• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e Bashës për vdekjet Covid, debati evropian tregon kaosin e diagnozave

by S M
20/11/2020 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Akuzat e djeshme të kreut të opozitës Lulzim Basha, në lidhje me atë që ai e konsideron si fshehje e numrave të vdekjeve nga Covid në Shqipëri, janë në fakt një temë e nxehtë debati edhe brenda vendeve evropiane. Nën akuzë ka qenë metodologjia e përdorur për të përcaktuar nëse një i vdekur që ka dalë pozitiv me Covid 19, duhet të konsiderohet si viktimë e virusit apo e diagnozave të tjera më të vjetra që kishte në trup.

Tre ditë më parë, në emisionin televiziv “L’aria che tira”, infektologu i njohur italian Matteo Basseti pretendonte se Italia ka bërë gabim të madh në muajt mars-prill, kur ka konsideruar si vdekje Covid, çdo person që ndërronte jetë me virusin në trup, paçka se shkaku i vdekjes mund të ishte krejt tjetër.

“Ne kemi qenë gabim kur kemi numëruar vdekjet në një mënyrë tjetër nga pjesa tjetër të Evropës. A duam të vazhdojmë në gabim? Meqenëse kemi ndryshuar metodologjinë e numërimit të vdekjeve Covid, ne jemi duke e ulur në mënyrë dramatike numrin e vdekshmërisë, por ne kemi një mëkat origjinal që ka të bëjë me muajt Mars-Prill, kur kushdo që mbërrinte në spital me një tampon pozitiv, edhe nëse kishte një atak në zemër, kualifikohej si i vdekur nga Covid  19”, shprehet Basseti.

Është i njohur fakti që Italia, në ndryshim nga vende si Gjermania, ka pasur një metodikë krejt të ndryshme në kalkulimin e vdekjeve Covid, e kjo ka bërë që numrat e Gjermanisë të jenë shumë më të ulët sesa në rastin italian.

Pa hyrë në thelbin e akuzave të kreut demokrat, duhet parë se cila është metodologjia e përcaktimit të vdekjeve Covid në Shqipëri, pasi mjekë të ndryshëm, që mund të kenë ofruar edhe të dhënat e djeshme për Lulzim Bashën, mund të kenë metoda dhe kritere të ndryshme në përcaktimin e shkakut të vdekjeve./Javanews/

Next Post
Di Maio: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Gjonaj: Fokusi i këtij viti, plotësimi i Gjykatës Kushtetueses dhe asaj të Lartë

Di Maio: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Gjonaj: Fokusi i këtij viti, plotësimi i Gjykatës Kushtetueses dhe asaj të Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In