Idajet Beqiri i është përgjigjur sërish akuzave të Izet Haxhisë në lidhje me disa fakte sipas tij që tregojnë implikimin e Fatos Klosit dhe avokatit Beqiri në vrasjen e Azem Hajdarit. Avokati Beiqir, njëherësh kreu u PUK, ka bërë një shkrim të gjatë ku ai zbardh edhe një komunikim direkt me Izet Haxhinë.
Shkrimi i Idajet Beqirit:
Atë që ka hedhur në faqen e tij në Facebook Izet Haxhia, të cilën Gazeta ‘DITA’ e djeshme e ka paraqitur si “reagim i ashpër”, pas përgjigjes së Fatos Klosit dhe reagimit tim, del qartë arsyeja e vërtetë se përse Izeti ka “dal nga faza”, duke e ndyrë me gjuhën e tij të halabakut vetë Gazetën!
Ai ka besuar shumë se opinioni do ta “hante” alibinë e tij të stisur, për t’u shfajësuar nga të qenurit bashkëpunëtor i vrasjes së Azem Hajdarit, me të ashtuquajturën “kasetë filmike” që paska në dorë Klosi(!) dhe që “filmimi qenka bërë në zyrën e Idajet Beqirit”! Meqenëse kjo “alibi” e tij qesharake, kjo përrallë lehtësisht e çmontueshme, si një gënjeshtër e neveritshme dhe fantazi e sëmurë, u hodh poshtë me prova prej meje, “myteberi i Saliut”, që është bërë tashmë kundër Saliut për shkaqe serioze “koke”, vjell banalitete të denja për të. Në fakt prej një krimineli të përmasave si ai, kur të gjitha në këtë jetë i ka humbur dhe që rron vetëm sa për të ngrënë dhe për të shkuar në ËC, veç një fjalor i tillë i shkon për shtat!
Gazeta padrejtësisht e etiketon reagimin e tij si “të ashpër”, në një kohë që në këtë rast nuk kemi të bëjmë me “reagim”, por me një shpërdorim të lirisë së fjalës dhe të shtypit, me prekje të integritetit moral e njerëzor për motive kriminale. Reagimi nuk ka asgjë të përbashkët me shpërthimet e pakontrolluara të një njeriu që i kanë vdekur të gjitha, që i është vrarë për vdekje edhe shpresa minimale për t’u rikthyer një ditë në jetën normale. Për një karakter të tillë nuk ka asnjë vend e moralshmja, aq më tepër kur ai për 26 vjet me radhë nuk njeh “shkollë” tjetër, veç asaj të Kapobandës së tij shpirtëror, urdhërues dhe jetësor, Sali Berisha, i cili ngriti “në art” përdorimin e një gjuhe alabakërie në debate, të denjë vetëm për shtazët e shpellave të mesjetës, të cilat për të siguruar ushqimin, përlesheshin dhe shfarosnin njëra tjetrën!
Reagimi do faktin, do etikën në komunikim, do argumentin, do provën që flet vetë. Izeti, në vend që të argumentojë të kundërtën, të thotë faktin, të thotë provën, të thotë dëshmitarët, tamam si anëtar i devotshëm i Bandës së Berishës, si nxënësi besnik i tij, i zëvendëson këto me banalitete si “je kurvar”, “je dënuar për kurvëri”, “ke bërë seks me këtë apo ke përdhunuar atë”!
