Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar pas akuzave të opozitës në lidhje me tenderin e ushqimit.
Në një dalje për mediat, Xhacka tha se tenderimi është bërë në përputhje me ligjin.
“Nuk doja te çfokusohesha nga puna për të sqaruar shpifësit e radhës. E trishtuar për nivelin në të cilin ka degraduar opozita e babaleve. Në mes të luftës regjisorët e Babales kanë luksin të merren me inskenime të ulëta”, u shpreh ministrja Xhaçka. /e.s/











