• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e Berishës ndaj Metës/ Si përfundim, kush donte të vriste kë?

by Java News
26/04/2024 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mars 2023, Berisha fliste për agjentin e FBI, Charles McGonigal, duke akuzuar Ramën.

Sipas Berishës, kryeministri ka nxitur Tom Doshin që të akuzonte Metën për komplot për vrasje dhe se ishte qeveria ajo që organizoi takimin me agjentët e FBI.

Berisha: “Toma i paguante 5 milionë euro për hetim, McGonigalit, për të hetuar gjoja atentatin që gjoja i kishin organizuar. Pra hetimi në Vjenë, nuk u organizua nga Toma, por u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur për president, ta akuzonte për vrasës.

E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami, Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta dhe më ka bërë këto e këto…”

Kryekëput ndryshe nga qëndrimet dhe deklarata e Berishës në vitin 2015 kur Tom Doshi denoncoi atë që u quajt plan për ta vrarë.

Në atë kohë Sali Berisha akuzonte Ilir Metën se kishte porositur vrasje. Të dy u përplasen ashpër në seancën e kuvendit të datës 5 mars të vitit 2015. Le ta risjellim:

Sali Berisha: Të kam denoncuar në Parlament…

Ilir Meta: E nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie. Ky mezi po priste të ndodhte vrasja brenda maxhorancës.

Sali Berisha: Logjikë njerëzore mbi tokë, përveç logjikës së Ilir Metës, këtë nuk mund ta pranonte askush tjetër, përveç logjikës së atij që do të kapet pas çdo fije bari. Sot në botë nuk ka kryetar Parlamenti të akuzuar në këtë mënyrë, nga një deputet i maxhorancës.

Sali Berisha: Nga deputeti Tom Doshi.

Ilir Meta: Është miku juaj prej disa muajsh…

Sali Berisha: Vetëm sa fakton shkallën e krimit, sepse mor i mjerë…

Ilir Meta: Kush është i mjerë?

Sali Berisha: Ai që mendon që mund të shesë Doshin, si njeri të Sali Berishës. Tom Doshi është njeriu më i sulmuar nga Sali Berisha, bashkë me Koço Kokëdhimën. Ajo qe opozita kërkon me ngulm dhe e ka kërkesë të panegociueshme është dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për t’i hapur rrugë, siç thotë, mundësisë së një hetimi të papenguar nga pushteti.

Hapni rrugën e hetimit! Jep dorëheqjen nga Parlamenti! Mos shfrytëzo votat e krimit për të qëndruar në postin që je. Je kokë e qelbur! Jep dorëheqjen!

Ilir Meta: Mos ulërit, doktor, të lutem! Jepjani ilaçet doktorit, sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit! Përgjigjja ime për sa thua doktor është kjo: Unë për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë një herë dorëheqjen, dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën.

Mos u bëj pjesë e ‘puçit të pularisë’ me Tom Doshin dhe Dritan Priftin si aksioner. Po ta bëj këtë gjë në mënyrën më miqësore, për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin…

Ulu tani doktor, se nuk ke moshë për të ngrohur vezët e krimit! Ti je njeri serioz…Ti të jesh i bindur se do të përfundosh anëtar i partisë së Tomës. Toma e ka gabim që të hapë parti të re, se gati e ka partinë Toma…

Sali Berisha: Këto janë përpëlitjet e atij që mbytet, por ti s’mund të mbysësh vendin për veten tënde!

Ilir Meta: Për Zenin dhe për Dritan Priftin e kam dhënë njëherë dorëheqjen. Se të kërcënon ty Dritani, me videot e Zenit dhe bashkë me Tomën kjo është çështje tjetër nuk është çështja ime

Sali Berisha: Unë u them shqiptarëve, që ky (Meta) është e zeza e vendit.

Ngjarjet nuk zbardhen me ty kryetar parlamenti. Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë…

Ilir Meta: E dhashë prej Shkëlzenit dorëheqjen, sepse Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit dhe më the: ‘shiko cfarë më ka bërë ky budallai!’ Vazhdo merr mendjen e Shkëlzenit akoma, çfarë të bëj unë?

Sali Berisha: Me këto gjëra që thua vetëm e zhyt veten më thellë. Ne kurrë s’do të pranojmë që Parlamentin ta udhëheqë një njeri i akuzuar për dy vrasje. (Dita)

Next Post
Shkaktoi tragjedinë me 4 viktima dhe dy të plagosur në Tepelenë: Apeli vendos masën “arrest në burg me afat 20 ditor” për autorin

Shkaktoi tragjedinë me 4 viktima dhe dy të plagosur në Tepelenë: Apeli vendos masën “arrest në burg me afat 20 ditor” për autorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In