• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat e PD, MSH: Shpifje! Lista u shtua me 85 barna të reja, ja emrat

by
10/10/2015 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra ditën e sotme nga Partia Demokratike për klientelizëm në shitjen e barnave. Përmes një komunikate për mediat, MSH i cilëson shpifje të radhës akuzat e selisë blu.

Sipas MSH, jo vetëm që nuk janë hequr barna nga lista, por në 2 vite kjo listë është shtuar me 85 barna të reja. Sipas Ministrisë, akuzat e PD vijnë nga fakti që opozita nuk mund të pranojë qeverisjen klienteliste të tyre në 8 vitet e kaluara.

Ja barnat që, sipas deklaratës së sotshme të deputetes së PD, Albina Deda, mungojnë në treg:
 
1. Ursobil 250mg
2. Finasteride 5 mg
3. Insulina lantus rapid
4. Heferol 350 mg
5. Progesteron 100 mg
6. Nevibolol stada 5 mg
7. Urostad 4 mg
8. Gabaoentine 300mg
9. Propafenon 150 mg
10. Stada
11. Hydroxy urea
12. Haldol ampule
13. Amiodaron ampule
14. Galvus met
15. Allopurinol
16. Olmersartan
17. Sulfasazine
18. Ticlopidine
19. Neifulvigal
20. Gynodrk
21. Flotrin uro
22. Azatril
23. Diontinte
24. Katena 300
Ndërkohë që barna të tilla si Amiodarone ampule, ose barna të tjera alternativë e dytë nuk janë fare në listën e rimbursimit, por janë barna spitalorë.
thumb_IMG_6190_1024
thumb_IMG_6191_1024
thumb_IMG_6192_1024
thumb_IMG_6193_1024
thumb_IMG_6194_1024
thumb_IMG_6195_1024
thumb_IMG_6196_1024
thumb_IMG_6197_1024
thumb_IMG_6198_1024
thumb_IMG_6199_1024
thumb_IMG_6200_1024
thumb_IMG_6201_1024
thumb_IMG_6202_1024
thumb_IMG_6203_1024
thumb_IMG_6204_1024
thumb_IMG_6205_1024

Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

Partia Demokratike vijon fushatën e saj të shpifjeve dhe përbaltjes së punës së Ministrisë së Shëndetësisë në sektorin e farmaceutikeës, duke treguar jo vetëm mosnjohje të thellë të realitetit.

Jo vetëm që nuk janë hequr nga lista barna të caktuar, por krejt ndryshe nga ç’pretendon dhe shpif PD-ja, në Listën e Barnave të Rimburueshme në vetëm dy vite, 2014 dhe 2015, nuk janë shtuar vetëm 20 barna, por kjo Listë është zgjeruar me 85 barna të reja, prej të cilave, 45 janë principe të reja aktive.

Por PD, nuk mund të pranojë dështimin e qeverisjes tërësisht klineteliste të 8 viteve në sektorin e shëndetësisë, kur paradoksi arrinte deri aty, sa Shqipëria ishte ndoshta i vetmi vend në Botë, ku barnat gjenerike kushtonin më tepër se barnat origjinatore.

Në Listën e re të Barnave të Rimbursueshme janë rreth 150 000 qytetarë shqiptarë që kanë përfituar dhe do të përfitojnë nga mjekimi me barnat e reja të shtuara në listen e rimbursimit, të cilat përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbimet:

– Terapi Kardiake (11 barna të reja, përfitojnë 120,400 qytetarë);

– Onkologji (5 barna të reja, përfitojnë 1,117 qytetarë);

– Hematologji (4 barna të reja, përfitojnë 8,301 qytetarë);

– Rheumatologji (3 barna të reja,  5,510 qytetarë);

– Dermatolgji (3 barna të reja, përfitojnë 3,350 qytetarë);

– Endokrinologji (5 barna të reja, përfitojnë 2,680 qytetarë);

– Gastro-hepatologji (7 barna të reja, përfitojnë 2,307 qytetarë);

– Neurologji-Psikiatri-Kujdesit Paliativ (9 barna të reja, përfitojnë 2,275 qytetarë);

– Nefrologji-Dializë (2 barna të reja, përfitojnë 1,100 qytetarë);

– Alergologji (2 barna të reja, përfitojnë 1,020 qytetarë);

– Pneumologji (1 bar i ri, përfitojnë 1,000 qytetarë);

– Gjinekologji-Urologji (3 barna të reja, përfitojnë 750 qytetarë);

– Okulistikë (3 barna të reja, përfitojnë 430 qytetarë);

Pretendohet se janë larguar kompanitë GSK dhe Actavis nga Shqipëria, por e vërteta është krejt ndryshe:

Për ilustrim, shihni bashkëlidhur këtij njoftimi letrën zyrtare që zyra e kompanisë farmaceutike GSK Albania i ka dërguar MSH-së më 30 prill (2015), për ristrukturimin e biznesit të vet në Shqipëri, dhe jo për largimin e saj. Dhe më herët, në datën 18 mars 2015, kjo kompani i drejtohet MSH: “Për ristrukturimin e GSK-së”, dhe thotë se “do të vazhdojë të mbajë aktivitetin në lidhje me Cilësinë, Farmakovigjilencën, Çështjet rregullatore dhe Aksesin në treg,” duke theksuar po në të njëjtën shkresë se, “Ajo që mbetet e pandryshuar është angazhimi ynë i fuqishëm për ofrimin e inovacionit dhe aksesin te barnat dhe vaksinat tona për pacientët dhe konsumatorët përmes tre bizneseve tona në farmaceutikë, vaksinave dhe kujdesit shëndetësor për konsumatorët në Shqipëri”.

Pra, jo vetëm që kompania GSK nuk është larguar, por ashtu siç e bëmë me dije edhe në njoftimin e djeshëm, por kjo kompani ka regjistruar 33 barna të reja në treg që nga nëntori 2013 e deri në prill 2015, dhe siç e tregojnë qartësisht të dhënat zyrtare, në prill 2015 kanë vazhduar normalisht importet e barnave me çmimet e reja të ulura të këtij prodhuesi, ku janë emetuar përkatësisht 82 099 pulla të sigurisë së barnave për GSK.

Në Programin tonë Qeverisës jemi angazhuar se Barnat nuk do të jenë më të shtrenjta se në vendet e origjinës. Dhe besojmë se kjo që kemi arritur në këto 2 vjet, duke ulur me 30% çmimin e barnave dhe duke kursyer 70 milion USD në treg, tregon se jemi qartësisht në drejtimin e duhur për përmbushjen e këtij angazhimi.

Çdo qytetar mund t’i gjejë lehtësisht barnat e sipërpërmendura me çmimet e ulura nëpër të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur që tregtojnë barna në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dëshiron t’i bëjë me dije opinionit publik se koha kur paratë që qarkullonin në tregun farmaceutik përdoreshin për të financuar politikën, aktivitetet elektorale apo për të deformuar përshkrimin e barnave dhe tregun farmaceutik në dëm të shëndetit të qytetarëve shqiptarë ka perënduar një herë e mirë.

Next Post

Rinia e përjetshme, ndërhyrjet estetike nga Putin te Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com