• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e Berishës ndaj SPAK dhe GJKKO, Bardhi: Beteja e opozitës jo me organet e drejtësisë.

by Java News
08/01/2024 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi thotë në një intervistë për gazetarin Osman Stafa, se ai mbështet organet e drejtësisë dhe se i denoncon ato sa herë kur nuk zbatojnë. Ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha që i sulmon ato duke i cilësuar vegla të Edi Ramës, Gazment Bardhi thotë se beteja e opozitës nuk duhet të jetë me organet e drejtësinë por me Edi Ramën.

Bardhi: Unë kam vlerësimin tim sa i takon organeve të drejtësisë. E kam thënë dhe e përsëris, opozita nuk mund dhe nuk duhet të ketë betejë me organet e drejtësinë. Beteja jonë është vetëm me regjimin e Edi Ramës dhe çdo veprim i joni do të duhet të jetë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, sikundër kam bërë thirrje që organet e drejtësisë do të duhet të kryejnë veprime vetëm me forcën e ligjit.

Pra është pika që iu ndan me zt.Berisha?

Bardhi: Unë nuk do ta shikoja as si bashkim dhe as si ndarje. E shikoj si një qasje timen në raport me organet e drejtësisë. Organet e drejtësisë duhet të zbatojnë ligjin dhe sa herë unë të konstatoj sipas vlerësimit tim që ka një tejkalim të asaj që parashikon ligji patjetër do të them opinionin tim të lirë. E kam thënë në të shkuarën si në rastin e sterilizimit ku pati një amnisti të orkestruar nga segmente të caktuara të Prokurorisë së Posaçme. Ishte gjykata ajo që detyroi SPAK që të merrte nën hetim ish-ministrin e Shëndetësisë, mikun e ngushtë të Edi Ramës, i cili deri në atë fazë të hetimeve ishte amnistuar nga hetimet e Prokurorisë.

Më tej, një grup prokurorësh konstatuan edhe pasuri apo veprimtari të tjera të kundraligjshme të mikut të ngushtë të Edi Ramës. Unë gjykoj dhe besoj që institucionet e drejtësisë duhet të kryejnë veprime që u dikton ligjin. Në parim u jam drejtuar institucioneve të drejtësisë. Për sa kohë u drejtohem me kallëzime Prokurorisë së Posaçme, ku konstatoj se ka vepra penale, do të thotë dua t’i jap besimin dhe mbështetjen time për të kryer veprimtarinë e tyre konform ligjit. Sa herë konstatoj se ka devijime, unë do të them opinionin tim./m.j

Next Post
Mbërrin në 1 metër trashësia e borës në fshatrat e Gramshit, bllokohet rruga

Ngecën në mes të dëborës nga stuhia, shpëtohen 18 pasagjerët e 2 “xhipave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: SPAK, korrupsioni, reagimi i Ramës

October 3, 2026
Përshkallëzohen protestat e të rinjve, Franca në kaos! 1747 të arrestuar vetëm ditën e djeshme!

Përshkallëzohen protestat e të rinjve, Franca në kaos! 1747 të arrestuar vetëm ditën e djeshme!

October 3, 2026
Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

October 3, 2026
Betejë me flakët gjatë gjithë natës, vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në Peqin! Aksion nga ajri e toka, u rrezikuan edhe banesat!

Betejë me flakët gjatë gjithë natës, vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në Peqin! Aksion nga ajri e toka, u rrezikuan edhe banesat!

October 3, 2026
“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com