• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat, Balla sfidon Bashën: Shko në prokurori dhe bëj kallëzim penal për mua

by Java News
25/09/2018 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Show”, ku iu përgjigj akuzave të ngritura gjatë ditëve të fundit nga Partia Demokratike për lidhje me bandat kriminale të Elbasanit dhe të Lushnjes.

Taulant Balla u shpreh se e sfidon Bashën të shkojë në Prokurori dhe të depuzitojë akuzat e tij, ndërsa nuk shkon, tha Balla, atëherë ai është duke bërë vepër penale.

“Të kesh lidhje me bandat është vepër penale, të jesh në dijeni për një krim dhe të mos e denoncosh është po aq vepër penale. Basha nëse është në dijeni dhe ka prova për këtë dhe nuk e denoncon atëherë është duke bërë një vepër penale. Unë sfidoj të shkoj në Prokurori dhe të bëj kallëzim penal për mua, për Ditmirin për këdo. Nëse nuk e bën kallëzimin, atëherë tregon se po gënjen. Unë kam hyrë në politik i bindur që kurrë nuk do të kemi lidhje me bandat dhe krimin. Dallimi me Bashën, unë kurrë nuk kam qenë nën hetim nga Prokuroria, nuk jam shmangun drejtësisë se jam sëmurë. Unë jam i pastër dhe i qetë dhe pres nëse ka prova për këtë”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS, sa i përket akuzave për lidhje me bandën e Lushnjes u shpreh: “Nëse një nxënës i shkollës së mesme të Librazhdit ka pasur lidhje me bandën e Lushnjës ky është budallallëk. Basha ka dalë në kabllogramët e WikiLeaks, se Basha ka nxjerrë persona nga burgu për të votuar në zgjedhje. Më gjeni një rast të vetëm që të kem bërë këtë gjë dhe unë iki menjëherë nga politika. Një e një milionta të ishte e vërtetë unë nuk do të isha këtu”, tha Balla.

Sa i përket favorizimit të mundshëm në tendera të biznesmenit Bego, akuza të ngritura dhe këto nga PD, Balla tha se për tenderin është njohur vetëm pas akuzave të PD dhe për ta ka kërkuar sqarime, ndërsa thotë se është dhënë në kohën kur ministër ka qenë Sokol Olldashi.

“Po deklaroj me përgjegjësi të plotë se me këtë rast jam njohur vetëm pasi është bërë publike nga PD. Tenderi është marrë në kohën kur ministër ka qenë i ndjeri Sokol Olldashi në vitin 2012”, tha Balla.

a.ç

Next Post
Kurti sulmon Thaçin: I përket regjistrit të sëmundjeve kronike

Kurti sulmon Thaçin: I përket regjistrit të sëmundjeve kronike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In