• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reagon PS: Edi Paloka e ka detyrë partie të shpifi dhe shajë

by
06/05/2015 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pas deklaratës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, ku kërkonte ndërhyrjen e ndërkombëtarëve mbi çështjen videos së publikuar nga Berisha, (që u konsiderua si spekulim nga ana e PS) ka reaguar më një deklaratë për mediat Partia Socialiste.

Në deklaratën e shpërndarë, PS spjegon edhe një herë se nuk bëhet fjalë për drejtorët nënpunës të shtëtit, por drejtues fushatash sipas një strategjie funksionimi brenda PS.

Sipas PS, kjo është një shpifje,  pasi Edi Rama nuk ka bërë asnjë mbledhje me administratën për ta angazhuar atë në fushatën e PS duke përdorur detyrën e kryeministrit.

“Edi Paloka e ka detyrë partie të shpifi dhe shajë. Këtë ai e ka pranuar edhe vetë përpara gjykatës ku është i akuzuar për shpifje ndaj kryeministrit. Madje Edi Paloka u ka pohuar gjykatësve se shpifja është e drejtë e njeriut kur njeriu merret me politikë. 

Duke e respektuar të drejtën e këtij njeriu, shtabi i fushatës elektorale të Partisë Socialiste nënvizon se kryetari i Partisë Socialiste, as nuk ka bërë dhe as nuk do të bëjë mbledhje me administratën për ta angazhuar atë në fushatën e PS duke përdorur detyrën e kryeministrit. E njëjta gjë vlen edhe për çdo ministër të qeverisë sonë.”, shprehet PS në deklaratë.

Gjithashtu Partia Socialiste në deklaratë vë theksin se kryeministri ka urdhëruar që çdo anëtar i qeverisë, përfshi edhe atë vetë, t’i mbulojë me të ardhurat e veta çdo shtesë shpenzimesh karburanti gjatë periudhës së fushatës.

“Koha kur kjo ndodhte rëndom, ka vdekur në 23 qershor 2013.

Si kryeministër, Edi Rama ka urdhëruar që çdo anëtar i qeverisë, përfshi edhe atë vetë, t’i mbulojë me të ardhurat e veta çdo shtesë shpenzimesh karburanti gjatë periudhës së fushatës. Po ashtu, kryeministri ka bërë të qartë se nëse do të ketë raste mbylljeje shkollash apo nxjerrjeje të organizuar nga drejtoritë ose mësues të caktuar të nxënësve në aktivitete elektorale, ndëshkimi do të jetë i pashmangshëm për çdo person përgjegjës. E njëjta gjë vlen edhe për çdo abuzim të mundshëm me administratën të cilitdo që ka për qëllim të detyrojë punjosësit e shtetit të marrin pjesë në fushatë ose të votojnë me detyrim partinë në pushtet. 

Koha kur kjo ndodhte rëndom ka vdekur në 23 qershor 2013. 

Sa i takon shpifjes së radhës së Partisë Demokratike, përmes shpifësit profesionist Edi Paloka sot dhe shefit të tij Sali Berisha dje, sqarojmë edhe njëherë se çka përdoret si provë e ndonjë shkeljeje të etikës së kryetarit të Partisë Socialiste në raport me administratën është një trillim qesharak për këdo që e di se si është e organizuar makineria elektorale e Partisë Socialiste. 

Kryetari i Partisë Socialiste bën mbledhjet që ka për detyrë të bëjë në çdo bashki me strukturat e partisë, ku flet pikërisht për organizimin e brendshëm dhe detyrat e çdo drejtori operacional apo përgjegjësi të zgjedhjeve lidhur me çdo qendër votimi. Në këto mbledhje marrin pa asnjë dyshim pjesë edhe anëtarë të PS që janë në role të caktuara drejtuese në administratë, ashtu sikundër besojmë se të njëjtën gjë bëjnë edhe ata që janë anëtarë të PD kur mblidhen strukturat e tyre. Njësoj si të tjerët, në fushatën elektorale këta individë kanë detyra dhe përgjegjësi konkrete për të nxitur pjesëmarrje si dhe përmirësuar rezultatet e fushatës zgjedhore. 

Koha kur PD ishte shteti dhe shteti ishte PD ka vdekur edhe ajo në 23 qershor. Sot kush do aktivizohet gjatë fushatës me kë parti do dhe qeveria nuk merret me listat e atyre që shkojnë në takimet e PD për t’i pushuar nga puna në shtet. Edhe kjo kohë ka vdekur në 23 qershor.

Organizimi ynë është bërë prej kohësh bazuar mbi qendrat e votimit dhe mbi statistikat e çdo kutie votimi në vite. Por Edi Paloka dhe PD- ja e Saliut nuk kanë faj që kur flitet për kuti, mendojnë se flitet për vjedhje votash, pasi kutitë e votimit i kanë parë dhe trajtuar gjithnjë si mall për t’u vjedhur. 

Koha e vjedhjes së votave dhe e mbushjes së kutive vdiq edhe ajo në 23 qershor 2013, falë betejës historike të Partisë Socialiste për të vendosur lirinë e zgjedhjeve në themelin e jetës politike shqiptare.

Edi Paloka dhe PD-ja e Saliut mund të vazhdojnë të shpifin sa të duan sepse jo vetëm nuk dinë asgjë tjetër, po edhe s’kanë asgjë tjetër për të bërë. Në 21 qershor do të marrim të gjithë përgjigjen që meritojmë nga zgjedhësit tanë dhe do të shohim se kush ka dhe kush nuk ka të drejtë në ato që bën apo në ato që thotë.

Edi Paloka dhe PD-ja e Saliut janë te ftuar miqësisht të sajonë ndonjë gjë me pak qesharake qe te na japin mundesine t’i marrim pak me seriozisht shpifjet e tyre.”, sqaron Partia Socialiste në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Next Post

Çeki, mësuesja bën film porno

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com