• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e Bashës për fishat e diabetit, ministria: Keqardhje që PD e nis vitin me një gënjeshtër!

by A R
04/01/2018 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me akuzat e kreut të PD Basha për mosmbajtjen sipas tij të premtimit për fishat falas për fëmijët me diabet. Përmes një reagimi minsitria jep këtë sqarim:

Duke filluar nga Janari 2018, fishat për fëmijët diabetikë, për herë të parë rimbursohen falas. Me një VKM të posaçme, në datën 29.12.2017 , Qeveria shqiptare miratoi, për herë të parë, këtë vendim të rëndësishëm. Rreth 1500 fëmijë të moshës 0-18 vjeç, brenda muajit Janar, do të marrin FALAS Fishat e Diabetit.

Me këtë vendim, Qeveria shqiptare merr përsipër rimbursimin e  2 milion e 190 mijë fishave në vit. Jo vetëm kaq, por do të garantohen edhe aparatet e glicemisë falas, si dhe gjilpërat falas, për fëmijët diabetikë. Fondi i vënë në dispozicion, nga Qeveria Shqiptare, për rimbursimin e fishave të diabetit, është 43.8 milion lekë.

Sigurisht që kemi ende shumë për të bërë për shëndetësinë që meritojnë qytetarët shqiptarë. Por askush nuk vë në dyshim, që ndryshimet në këto katër vite janë si nata me ditën. Këtë e di çdo shqiptar i pasiguruar, që deri dje paguante për barnat e rimbursueshme, ndërsa sot, 600 mijë qytetarë të pasiguruar përfitojnë nga lista e barnave me rimbursim, dhe çdo shërbim tjetër shëndetësor.

Lista e barnave të rimbursueshme për të cilën “bërtet” Partia Demokratike, në  katër vite u shtua me 140 barna të reja, të cilat përfitohen falas nga qytetarët, qofshin këta të siguruar ose jo.

Partia Demokratike “bërtet” për diagnostikimin dhe trajtimin e grave me sëmundje tumorale. Çdo grua 40-50 vjeç, nga veriu në jug, që deri dje nuk kishte mundësi të kryente diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, sot e ka këtë mundësi ta kryejë falas jo vetëm në spitalet rajonale, por kudo në Shqipëri, përmes mamografëve të lëvizshëm.

Ne po ofrojmë kontrollin parandalues për kancerin e gjirit, duke mundësuar rreth 5 mijë ekzaminime mamografike falas në vit, në zona urbane periferike dhe rurale dhe për herë të parë, përgjigjet lexohen në kohë reale, duke mundësuar diagnostikimin në kohë të sëmundjes.

A ka ende për të bërë për trajtimin e duhur të pacientëve me tumore? Sigurisht që po! Por jemi ku e ku, në krahasim me kohën kur trajtimi i tyre bëhej me një aparaturë të vjetër kobalti, e cila më shumë ishte jashtë funksionit se në punë. Sot, ne u ofrojmë qytetarëve një shërbim modern të Radioterapisë, përmes akseleratorit linear në spitalin Onkologjik, të cilit këtë vit i është shtuar një tjetër akselerator linear, duke rritur cilësinë e trajtimit me radioterapi.

Ne e dimë që kemi ende shumë për të bërë, por lajmi i mirë është miratimi pak ditë më parë i paketës së re të radioterapisë, e cila do të ofrohet falas në spitalet publike dhe jopublike, duke i dhënë zgjidhjen përfundimtare trajtimit të sëmundjeve tumorale.

Kemi ende shumë për të bërë për shëndetësinë që duam, por ndryshe nga Partia Demokratike, e cila nuk di tjetër veçse të gënjejë, ne e kemi nisur vitin me tre vendime të rëndësishme, të cilët kanë një impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët: Rimbursimin e fishave të diabetit për fëmijët 0-18 vjeç, si dhe ofrimin falas të paketës së radioterapisë dhe paketës së kataraktës për ndërhyrjet në sy, si në spitalet publike ashtu edhe në ato jopublike, për të ofruar më shumë shërbime falas për qytetarët, në rrugën drejt shëndetësisë që duam.

Next Post
Irani ekzekuton një 18-vjeçar

Irani ekzekuton një 18-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

September 19, 2026
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat për muajin nëntor

Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

September 19, 2026
Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

September 19, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Më 8 tetor votohet harta e re territoriale/ Mazhoranca përballë kundërshtimit të PD-së, ja ç’pritet të ndodhë

September 19, 2026
“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

September 19, 2026
32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 19, 2026
Identifikohen 3 viktima nga varrezat në Zubin-Potok, reagon Kurti: ADN-ja konfirmoi lidhjen me “Grupin e Intelektualëve”

Identifikohen 3 viktima nga varrezat në Zubin-Potok, reagon Kurti: ADN-ja konfirmoi lidhjen me “Grupin e Intelektualëve”

September 19, 2026
Ushtritë e tastierës përkundrejt interesit Kombëtar

Ushtritë e tastierës përkundrejt interesit Kombëtar

September 19, 2026
Dielli te Peshqit sjell ndryshime për disa shenja të horoskopit, ja cilat do të preken

Karrierë apo martesë? Çfarë kërkojnë këto shenja të horoskopit

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com