fjalë nuk është një segment normal pasi ka 1 tunel të ndarë në 4 pjesë.

“Akuzat e Partisë Demokratike, se për këtë segment janë harxhuar më shumë fonde se normalja nuk qëndrojnë, pasi s’kemi të bëjmë me një pjesë normale në këtë segment. Aksi rrugor në fjalë (aksi fundor) ka 1 tunel të ndarë në 4 pjesë, kjo shpjegon edhe arsyen pse kushton 9,7 mld lekë të vjetra. Ky aks është ndërtuar në vlera më të ulëta, krahasuar me segmente të tilla ndërtuar gjatë qeverisjes së kaluar”, ka thënë Qëndro.

Sipas tij, procedura e tenderit ka qenë konform rregullave, pasi ky është një projekt i vitit 2011, dhe në projektin fillestar ishte parashikuar që futej në brendësi të liqenit të Pogradecit. “Projekti fillestar parashikonte edhe prishjen e 2 bunkerëve të hyrje të qytetit, dhe nuk merrte parasysh ndikimet në ambient. Ndërkohë projekti i rishikuar merr parasysh gjithë këta faktorë që nuk ishin përfshirë më parë dhe nuk prek asnjë pjesë e liqenit. Në këtë projekt jemi konsultuar edhe me banorët, pasi ka qenë një nga plazhet më të vjetër të qytetit”, tha Qëndro duke sjellë edhe të dhënat teknike të projektit.

Sipas projektit bazë të miratuar ne 2009 dhe të tenderuar ne vitin 2011, në këtë km rrugë parashikohej që Zgjerimi i rrugës do të bëhej nga ana e liqenit duke:
· Ndërtuar mure mbajtës betoni në afërsi të pasqyrës së ujit të liqenit,
· Mbrojtje me gurë kave mbas këtyre mureve nga ana e liqenit duke prishur të gjithë pjesën e plazhit e të liqenit në këtë zonë.
· Prishje e të dy bunkerëve.

Pas shkresës nr. 1476 dt. 23.04.2013 së Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve drejtuar D.P.RR dhe shkresës së D.P.RR –së nr. 1976/1 prot dt. 24.04.2013, me Vendimin e Këshillit teknik te dt. 26.04.2013 dhe dt. 29.05.2013 u miratua projekti i cili parashikonte:

Ruajtja e bunkerëve ne Km.21+592 dhe ne Km.21+960 ku rruga të realizohej nëpërmjet ndërtimit të mureve pritëse mbas gërmimit të shpatit djathtas dhe ndërtimit të trotuarit mbi një strukturë beton arme që anashkalonte bunkerët, të cilët do të mbeteshin me këtë zgjidhje ndërmjet rrugës dhe trotuarit. Në këtë zgjidhje të pranuar atëherë u modifikuan edhe parametrat gjeometrik të rrugës, duke zvogëluar rrezet gjerësinë e saj : duke zvogëluar gjerësinë e bankinave dhe duke hequr kënetat. Kjo zgjidhje nuk siguronte qëndrueshmërinë e skarpateve dhe rrjedhimisht sigurinë rrugore.

Me shkresën nr. 6760/1 Prot. date 04.11.2014, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, ka dorëzuar pranë Autoritetit Rrugor një MEMORANDUM të mbajtur ndërmjet Ministrisë së Kulturës Nr.5045 Prot, dt.2.11.2014, te Mjedisit Nr.10603Prot, dt.3.11.2014, të Zhvillimit Urban dhe Turizmit Nr.4278/11Prot, dt.2.11.2014, dhe asaj të Transportit dhe Infrastrukturës Nr.6760 Prot, dt.2.11.2014, nëpërmjet të cilit për zonën e bunkerëve kërkohet;

• Mbrojtja dhe mosprishja e bunkerëve në krah të rrugës kryesore si objekte me vlera historike e kulturore.
• Ruajtjen e mjedisit dhe vlerave mjedisore, dhe moscenimin e elementeve përbërëse të tij (…sikurse është edhe zona e plazhit).
• Parashikimin e trotuareve nga ana e liqenit, si zonë plazhi dhe si zonë në afërsi të qytetit.
Me Vendim të Këshillit Teknik Nr.36 te Autoriteti Rrugor Shqiptar, datë 37/05/2015, Nr4640 Prot.” është miratuar Projekt Zbatimi për “Sistemim asfaltim rruga Qafe Thane – Lin – Pogradec Loti II, Masa Mbrojtëse inxhinierike ne Km.21+050÷Km.22+050”.

Zgjidhja teknike, parashikon devijimin e aksit të rrugës djathtas drejtimit Lin – Pogradec, nëpërmjet realizimit të gërmimit të shpatit dhe mbrojtjes së skarpateve me strukturë prej betoni të armuar “tunel te hapur” si dhe sistem rrjetash dhe kavo çeliku të shoqëruara me ankera. Tuneli i përbërë nga 4 segmente, me gjatësi totale rreth 300 ml, është strukturë “ tunel i hapur” nga ana e liqenit. Në brendësi të strukturës së tunelit të hapur rruga do të ketë: 2 korsi kalimi 3.5 m + 2 bankina të asfaltuara 1 m +2 kuneta 0.75 m + 2 trotuare të asfaltuara 1 m secila.

Dhe jashtë strukturës së tunelit të hapur rruga do të ketë : 2 korsi kalimi 3.5 m secila + 2 bankina të asfaltuara 1 m + 2 kuneta betoni 0.75 m + nje brez I gjelbër 1.9 m nga ana e liqenit dhe 1 m nga ana e murit + trotuar me gjerësi 3.5 m nga ana e liqenit ku do te vendosen ndriçimi rrugor, linjat rezervë dhe gjelbërim.

Sistemi mbrojtës i skarpateve përbëhet nga tre tipe : rrjeta mbrojtëse, rrjeta mbuluese multimat ( të cilat bëjnë stabilizimin e skarpateve dhe zhvillimin e bimësisë në to, dhe rrjetat pritëse. Ky projekt ka avantazhe nga ai i mëparshmi pasi siguron zgjidhje teknikisht të qëndrueshme, nuk ndërhyhet me mure betoni në liqen, kthimi dhe rehabilitimi I plazhit në gjendjen e mëparshme, ka kosto mirëmbajtjeje të tunelit minimale, punimet do të realizohen 100% duke mos penguar për asnjë çast qarkullimin rrugor, impakt ambiental negative do të jetë minimal duke rritur impaktin pozitiv mjedisor si dhe duke i dhënë pamje të re hyrjes se qytetit turistik të Pogradecit. Vlera e projektit është bazuar në çmimet e manualit shtetëror në fuqi.

Next Post

Rrëfehen punonjëset e seksit: Ja dëshirat e çmendura të klientëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In