Nëse Izet Haxhia në vend që të përballojë me fakte e prova të vërtetën e “kasetës filmike”, thotë se “Idajet Beqiri është dënuar dy herë në kohën e monizmit për “kurvëri”, Gazeta duhet t’i kërkojë atij vendimet gjyqësore të formës së prerë dhe dëshminë e penalitetit, ndryshe ta hedhë tutje si abuzues ordiner! Aq më tepër kur vet Gazeta është e mirinformuar rreth faktit se, të gjitha qeveritë kanë tentuar “ta kapin” Idajet Beqirin, sepse ia kanë njohur kapitalet mendore, organizative, drejtuese dhe ekzekutive, sidomos në përfaqësimin dhe veprimet aktive për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Kur e kanë patur absolutisht të pamundur të bënin këtë gjë, kanë vepruar me të gjitha mjetet e dhunshme, duke më arrestuar dhe ngritur së paku shtatë hetuesi speciale për të hetuar gjithë veprimtarinë time nga dita e lindjes e në vazhdim, 6 prej të cilave u ngritën prej Berishës, dhe në të gjitha rastet jam deklaruar i pafajshëm. Nuk mund të gjesh rast tjetër në botë, kur shteti i kapur të burgos shtatë herë dhe në të shtatat e herës merr pafajësinë dhe dëmshpërblimin për burgimin e padrejtë!
Nejse, le të vazhdojmë tashmë për thelbin e problemit. Izeti qenka bërë keq pse Fatos Klosi nuk denjoi t’u përgjigjej të pavërtetave dhe banaliteteve të tij, me arsyetimin se “kemi të bëjmë me një roje, që di dhe flet sa një roje!”
Në fakt edhe unë dy ditë më parë, nuk reagova ndaj Izetit, sepse për mua, sidomos pas atyre që i kanë ndodhur Izetit si person në kërkim ndërkombëtar për krimin e vrasjes së Azem Hajdarit, pas paraburgimit në Stamboll, si dhe me jetën “e qenit” që bën tashmë, duke pasur mbi kokë shumë rreziqe, ai është katandisur shumë më pak se një “roje i Saliut” në vitet e zeza të Shqipërisë! Por unë i rashë derës së kalbur të Izetit, për të dëgjuar mijëra “dritare” shqiptare, të cilat për arsye të ndryshme, kryesisht për shkak të sundimit të krimit dhe të territ informativ që sundonte në kohën e qeverisjes së Bandës kriminale të Berishës, nuk i kishin mundësitë të dinin në detaje çfarë i ndodhi Shqipërisë dhe shqiptarëve në vitet e zeza të regjimit anarkofashist të viteve 1991-1998!
Thashë vetëm majën e ajsbergut dy ditë më parë.
Por nuk thashë se çfarë fshihet realisht pas këtij “angazhimi” të përditshëm të Izet Haxhiajt për t’u shfajësuar nga krimi për të cilën është ndëshkuar dhe kërkohet ekstradimi i tij.
Reforma në drejtësi ka tundur themelet e këtij vendi. Banda kriminale e Berishës është alarmuar në kulm. Ata e dinë fare mirë se sa shumë krime të rënda kanë kryer në këtë vend dhe mbi këtë popull. Berisha ishte vërtetë Kapobanda, vërtetë mbështetej prej financave dhe spiunazhit serb, por atë të sigurt dhe “trim” e bënin pjesëtarët e Bandës, ata që i rrinin nga pas, ata që me një fjalë të tij, vrisnin, grabisnin, digjnin, përdhunonin, drogonin, trafikonin qenie njerëzore, trafikonin armë e karburante, ata që i jepnin fitoren e zgjedhjeve në tavolinë atij përmes grabitjes me armë të votave të popullit, kur bëheshin zgjedhjet parlamentare dhe lokale.
Dy prej këtyre ndihmësve më të spikatur, me role ekzekutimi të paimagjinueshme dhe që “de fakto” ishin kthyer me role të njëjta si ato të zëvendësuar në kriminelëve ndërkombëtarë Arkan dhe Mlladiç në Serbi, ishin Izet Haxhia dhe Azem Hajdari.
Kjo dyshe famëkeqe e regjimit të zi anarkofashist të Berishës, ka ekzekutuar shumë njerëz të pafajshëm, ka masakruar kundërshtarët politikë të Berishës, njëri prej të cilëve jam edhe unë, dhe që e pranon nga e keqja edhe vetë Izeti në të ashtuquajturin “reagim i ashpër” i djeshëm, por që kërkon me pabesi t’ia lejë përgjegjësinë Sali Lushës!
