• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e PD për Check Up-in, reagon MSH: Grupmosha u zgjerua pasi janë shtuar sëmundjet edhe te 35-vjeçarët

by Java News
24/10/2016 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me check-up, ka reaguar edhe kjo e fundit. Në një deklaratë për mediat, MSH sqaron arsyet e zgjerimit të grupmoshës që përfiton nga check-up falas. Kjo grupmoshë nga 40-65 vjeç, tashmë është 35-70 vjeç

E vërteta për rritjen e fashës së grupmoshës për Check-Up FALAS: Më shumë qytetarë, që do të përfitojnë më shumë shërbime, pa shtuar asnjë kosto ekstra!

Përmes një deklarate për media të deputetes Albana Vokshi, Partia Demokratike pretendon se përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave, fasha e grupmoshës që përfiton check-up falas është rritur nga 40-65 vjeç në 35-70 vjeç. Sipas Partisë Demokratike kjo rritje me 350 mijë qytetarë përkthehet në një pagesë 5 milionë euro më shumë në vit ndaj kompanisë që ofron këtë shërbim.

Është mbushur më se një vit e gjysëm që nga koha (Mars 2015) kur filloi zbatimi i shërbimit të kontrollit shëndetësor falas për të gjithë shtetasit rezidentë në Shqipëri midis moshës 40 dhe 65 vjeç. Gjatë kësaj periudhe, janë diagnostikuar rreth 10,000 qytetarë që nuk e dinin se vuanin nga çrregullime apo sëmundje të zemrës, HTA, diabet, apo sëmundje të tjera, ndërkohë që janë diagnostikuar apo parandaluar edhe rreth 10,000 raste të tjerë gjendjesh kritike të qytetarëve për të zhvilluar sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, paradiabetike apo diabetike, etj., të cilët janë trajtuar më tej për sëmundjet e tyre, duke u shpëtuar jetën apo duke parandaluar sëmundje me rrezikshmëri të lartë.

Por në të njëjtën kohë, janë vënë re edhe disa dukuri të tjera: a) sëmundjet kronike (dhe kryesisht ato kardiovaskulare) rezultojnë të jenë prezent edhe në mosha të reja, duke filluar edhe nga ato 40 vjeçare; b) është shtuar numri i personave në moshën mbi 65 vjeç të cilët kërkojnë shërbimin e urgjencës së zemrës; c) sëmundjet e veshkave prekin përherë e më tepër një numër më të madh qytetarësh.

Duke qenë se, falë edhe propagandës kundër pjesëmarrjes në programin e check-up që ka ndërmarrë opozita, numri i qytetarëve që janë bërë deri më tani pjesë e skemës së kontrollit falas ka qenë më i vogël se sa kapaciteti prej 475 mijë diagnostikimesh në vit që garanton financiarisht partneriteti publik privat, qeveria ka vendosur:

a) të zgjerojë grupmoshën e atyre që përfitojnë nga check-up falas, nga 40-65 vjeç në 35-70 vjeç;

b) të shtojë dy lloje të reja analizash në paketën e check-up falas për të parandaluar dhe diagnostikuar në kohë sëmundjet e veshkave.

Në këtë formë i përgjigjemi nevojës për të diagnostikuar problematikat e sëmundjeve kronike që në moshë të re (pas moshës 35 vjeçare), për të ndihmuar edhe ata persona që vuajnë nga këto sëmundje edhe pas moshës 65 vjeçare, si edhe për të trajtuar në kohë dhe në mënyrë më efikase problematikën që lidhet me veshkat.

Për shkak se pjesëmarrja ka qenë nën 475 mijë diagnostikime në vit, këto masa të marra nga qeveria nuk do të kenë asnjë lloj impakti ne buxhetin e vendosur në dispozicion për shërbimin e check-up falas për qytetaret. Do të ketë më shumë qytetarë, që do të përfitojnë më shumë shërbime duke mos shtuar asnjë kosto ekstra./java/a.k

Next Post
FOTOT/ E gjithë bota i kërkon ndihmë këtij djali për fotot, ja çfarë bën ai

FOTOT/ E gjithë bota i kërkon ndihmë këtij djali për fotot, ja çfarë bën ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vëmendje për viktimat

A do të humbë Vuçiqi? Krejt ç’ka duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

October 23, 2026
EMRAT/ Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen edhe tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë!

EMRAT/ Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen edhe tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë!

October 23, 2026
Rihapet ambasada e Ukrainës në Uashington, objekti i dyshimtë i gjetur para ndërtesës nuk përbënte kërcënim

Rihapet ambasada e Ukrainës në Uashington, objekti i dyshimtë i gjetur para ndërtesës nuk përbënte kërcënim

October 23, 2026
Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

October 23, 2026
Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

October 23, 2026
Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

October 23, 2026
SHBA-të autorizojnë lirimin emergjent të deri në 400 mijë fuçive naftë nga rezervat strategjike

SHBA-të autorizojnë lirimin emergjent të deri në 400 mijë fuçive naftë nga rezervat strategjike

October 23, 2026
“Ki mendjen në rrugë”/ Nga mesazhi i fundit te lajmi i hidhur, rrëfimi rrëqethës i bashkëshortes së Diogo Jotës: Mendoja se ishte shaka, s’e besoja dot

“Ki mendjen në rrugë”/ Nga mesazhi i fundit te lajmi i hidhur, rrëfimi rrëqethës i bashkëshortes së Diogo Jotës: Mendoja se ishte shaka, s’e besoja dot

October 23, 2026
Berisha përpiqet të përgënjeshtrojë listën e dhunuesve, por pamjet e tradhtojnë! Një prej të ndaluarve në fotografi me të në zyrën e tij, më 2021 ishte edhe…

Berisha përpiqet të përgënjeshtrojë listën e dhunuesve, por pamjet e tradhtojnë! Një prej të ndaluarve në fotografi me të në zyrën e tij, më 2021 ishte edhe…

October 23, 2026
Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”

Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In