• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat e Berishës/ Rama: Ky nuk është një debat politik, por psikiatrik

by
23/07/2015 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, duke folur sot në seancën plenare të Kuvendit hodhi poshtë akuzat e opozitës, në lidhje me luftën kundër krimit.

Gjatë disutimit për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me SHBA-në për luftën kundër narkotikëve, Rama tha se, lufta ndaj krimit është e pakthyeshme.

“Që nga janari e deri më sot të këtij viti Shqipëria ka më pak se 50 për qind të numrit të vrasjeve krahasuar me të gjitha vitet e mëparshme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shprehur se, “kjo është një shprehje kuptimplotë e procesit ku është futur Policia e Shtetit, që nuk ka përfunduar, por që po jep rezultate”.

“Rezultate të cilat kanë sjellë dhe një rritje të mbështetjes së SHBA, BE dhe KE ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Dhe s’ka asnjë dyshim që sot jo vetëm jemi në drejtimin e duhur, por kemi arritur në një kohë të shkurtër rezultate që 20 muaj më parë ishin të paimagjinueshme”, tha Rama.

Nga ana tjetër, vijoi kreu i qeverisë, nuk mund të harrojmë se trashëguam policinë më të keqpaguar në rajon, por edhe më të korruptuarën.

“Vitin e kaluar janë çuar për ndjekje penale apo janë liruar nga Policia e Shtetit 11 për qind e trupës së Policisë së Shtetit dhe natyrisht ky është një proces që vazhdon. Ne do ta bëjmë policinë tonë më të mirën në rajon dhe do ta ngremë në mesataren e vendeve të BE”, theksoi Rama.

Më tej ai hodhi poshtë kategorikisht zërat nga opozita se vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat ishte përgatitur nga ministri i Brendshëm.

“Kur thuhet që efektivin e RENEA-s e vrau ministri i Brendshëm me miqtë e tij, ky nuk është një debat politik, por psikiatrik”, tha Rama.

Next Post

Mezi prisni fundjavën? Atëherë urreni punën tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com