Izeti dhe Azemi, si ekzekutorë e shuan Tropojën, vendlindjen e tyre me vrasjet barbare zinxhir. Krimet e vrasjeve direkte dhe indirekte kjo Bandë kriminale i shtriu në të gjithë Shqipërinë, sidomos në marsin e vitit 1997 e më pas. Janë disa qindra të vrarë, të masakruar, të dhunuar e të përdhunuar. Kjo Bandë ka vjedhur dhe ka grabitur bankat e shtetit, ka bërë trafiqet e karburantit dhe të armëve në drejtim të Serbisë, kur kjo e fundit bënte gjenocid mbi boshnjakët dhe shqiptarët e Kosovës. Kjo Bandë vrau edhe Azem Hajdarin, kur vlerësuan se për ta ai u bë i pavlerë.
Izet Haxhia i di fare mirë këto, sepse varret e të vrarëve janë në varreza me datëlindje dhe ditëvdekje. Të gjithë të afërmit e tyre, prindër, motra, vëllezër, nipa e mbesa, nuk kanë vdekur, janë gjallë dhe i kanë gati dosjet, sepse gjaku nuk bëhet ujë.
Dhe ky “koburja” në duart e Berishës, shërbëtori më besnik i tij, për të larë duart si Pilati, fillimisht hodhi hapin e parë të “distancimit” nga Berisha, duke ia lënë vetëm atij në derë krimet makabër që janë kryer gjatë viteve 1991-1998!
Tashmë do të “bindi” veten si dhe ndonjë naiv tjetër, që i bëjnë tifozllëk të sëmurë atij në Facebook, edhe për shkak se janë natyra “që duan gallatë”, dhe Izeti është dalluar përherë si gallataxhi i madh, por i pabesueshëm, se nëse atij i bije akuza e vrasjes së Azem Hajdarit, del i pafajshëm dhe “rehabilitohet” nga të qenurit kriminel! Ndaj ka harruar Berishën dhe iu vërsul Fatos Klosit. Mirëpo harron se akuza ndaj Azem Hajdarit që rëndon ndaj tij, është vetëm një e njëqindta pjesë e akuzave që rëndojnë mbi të. Madje, po të isha unë Prokuror i përgjithshëm, nuk do ta akuzoja fare Izet Haxhinë për vrasjen e Azem Hajdarit, sepse për hir të së vërtetës, Azemi korri pikërisht atë që kishte mbjellë vet!
Fatos Klosin e sulmon me një skizofreni të dukshme dhe e konsideron çkamos, vetëm për një arsye madhore: Është pikërisht Fatos Klosi dhe Shërbimi Informativ Shtetëror që krijoi ai, pas rrëzimit me armë dhe me vota në mars-qershor 1997 të SHIK të Gazidedes dhe të pushtetit fashistoid të Berisha – Millosheviçit, i cili pas grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, iu dha grushtin dërrmues bashkëpunëtorëve të Bandës kriminale të Berishës, me Izet Haxhinë në ballë. Ca u burgosën, ca u arratisën nga sytë këmbët, ca u vranë me njeri tjetrin, dhe kështu për plotë 7 vjet shqiptarët ndjenë pak çlirim shpirtëror nga sa kishin vuajtur në vitet 1991-1997!
Izet Haxhia më vërsulet mua jo thjesht dhe vetëm se i dola përpara, por sepse ai e di se të ashtuquajturën “alibi” shfajësimi me të ashtuquajturën “kasetë filmike”, unë do t’ia hidhja me neveri poshtë si një gënjeshtër klasike të neveritshme të tij, siç ia hodha dhe po ia hedh në të vërtetë.
Nga ana tjetër, ai e di mirë dhe e ka vërejtur, se dosjet e tij dhe të Bandës Kriminale të Berishës, ku ai është me rolin e ekzekutorit kryesor, po mbushen në ndihmë të drejtësisë së reformuar të nesërme, edhe prej meje dhe bashkëpunëtorëve të mi. Botimi i Librit “Kombi”, tre vëllime deri tani, plus edhe 7 vëllime të tjera, me afro 65.000 faqe, ku janë të përshkruara me data, orë, personazhe, dëshmitarë okularë, vende dhe emra kriminelësh urdhërues, frymëzues, nxitës, ekzekutues, fshehës të gjurmëve të krimit, tashmë nuk është një “përrallë me Hans Klos”, por një realitet i hedhur në të gjitha libraritë e vendit e deri te Biblioteka e Shtëpisë së Bardhë në SHBA.
