• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Akuzat e Lulzim Bashës, si pasqyrë e së shkuarës së tij

by Ardit Rada
06/06/2019 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Pas gjashtë vitesh në krye të Partisë Demokratike, imazhi i Lulzim Bashës duket se ka ende problemet fillestare të marrjes së postit. Zgjedhja e tij në krye të partisë më të madhe opozitare, në mos emërim nga paraardhësi, duket se ka qenë një hap i pamenduar gjatë.

Pamundësia për të ‘ngjitur’ tek elektorati i tij si lider i ardhshëm u reflektua masivisht në zgjedhjet e 2017-ës, kur PD e Bashës mori 200 mijë vota më pak sesa ajo e Berishës.

Sot, ky është një hall aq i madh për të, saqë paralelisht me tkurrjen e protestave, zëra brenda selisë blu po hedhin dita-ditës tezën se retorika e tij po përqafohet gjithnjë e më shumë nga qytetarë.

Në fakt, i vetmi ‘program’ i ri që Basha shpalos në protestat e thirrura prej tij është ai i shtetëzimit të bizneseve. E thënë më bukur prej tij: Paratë e oligarkëve do t’u shpërndahen njerëzve të varfër. Dhe kjo fjali është kuruar dhe përdor me aq kujdes që të mos ngjajë si një akuzë, por si një premtim romantik.

Gjashtë vite pas drejtimit të opozitës, Lulzim Basha ka arritur të spastrojë partinë nga kundërshtarët, të prishë e të lidhë koalicione, t’i hajë fjalët e tij për LSI-në, por kurrsesi të fshijë të shkuarën kur ishte në pushtet. Mjafton një bilanc për të kuptuar pse nuk ngjisin akuzat e tij si rrjedhojë as ai vetë, së paku si lider i demokratëve, e jo më i gjithë shqiptarëve.

Që prej 11 Shkurtit, kreu i PD ankohet herë për mospërdorim dhunë nga policia (dhe këtë e quan provokim), e herë për përdorimin e gazit. Dhe minimalisht njerëzit kur shohin gaz lotsjellës dhe demokratë që rrihen me njëri tjetrin, kujtojnë katër protestuesit e vrarë më 21 Janar 2011. Ishte pikërisht Lulzim Basha në krye të Ministrisë së Brendshme dhe katër të vrarët nuk janë hamendësim, por njerëz me emra dhe mbiemra.

Kreu i PD e nisi me “Astirin” për të akuzuar më pas çdo projekt të mundshëm rruge si skemë grabitje. Basha është mësuar ta shohë çdo rrugë si burim të ardhurash nën mëngë. Dhe kur flet për rrugë, shqiptarëve me gjasë u fanepset ai vetë kur ishte ministër Transportesh dhe në ‘Rrugën e Kombit’ u zhdukën 230 milionë euro. Akuzë e ngritur nga KLSH-ja që drejtohej po prap nga PD.

Vëreni akuzat për përgjimet në zgjedhje. Raporti i OSBE dhe Prokuroria shprehen se në shit-blerje votash janë përfshirë thuajse të gjithë subjektet kryesore. Basha e shkëput akuzën, e lokalizon atë në Durrës dhe Shijak, si shembull i një fenomeni që anon vetëm nga socialistët. Ai i ëndërron përgjimet si një armë për ta kapur gafil kundërshtarin në momente të caktuara. Ndërsa po t’ia kujtosh kohën kur ish-ministrat e Berishës përgjonin njëri-tjetrin, nuk ka gjë për të shtuar. Aq më tepër incizimet Berisha-Ngjela apo Meta-Prifti, që ‘nuk i mban mend’.

Te përgjimet e ‘Dosjes 339’ që ia kanë dorëzuar prokurorët, Lulzim Basha ka gjetur parajsën e akuzave. Për një person të vetëm që komunikon me Vangjush Dakon, ai e lidh këtë të fundit si të lidhur me të gjithë botën e bandave.  Këtu Bashës i kujtohen fotografitë në seri që nisën t’i publikohen teksa pozonte herë në rrugë, e herë në zyrën e tij, me persona të proceduar, dënuar, arratisur e të tjerë.

Te zgjedhjet, Lulzim Basha ka edhe një merak tjetër. Atë të manipulimit të rezultatit. Pavarësisht se drejtimin e KQZ sot, e ka Partia Demokratike. Atij i kujtohet fitorja e tij 8 vite më parë. Mjafton të shihet shpërblimi që iu bë Ristanit pasi la detyrën në KQZ për të kuptuar borxhin që i kishte.

Në të gjitha akuzat që ngre, Lulzim Bashës i del përpara e shkuara e tij. Është materializimi i asaj thënies: Kur ia drejton gishtin dikujt, mos harro se gishtat e tjerë i ke të kthyer nga vetja!

Basha me shtetasin A.X, i cili është i arrestuar për trafikun e 130 kg kanabisi
Next Post
Tiranë-Durrës / Makina i merr jetën këmbësores

Aksident në Tiranë-Elbasan, këmbësorja përplaset për vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In