• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e Ministrisë së Arsimit për bllokimin e zgjedhjeve, Koni i prerë: Më 30 korrik në UT, nuk zhvillohen zgjedhjet

by Ardit Rada
22/07/2020 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka reaguar pas akuzës të bërë nga Ministria e Arsimit dhe konkretisht e Besa Shahinit se po pengon zgjedhjet në universitete, të parashikuara me 30 korrik.

Koni pasi sqaron qëndrimin e tij shprehet me siguri se ‘edhe një herë deklaroj se në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga disa ish-personel akademik i UT, në bashkëpunim të ngushtë me dekanet e fakulteteve të UT, kryesisht me Dh.Kule dhe A.Hoxha.’

Më poshtë reagimi i plotë i Mynyr Konit:

“Ditën e sotme, në disa media dhe portale online, është publikuar dhe është bërë edhe “lajm” shkresa e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Besa Shahini, drejtuar personit tim, pa arritur akoma në protokollin e Universitetit të Tiranës, që në fakt, nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimësia e gjithë asaj çfarë kjo ministre, ka bërë dhe ka treguar në këto vite, në lidhje me çështje dhe problematika të ndryshme që i janë bërë prezent nga Rektori i Universitetit të Tiranës, dhe për të cilat, në zbatim të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, ka patur detyrimin ligjor për të shprehur qëndrimin e saj institucional ligjor, dhe sigurisht, edhe për zgjidhjen e tyre.

Edhe në këtë rast, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, me shkresën e saj të fundit, ka dezinformuar, institucionet më të larta të shtetit shqiptar, siç është Presidenti i RSH dhe Kryeministri i RSH.

Arsyet se përse Ministri përgjegjës për arsimin, po mban këtë qëndrim edhe në këtë rast, tashmë janë fare të qarta, është përfundimi i gjithë asaj çfarë është përpjekur për të bërë në gjithë këto vite, në bashkëpunim të ngushtë edhe me dekanët e fakulteteve të UT, është “marrja peng” e Universitetit të Tiranës.
Ky është rast i paprecedentë në historinë e arsimit në RSH, sepse Ministrit përgjegjës të arsimit nuk i intereson aspak as ligji, as rregulli dhe as zbatimi i tyre, kur në fakt, e ka detyrim ligjor, të verifikojë ligjshmërinë e zgjedhjeve në IAL-të.

Nëpërmjet kësaj deklarate, bëj me dije të gjithë personelin akademik dhe studentët e UT, si dhe mbarë opinionin publik se shkresa e fundit e Ministrit përgjegjës për arsimin, nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë i kam bërë prezent dhe i kam informuar dhe kërkuar në vazhdimësi, mbi atë çfarë po ndodh realisht në UT në lidhje me procesin zgjedhor.

Por Ministri përgjegjës për arsimin, nuk guxon të merret me këtë çështje dhe ta trajtojë atë siç duhet dhe siç është ligji dhe rregulli, sepse, sigurisht, nuk mund ta bëj këtë gjë, sepse e vërteta është ajo që i kam bërë me dije, me fakte dhe prova të pakundërshtueshme.

Znj.Shahini shprehet se “e paskam zhgënjyer”, megjithëse të them të vërtetën, kjo fjali, e thënë nga ajo, nuk ka asnjë vlerë për mua.

Në fakt, znj.Shahini, si Ministër i Arsimit, është zhgënjimi më i madh i nxënësve, i maturantëve, i studentëve dhe i të gjithë të rinjve të Republikës së Shqipërisë dhe i ëndërrave të tyre; është ministi i arsimit që nuk ka asnjë lidhje me arsimin; është personi që vetëm zyrtarin e shtetit nuk diti të bëjë dhe që nuk zbatoji asnjë ditë të punës së tij, as ligjin dhe as rregullin.

Në fund të shkresës znj.Shahini shprehet se: ‘…. paskërka vlerësuar se veprimet përgatitore për zhvillimin e procesit zgjedhor në Universitetin e Tiranës, kanë qenë plotësisht brenda parashikimeve ligjore…….”

Unë e sfidoj zonjën Ministre, duke i bërë publikisht këto pyetje dhe pres përgjigje prej saj po publikisht:

Zonja Ministre, si e bëtë këtë vlerësim? Mbi bazën e kujt informacioni apo dokumentacioni jeni bazuar pë të arritur në këtë përfundim? Kush jua ka dhënë këtë informacion?………

Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave si këto, ajo ka detyrim ligjor dhe moral t’i përgjigjet për të sqaruar të gjithë personelin akademik, studentët e Universitetit të Tiranës, por edhe mbarë opinionin publik.

Edhe një herë deklaroj se në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga disa ish-personel akademik i UT, në bashkëpunim të ngushtë me dekanet e fakulteteve të UT, kryesisht me Dh.Kule dhe A.Hoxha.

Në zbatim të detyrimeve ligjore, i kam kërkuar edhe një herë Ministrit përgjegjës për arsimit me shkreën nr. 2143/1 prot., datë 22.07.2020 (https://unitir.edu.al/…/20…/07/Shkrese-MASR-22.07.2020-1.pdf), të vlerësojë informacionin dhe dokumentacion që i kam përcjellë në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës.

Në rast të kundërt, paligjshmëria do të shoqërojë të gjithë këtë proces zgjedhor dhe mandatin e autoriteteve të reja drejtuese dhe Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës.”

/e.rr

Next Post
Shoferit të dehur i vdes pasagjeri në makinë, mashtron duke ia hedhur fajin viktimës

Shitën makinën e marrë me qira, skemë mashtruese dhe dhunë në familje, arrestohen katër persona në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetja për protestën: Arkëmorti në bulevard është i turpshëm, vdekja politike vendoset vetëm me votë

Deputetja për protestën: Arkëmorti në bulevard është i turpshëm, vdekja politike vendoset vetëm me votë

July 5, 2026
Protesta, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

July 5, 2026
Elisa e Çudirave

Tunel Jeshil

July 5, 2026
“16 vatra zjarri në të gjithë vendin, 5 janë ende aktive”, Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe mbi 260 forca operacionale

“16 vatra zjarri në të gjithë vendin, 5 janë ende aktive”, Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe mbi 260 forca operacionale

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Protestuesi vijon me tensionet edhe pas lirimit, ngjitet në kangjella dhe hedh vezë drejt Komisariatit nr.3

Protestuesi vijon me tensionet edhe pas lirimit, ngjitet në kangjella dhe hedh vezë drejt Komisariatit nr.3

July 5, 2026
“Nuk u gjet gjuha e përbashkët me Federatën”/ Hervé Renard largohet nga Tunizia pas dështimit në Botëror

“Nuk u gjet gjuha e përbashkët me Federatën”/ Hervé Renard largohet nga Tunizia pas dështimit në Botëror

July 5, 2026
“99% të kohës biem dakord, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, Netanyahu mohon përçarjen me Trump

“99% të kohës biem dakord, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, Netanyahu mohon përçarjen me Trump

July 5, 2026
Analiza: Si ndryshon rrënjësisht regjimi i ri i Iranit nga ai i mëparshmi?

Analiza: Si ndryshon rrënjësisht regjimi i ri i Iranit nga ai i mëparshmi?

July 5, 2026
Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim

Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In