Dhe në vend të mbylljes, meqenëse lexuesi im i respektuar dhe i shumtë i imi e duan një përgjigje edhe për përrallat e tjera me “fakte” shtesë të Izet Haxhisë të djeshme lidhur me të ashtuquajturën “kamera filmike”, po i hedh poshtë me provat e pakontestueshme, të cilat ia bëra të ditura Izet Haxhisë, përmes një ballafaqimi të drejtpërdrejtë në inboksin e tij të Facebook.
I kërkoj falje lexuesit për nivelin e bisedës dhe të atyre sa kam shkruar në inboksin e tij, por duke e ditur se çfarë niveli ka “doktor” Izeti, i cili edhe diplomën e mjekësisë e mori duke i vënë plumbin në kokë dekanit, isha i detyruar ta ulja nivelin e bisedës aty afër të të kuptuarit të tij.
“Idajet Beqiri:
Izet, po të drejtohem drejtpërdrejtë se po lë koqen e namit me shpifje. Konsultohu me një të mençur sepse po bëhesh vërtetë qesharak. I beson vërtetë ti ato që thua për mua!?!!! Tamam vazhdon shkollën e Saliut. Nuk dilet kështu nga Saliu. Po nuk u bëre i sinqertë dhe i besueshëm, shumë keq për veten tënde dhe për ata që lë pas. Unë nuk shpifa asgjë për ty, megjithëse kam aq shumë të vërteta për të thënë sa edhe mund të bëj fare pa vlerë. Por të dhashë mësimet e duhura sepse te rishikimi i vendimit të gjykatës për dënimin tënd nuk vihet me shpifje, por me Prova. Dhe ti nga injoranca i bën lëmsh gjërat dhe bëhesh i pabesueshëm. Nejse, unë jam tjetër kategori, dhe Humanizmi më ka karakterizuar një jetë të tërë, edhe ndaj teje kur bëre krimin ndaj meje… Të qoftë rruga e mbarë! Por rrahjen time dhe shumë akte të tjera kriminale ndaj dhjetëra qindra familjeve të tjera i ke organizuar dhe ekzekutuar. A të kujtohet kur të arrestuan dy ditë më vonë, pas masakrës që bëtë ju 9 Tropojanët me urdhër të Berishës kundër meje, pikërisht ditën kur unë në tryezën e partive politike që drejtonte Sabri Godo i thashë Sali Berishës: “çfarë do ti kriminel në këtë mbledhje, nuk u ngope me krimet kundër shqiptarëve këto 6 vjet, nuk u ngope me 9000 të vrarët në këtë vit të zi 1997, del përjashta se nuk ke fytyrë të qëndrosh në këtë tryezë të partive politike shqiptare, shko te Partia jote e Millosheviçit në Beograd! ” e mban mend?! Sepse ishe aty te dera e sallës së mbledhjes ti, ruaje si roje Saliun. Ndejte fshehur te Azemi ti, pastaj të arrestuan. E unë si ty, si Sali Lushën ju thashë: E gjetshi nga i madhi Zot, sepse gjithçka unë atij ia kam lënë për ju kulishët që zbatoni urdhrat e Berishës! Thirri mendjes dhe bëhu serioz, sepse ato që thua ti për mua edhe sikur vërtetë t’i ketë thënë ndonjë shpifës ordiner, ti duke e njohur karakterin tim, nuk do t’i kishte zënë Truri i sëmurë dhe i lodhur apo goja e ndyrë!”
