• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Akuzat e forta se Turqia po fsheh përmasat reale të COVID-it/ Mjekët thonë se…

by Java News
18/09/2020 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekë dhe politikanë lokalë në Turqi po ngrenë shqetësimin se qeveria është duke minimizuar nivelin e përhapjes së koronavirusit.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se në Turqi çdo ditë identifikohen rreth 1 mijë e 700 raste të reja, ndërsa rreth 60 vdesin nga infeksioni. Por ka dyshime se këto shifra nuk janë reale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell përcjell shqetësime të politikanëve të opozitës, të cilët akuzojnë qeverinë e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për mbulim të së vërtetës.

Sipas të dhënave zyrtare, Sanliurfa në rajonin Anatolia është ndër qytetet më të goditura nga koronavirusi në Turqi.

Por doktorët këtu thonë se situata është shumë me e rëndë sesa njofton qeveria.

Kenan Gengeç drejton një klinikë në qendër të qytetit.

“Ata njoftojnë se çdo ditë kemi rreth 1 mijë e 500 infeksione në nivel vendi. Por për disa ditë, vetëm në Sanliurfa, kishim 600 deri në 700 raste. Është e qartë se numrat që publikohen nuk janë të saktë”, tha ai.

Këto shqetësime u ngritën dy javë më parë nga udhëheqësit e dy qyteteve më të mëdha turke, Stambollit dhe Ankarasë. Ata paralajmëruan mospërputhje të të dhënave të Ministrisë së Shëndetit me të gjeturat e autoriteteve lokale.

Drejtuesit e dy qyteteve janë pjesë e subjektit opozitar “Partia e Popullit Republikan”

Doktor Gengeç beson se qeveria po mundohet të kufizojë dëmet ekonomike.

“Është sezoni i turizmit dhe për këtë arsye ata shqetësohen për ekonominë. Ata shqetësohen se publiku do të zemërohet. Ata nuk duan që njerëzit të shohin dështimet në numra kaq të lartë. Prandaj nuk japin informacione të sakta”, tha doktori Gengeç.

Ministri i Shëndetësisë në Turqi dhe guvernatori i provinces Sanliufra refuzuan të intervistohen nga Zëri i Amerikës. Gazetari Ibrahim Uygur thotë se qeveria nuk jep të dhëna të plota.

“Deri para një muaji, ata publikonin numrin e rasteve pozitive në Sanliufra, por tani nuk e japin më këtë informacion. Tani mund të botojmë vetëm numrin total ditor në nivel vendi të shpërndarë nga qeveria”, thotë gazetari Uygur.

Edhe banorët në Sanliufra shprehen skeptikë për numrat e qeverisë.

“Besoj se shifrat e vërteta janë shumë më të larta”, thotë banori Mustafa Uma.

“Arsyeja pse virusi është kaq i përhapur në Saliufra është mosrespektimi i rregullave. Banorët nuk mbajnë maska. E quajnë për turp. Shkojnë në dasma dhe shumë prej tyre infektohen ”, thotë banori tjetër Mehmet Veysel Akdeniz.

Turqia mohon se është duke e mbuluar të vërtetën. Ditëve të fundit qeveria shtoi masat kufizuese pas rritjes së rasteve. Mbajtja e maskave është e detyrueshme jashtë shtëpisë. Tubimet si dasmat janë të kufizuara në një orë ndërsa vallëzimi dhe ushqimi janë ndaluar. VOA

Next Post
“Rusia, shumë aktive në zgjedhjet e SHBA-së”/ Alarmi i drejtorit të FBI-së: Synon të dëmtojë fushatën e…

“Rusia, shumë aktive në zgjedhjet e SHBA-së”/ Alarmi i drejtorit të FBI-së: Synon të dëmtojë fushatën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In