• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e LSI për inceneratorët, nga gafa me sopranon Ermonela Jaho tek blofi me ish-ministrin

by A R
21/12/2021 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nilda Halili

Ngatërresa e emrit të Ermonela Felajt me sopranon Ermonela Jaho nuk është e vetmja gafë në deklarimet e fundit publike të Lëvizjes Socialiste për Integrim referuar çështjes së inceneratorëve. Synimi për ta akuzuar qeverinë ka bërë që LSI por dhe PD të artikulojnë një tjetër të pavërtetë njësoj si aludimin se sopranoja Ermonela Jaho kishte firmosur për inceneratorët.

LSI akuzoi qeverinë dhe posaçërisht Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë se i kishte dhënë shoqërisë që do ndërtonte inceneratorët edhe një kontratë për ndërtim të impiantit të prodhimit të energjisë nga djegia e mbetjeve për 25 vite duke garantuar edhe blerjen e energjisë. Për këtë, LSI nuk hezitoi të akuzojë me emër edhe ish-ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri. Së pari, LSI aludonte se kompania e inceneratorëve kishte marrë një koncesion të dytë që mbivendosej me të parin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit. Së dyti, LSI aludonte se kompania kishte marrë të drejtën të prodhonte dhe shiste energjinë për 25 vite ndërsa kontratën e koncesionit në inceneratorin e Elbasanit e kishte vetëm për 7 vite. Pra, sikur kishte të drejtën për të shitur energjinë edhe pasi të kishte dorëzuar veprën tek shteti.

E vërteta në fakt është krejt tjetër. Së pari, ministria e drejtuar nga Damian Gjiknuri nuk ka firmosur asnjë kontratë të asnjërit prej inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe as Tiranës. Në pamundësinë për ta përfshirë në këtë çështje, LSI ka tentuar indirekt të shfrytëzojë elementin e prodhimit të energjisë duke përdorur dy spekulime.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë nuk ka lëshuar koncesion të dytë kompanisë së inceneratorit. Në zbatim të kontratës që kompania kishte në fuqi me Ministrinë e Mjedisit, të miratuar nga qeveria, ajo kishte fituar të drejtën për të ndërtuar impiantin sëbashku me pjesën e teknologjisë që bën shndërrimin e mbetjeve në energji elektrike. Në zbatim të kësaj kontrate, Ministria e Energjisë kishte detyrimin ligjor për të autorizuar dhe hapur rrugën e licensimit të shoqërisë “ALBTEK ENERGY” shpk. për prodhimin dhe tregtimin e energjisë. Njësoj si dhe autorizimet e tjera që jepen për gjenerim energjie edhe në burimet e gjenerimit nga uji, kjo e drejtë lëshohet për 25 vite. Pra, kompania autorizohet të prodhojë dhe të shesë energjinë elektrike të prodhuar nga përpunimi i mbetjeve.

Në përfundim të kontratës koncesionare, pra në përfundim të periudhës 7 vjeçare të koncesionit të inceneratorit të Elbasanit, kjo vepër transferohet në administrim të Bashkisë së Elbasanit. Kjo e fundit merr në pronësi veprën dhe fiton automatikisht edhe të drejtat e fituara nga kompania në raport me asetin. Pra, koncesionari transferon inceneratorin bashkë me kompaninë dhe autorizimin që ka “ALBTEK ENERGY” shpk për prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike. Të ardhurat që gjenerohen nga prodhimi i energjisë elektrike pas marrjes në dorëzim të inceneratorit nga Bashkia e Elbasanit shkojnë tek Bashkia dhe koncesionari nuk ka më lidhje me asgjë pas periudhës 7 vjeçare.

Pra e gjithë gurguleja se kompania e inceneratorit kishte marrë koncesion të dytë dhe të drejtën për të tregtuar energjinë për 25 vite, edhe pas përfundimit të afatit të koncesionit, rezulton të jetë një flluskë sapuni.

Megjithatë mbetet të presim nëse LSI ka fakte ndaj akuzave të deritanishme, ndaj mazhoranca të mos gëzohet para kohe, pavarësisht se në këtë rast akuzat bien.

*Koha Jone

Next Post
Zhvillohet një katalizator i ri për të shndërruar CO2 në acid formik të pastër

Zhvillohet një katalizator i ri për të shndërruar CO2 në acid formik të pastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In