“Përgjigja e Izet Haxhisë:
E para nuk po shpif asgjë për ty. Nuk të kam rrahur unë dhe ti ketë e di mirë, mua më kanë thirrur aty para Selisë së partisë tënde dhe të kam parë ty me një kosovar me duket e disa të tjerë unë nuk të kam goditur fare por përkundrazi kam ndaluar Sali Lushën e të tjerët të godisnin prapë kur re përtokë por ti më denoncove mua pak rëndësi ka. Kamerën nuk mund ta mohosh se ka qenë e vendosur tek dritarja e zyrës tënde me shikim nga trotuari. Nuk mund ta mohosh që aty vinte shpesh edhe Klosi e Xhevdet Zeka. Për lidhjet me arabët nuk kam thënë asgjë të pavërtetë. Janë të gjitha të sakta. Edhe për dy dënimet që ke marre në kohë të Enverit për imoralitet nuk është shpifje. Sa për mikun tënd Klosin ai i din me mirë komplotet që ka bërë ndaj familjes time e vëllezërve të mi. Biles kur doli vëllai nga burgu ka kërkuar ta takoje e kërkojë falje por vëllai nuk ka pranuar. Unë hesapeve me Klosin e Berishën do ju shkoj deri në fund sepse edhe pse armiq me njeri tjetrin kanë bashkëpunuar në ndëshkimin e padrejtë që me është bërë. Vetëm me të vërteta e jo me hakmarrje sepse po të ndiqja atë rrugë as Klosi as Berisha nuk ishin në këtë botë më. Unë jam i hapur për çdo gjë, sepse nuk kam bërë asgjë të fshehtë në jetën time dhe nuk do të bej. Të mira apo të këqia ato që kam bere i kam bere haptaz. Nuk ka asnjë hije apo gjë që të më bëjë të kem frikë e të hesht ashtu siç keni ju dhe Sala me Klosin e shumë të tjerë. As nuk më ka blerë dot njeri as do me blejë për asgjë. Juve ju pëlqen leku e qejfi mua lufta me të gjithë horrat e këtij vendi. Nuk kam nevojë për protagonizëm sepse pa dëshirën time kam qenë protagonist i shumë ngjarjeve kyçe që nga 90 e deri në 99. Nuk kam pasur të bëj as do të kem me asnjë shërbim sekret të brendshëm apo huaj. As edhe me ndonjë këshilltar. Unë jam vetvetja ime i mirë apo keq. Dhe unë nuk jam strehuar kurrë tek shtëpia e Azemit jam arrestuar pas denoncimit tënd përpara pallatit të kulturës ku po mbahej kongresi i PD. Dhe ka pasë kamera në arrestimin tim dhe ishte planifikuar të me godisnin me snajper përpara kamerave sepse e dinin që në xhep kisha një bombe dore për të cilën u kishte treguar spiuni i të gjitha regjimeve Sali Lushaj edhe i Klosit tënd. Pyete Klosin si ja nxori pasaportën Sali Lushës kur ishte në kërkim pas 14 shtatorit sepse ky spiuni Sali Lusha i kishte thënë Klosit që unë e di adresën e Izetit në Turqi po më jepni pasaportë e dollarë se do shkoj ta vras. Mori dollarët e pasaportën nga Klosi e iku në Gjermani.”
“Idajet Beqiri:
Po mjafton vetëm fakti që thua se unë jam dënuar për imoralitet në kohën e Enverit dy herë dhe ti del se je një shpifës i pështirë. Të gjitha vendimet gjyqësore janë të hedhura në sistem.
Gjeje dhe botoje, siç mund të bëjë unë me vendimin e formës së prerë kundër teje si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Ja që shpife.
