• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Akuza seksiste! Del që unë qenkam shërbëtorja!”, Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

by A R
09/07/2026 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca në Gjykatën e Posaçme për çështjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është shoqëruar me debate mes të pandehurve dhe prokurorit të SPAK.

Kryemadhi kërkoi nga SPAK që t’i vendosen në dispozicion të gjitha procesverbalet e mbajtura për ekspertimin e telefonit celular. “Duke pasur parasysh, që 90 % e dosjes është me mesazhet telefonike, e kam kërkuar këtë edhe në shqyrtimin paraprak, por nuk më janë vendosur. Duke mos i pasur më është cenuar e drejta për mbrojtje. As analiza financiare nuk ka u vu në dispozicion pasi u krye, por vetëm në muajin gusht. Provat na i japin me pikatore. Në dokumentet e mia nuk ekzistojnë këto procesverbale. Unë kam marrë 6 disqe. Madje, në diskun 3 janë disa file që nuk hapen. Unë dua të di, që ky telefon i ekspertuar, mbi bazën e cilit vendim është ekspertuar. Nëse SPAK e ka, të na e vendosë në dispozicion. Ne në çdo seancë na del nga një provë tjetër”, tha Kryemadhi.

Prokurori Sotir Kllapi deklaroi se të gjitha vendimet janë në fashikullin e vendosur në dispozicion të gjykatës. “Ne nuk e dimë që telefoni iPhone është i zonjës Kryemadhi (Meta qesh me të madhe në kafaz). Ne e kemi gjetur në banesën e zonjës Fatime Kryemadhi. Avokate e Kryemadhit: Ne jemi njoftuar për akt-ekspertimin kontabël, por nuk jemi njoftuar për vendim të akt-ekspertimit të telefonit, nëse ka një vendim të tillë”, tha prokurori.

“Akuza është shumë seksiste. Për çdo veprim e paskam bërë unë. Pra, del që unë paskam qenë shërbëtorja”, iu përgjigj Kryemadhi.

“Unë e di, që ky proces do të zgjasë. Unë do e ndjek gjithë procedurën.  Pra, cili është vendimi juaj, që do ekspertojmë telefonin e Monika Kryemadhit. Unë dua këtë vendim. Në referencat e CD-ve të mia, unë nuk kam numra fashikujsh. Çdo provë që marr mua më ndryshon kronologjia. Kjo është një çështje që mund ta zgjidh vetëm unë, nuk ma zgjidh as Ilir Meta, as avokatët”.

Next Post
“Largohuni brenda tre ditësh”/ Roma dëbon dy atashe ushtarakë rusë për spiunazh. Reagon Moska!

“Largohuni brenda tre ditësh”/ Roma dëbon dy atashe ushtarakë rusë për spiunazh. Reagon Moska!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In