• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Akuzat e demokratëve, MSH: Mjeku i familjes, falas për çdo familje

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë reagoi të premten ndaj akuzave të opozitës lidhur me investimet në spitalin e Laçit.

“Pavarësisht shlyerjes në kohë rekord të 40 milionë dollarë borxheve që trashëguam, ngritjes së kantierit të shëndetësisë dhe nisjen e reformës më të guximshme që është ndërmarrë ndonjëherë në sektorin e shëndetësisë shqiptare, situata mjerane që trashëguam nga keqmenaxhimi dhe keqqeverisja për 20 e kusur vjet me radhë, nuk mund të zhbëhen sa hap e mbyll sytë në vetëm dy vjet”, thuhet në reagimin e ministrisë shpërndarë në media.

Ministria e Shëndetësisë vlerëson se reforma për shëndetësinë falas, është në drejtimin e duhur. Sipas MSH-së, realizuam 1.2 miliardë lekë investime të brendshme deri në 2015, dhe po investojmë edhe 2.5 të tjera deri në fund të 2017 për spitalet.

Në vetëm 2 vjet e gjysëm, thotë MSH, kemi arritur që duke filluar nga ky vit, mjekun e familjes ta vëmë në dispozicion të njerëzve, pa pagesë. “Dhe padyshim, që duke ecur vendosmërisht deri në fund të këtij procesi, edhe shërbimi në spitale do të jetë falas”, sqaron MSH-a.

Sipas ministrisë, nëpërmjet chek-up-it po krijojmë një bazë të rëndësishme të dhënash dixhitale për gjendjen shëndetësore të gjithsecilit në grupmoshën 40-65 vjeç, dhe duke bërë këtë kontroll shëndetësor falas, ju kursejmë qytetarëve 51 mijë lekë.

Po ashtu, thueht më tej në njoftimin për shtyp, prej 1 shkurtit, në shërbimin tonë parësor, ambulator dhe atë spitalor, ka një ulje të ndjeshme nga 4-6, e deri në 10 herë të tarifave të ekzaminimeve shëndetësore, duke ofruar më tepër mundësi për të marrë një shërbim shumë më të lirë sot, edhe duke ecur vendosmërisht në rrugën e ndërtimit të një sistemi shëndetësor me mbulim universal, ku nuk ka rëndësi nëse je i varfër, apo je i pasur, nëse ke apo s’ke lekë, shërbimin shëndetësor e merr njësoj, me të njëjtin dinjitet.

Më herët, deputetja e Partisë Demokratike, Albina Dedja pas një vizite të zhvilluar në spitalin e Kurbinit, Laç, deklaroi se në këtë spital që mbulon rreth 90 mijë banorë pacientët dhe të afërmit blejnë çdo ilaç për sëmundjet nga të cilat vuajnë”. “Ka vetëm koncesione dhe tendera me shumë 380 milion euro në 900 ditë , pa asnjë investim real në shëndetësi”, deklaroi ajo.

Next Post

Tentoi grabitjen e argjendarisë, arrestohet pak orë më pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In