Shpifja jote e dytë neveritëse: Fillimisht the që unë kisha një zyrë që ma dha Klosi në vitin 1997! Kur të doli gënjeshtra, tani thua se paskam patur dy zyra! Je mashtrues ordiner për dy arsye. E para unë zyrë vetëm një kam patur. Njëra dritare shikonte nga Perëndimi, tjetra nga Lindja. Selia e PD-së e ka oborrin e saj ku ndodhi ngjarja e vrasjes së Azemit nga Veriu. E dyta, nga rruga e Hotel Drinit, ku ishin dritaret e zyrave të tjera, shikohen vetëm Hotel Drini, sepse është pjesa Perëndimore e Selisë, dhe prej aty nuk ka asnjë mundësi të shohësh oborrin e PD-së, e cila është nga Veriu, sepse nuk të lënë muret e betonit. Ja pra që të doli gënjeshtra në shesh. Godina është atje, nuk lëviz se është pasuri e patundshme. Nuk do të turpërohesh ti (le që ku skuqet turpi, ti turpi je vet), nëse shkojnë ekspertët dhe thonë se nga kjo anë, veç Hotel Drinit, asgjë tjetër nuk shihet?!
Dhe më e rëndësishmja, për të nxjerrë ty tipik gënjeshtar e mashtrues. Zyrat nga ana e Hotel Drinit nuk kanë qenë kurrë të Partisë sonë dhe të mijat. Ato ishin pronat e Egon Gjadrit, i cili ato zyra jua kishte dhënë me qira disa biznesmenëve, midis të cilëve edhe një Tropojani tënd, që merresh me agjenci turistike, dhe që ca kohë bëri burg! E do emrin e tij?! Dhe shpifja jote e tretë lidhur me Klosin dhe këtë të quajturin Xhevdet Zeka, apo “Arabin” që shpik ti, si shpifës ordiner, unë të sfidoj hapur:
E para, kurrë nuk ka ardhur në zyrën time Fatos Klosi. Unë më shumë kam jetuar në Belgjikë nga muaj maj 1997 deri në vitin 2004 kur më sollën të prangosur në Rinas sepse udhëheqja FBKSH dhe AKSH për të realizuar Ribashkimin e Shqipërisë, dhe që putha tokën me pranga në duar! Fatos Klosin gjatë gjithë kohës që ai ka qenë Kryetar i SHISH, e kam takuar vetëm një herë të vetme pasi ti me Saliun e banditë të tjerë që ua solli nga Kosova Bujar Bukoshi bëtë grushtin e shtetit më 14 shtatorit 1998. Ndërsa këtë Zekën, as e kam njohur, as e njoh as sot dhe as që kam ndenjur ndonjëherë në këtë jetë! Ja pra që je mashtrues ordiner!
Cila është sfida që të bëjë?! Me që sojsorollopi yt i do gjërat me be, por pabesinë e keni në gjak, unë po të them me shpirt, dhe duke iu drejtuar Zotit në qiell: Kam një djalë të vetëm, siç ke edhe ti një djalë që nuk të është dhënë rasti ta njohësh, dhe sa ke bërë, zor se do ta njohësh, nëse unë e kam njohur apo e njoh, apo kam ndenjur ndonjëherë me këtë Xhevdet Zeka, apo me ndonjë arab kushdo qoftë ai, apo që Fatos Klosi të ketë qenë ndonjëherë në zyrën time, i madhi Zot ma marrtë djalin e vetëm, ose nëse ti shpif, ta marrtë djalin e vetëm! Ja pra që edhe për të tretën herë shpife!!! E kupton ti që nuk kam asnjë interes unë të komunikoj me ty?! Madje më humbet kohën e shtrenjtë?! Por jam njeri serioz dhe vlerësova se fillove të reflektosh ndaj qindra e qindra krimeve që ke bërë, duke filluar të tregosh të vërtetat e krimeve të Berishës, në bashkëpunim me ty, domethënë bëre një vepër të mirë, mund të laje pak mëkate, nëse këto deponime do t’i bësh para Prokurorisë së Përgjithshme me vetëdorëzim, ose para Gjykatës aty në Stamboll. Ke nevojë urgjente për këshilltar juridik, urgjente… Mjeku nuk bëhet dot jurist!!! Ndryshe ty, Sali Berishën, idhullin tënd nuk do t’u lajë dot as lumi i Valbonës, as lumi i Drinit, e madje as dy detet e Shqipërisë!”
Prita përgjigje, por Izeti nuk u ndje më.
/a.m.