• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e PD për abuzime me tenderat, OSHE: Spekulime të përditshme

by A R
02/05/2016 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike që akuzonte për abuzime me tenderat dhe favorizime për kompani të caktuara.

Referuar akuzave publike të lëshuara ditën e sotme nga Partia Demokratike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron sa vijon:

Kompania “Kronos”, si shumë subjekte të tjera ka marrë pjesë në procedurat e garës për investimet në rrjetin e shpërndarjes. Çdo procedurë ka ndjekur me rigorozitet përcaktimet ligjore, në një proces krejtësisht transparent dhe online, mbikëqyrur nga Agjencia e Prokurimeve Publike. Fakt ky i pranuar edhe nga Partia Demokratike e cila publikon në media pikërisht të dhënat që i akseson çdokush online tek faqja zyrtare e Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Kjo kompani ka rezultuar fituese në disa prej garave ku ka marrë pjesë ndërsa vlera financiare e kontratave, përndryshe nga sa pretendon PD, nuk është 11 miliard lekë por rreth 1/3 e kësaj shume.

Gjatë gjithë procesit të garave të zhvilluara, përpara, gjatë apo pas konkurimit nuk ka patur asnjë ankesë nga ndonjë palë e subjekt i interesuar.

Të gjitha kontratat janë lidhur përmes procedurës së tenderimit dhe shpallja e fituesit është bërë publike, sikurse është vepruar edhe me projektet e tjera.

Ndërkaq, kompania “Kronos” rezulton të ketë patur vijimësi kontratash me Operatorin e Shpërndarjes madje fluksin më të madh të punimeve të kryera e ka në periudhën 2006-2013, kohë kur Partia Demokratike ishte në pushtet.

OSHEE vlerëson se përmes spekulimeve të vazhdueshme e të qëllimshme, Partia Demokratike po tenton të frenojë procesin e rimëkëmbjes së Operatorit të Shpërndarjes.

OSHEE garanton se nuk do të tërhiqet për asnjë moment nga objektivi për ligjshmëri në konsumin e energjisë elektrike. Pavarësisht spekulimeve, tashmë të përditshme të opozitës, OSHEE është e fokusuar plotësisht në kryerjen e investimeve aq të domosdoshme që garantojnë përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji të qytetareve./Javanews/a.ma.

Next Post

13 vite martesë, ja mënyra e çuditshme sesi ky çift e mban gjallë lidhjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In