• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza/Prrenjasi do stadium 1 mld lekë, kurse fituesin e tenderit e paracakton

by Java News
12/02/2019 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Stop” trajtoi problemin e stadiumit të Prrenjasit, një investim 1 miliard Lekë i qeverisë shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale. Ekipi i këtij qyteti, Domosdova, është në kategorinë amatore, megjithatë qyteti do të ketë një stadium me 500 vende.

Një stadium kaq modern për një qytet kaq të vogël sa Prrenjasi dhe mbi të gjitha për një skuadër si ajo e Domosdovës, e cila është e cila është në kategorinë amatore. Modeli do të jetë i tipit anglez, tribuna do të jetë e mbuluar. Ndërtimi për stadiumin e ri do të zgjasë 6 muaj dhe investimi shkon në 1 miliard Lekë.

Gazetarja e emisionit “Stop” ka pyetur një nga qytetarët të cilët është shprehur kështu:

“Ne nuk kemi lekë të hamë bukë, ku ti gjejmë ne ato Lek. Do i gjejë qeveria ato lekë”.

Edhe pse ky qytet që nuk ka kopshte, çerdhe, qendra shëndetësor, kryetarja e bashkisë, Miranda Rira ka menduar për ndërtimin e një stadiumi që shkon në 1 miliard Lekë.

Ishin 6 kompani që konkuruan. Në shpalljen fitues që ka bërë bashkia është firma “Zdravo” ,e cila ka fituar edhe pse është renditur e fundit për nga oferta dhe e ka fituar me çmimin maksimal.

Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi në Bashkinë e Prrenjsit, por kryetarja u mbyll në zyrë dhe nuk doli.

Koordinatori Medias- Pa autorizimin e Kryetares, nuk mund të hysh, pa e bërë atë.

Gazetarja- Çfarë autorizimi? Pse ku jemi këtu neve?

Koordinatori Medias-Po normal, duhet të bësh kërkesën!

Gazetarja-Ç’është ky autorizim mor? Po çfarë autorizimi mor? Hiqe more këtë teori komuniste “Autorizimi”. Çfarë do me thënë autorizimi?

Koordinatori Medias-Urdhëro, këtu parqit kërkesën, që ajo të përgatitet. Si mund ta pyesësh ti, përderisa ajo s’është e përgatitur? Do bësh kërkesën, për takimin me kryetaren. O shefi, t’i nxjerr pak kërkesën unë…

Operatori Stop- Mos e prek kamerën!

Fotograf- Mos më filmo mo!

Operatori Stop- A po xhiroje gazetaren?

Fotograf- Jo, po filmoja këtë( koordinatorin).

Operatori Stop- A po xhiroje gazetaren?

Unë të xhirova. Po, po të xhiroj unë ty tani e të kam këtu!

Fotograf- O bos, mos ma bëj mua atë t’folmen, se të thashë mos filmo. Mos filmo, e kam shumë seriozisht!

Gazetarja-( Policit) Shikoji njëçikë këto të dy! Këtë tjetrin, se ky i imi është në rregull! Shiko pak këtë këtu! O zotëri, jemi autoritet ne këtu, jemi media, s’jemi…s’kemi ardhur kameraman dasme.

Fotograf- Ai thotë prit, ti filmo. Si filmo?

Operatori Stop- Kush je ti mor?

Gazetarja- Po çke ti mor vëlla, ti ke ardhur për aktivitetin.

Gazetarja-( Policit) Zotëri, të lutem hapu se kam ardhur për të takuar kryetaren.

Polici- Një minutë, të mbarojë punë.

Gazetarja-Çfarë tha kryetarja?

Koordinatori Medias- Do bëni një kërkesë me shkrim për tematikën dhe pastaj…

Gazetarja- Jo, unë s’e pranoj!

Koordinatori Medias- Po si se pranon ti?

Gazetarja- Duke e dit që …jo unë kërkesën mund ta bëj kur s’është kryetarja, por jo kur është kryetarja lart!

Koordinatori Medias- Po si mund të hysh ti?

Gazetarja- Të lutem njoftoje, thuaji që ka ardhur Odeta.

Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit sapo zbuloi kishte ardhur se emisioni “Stop” u mbyll në zyrën e saj.

Të gjitha punimet që ka pasur Bashkia e Prrenjësit i ka fituar firma “Zbravo”

Kryetarja e bashkisë, Majlinda Rira, pas këmbënguljes së gazetares së emisionit “Stop” e pret grupin e xhirimit dhe thotë, se stadiumi i ri, ka qenë premtimi i saj elektoral.

Majlinda Rira: Që nga momenti që erdha kryetare bashkie jam munduar që të ngre shpirtin e tifozëve jo sepse bashkia e Prrenjasit është e pasur, por sepse është i vetmi aktivitet social- kulturor. Prrenjasi ka një ekip futbolli, i cili quhet Domosdova dhe fatkeqësisht pas prishjes së fushës ka rënë nga kategoria. Kërkuam një financim nga qeveria shqiptare nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe e fituam këtë projekt. Unë investime kam vetëm 400 milionë Lekë të vjetra në vit dhe jam munduar të riparoj çerdhe, kanale vaditëse, etj. Por ti kisha 1 miliard Lekë, do ti përdorja ndryshe, por këto janë para që vinë nga buxheti i shtetit. A kam unë nevojë për investime të tjera, për rrugë të asfaltuara, kopshte, çerdhe, spitale? Kam shumë nevojë, se është një bashki e varfër dhe kaq investime sa unë kam marrë janë të pakta.

Për informacione më të hollësishme për strukturën e stadiumit të ri dhe kritereve të garuesit të tenderi gazetarja e emisioni “Stop” ju drejtua Bashkisë së Prrenjasit, dhe konkretisht zyrës të Urbanistikës dhe asaj të Prokurimeve.

Nga data e publikimi të tenderit, kriteret e garës janë ndryshuar 4 herë që të dilte fitues firma “Zdravo”.

Firma “Zdravo” del fituese në të gjitha punimet që ka kryer Bashkia e Prrenjasit.

Nga ana tjetër, duket se investitori “ka harruar” të shpronësojë pronarët. Por nuk ka bërë të njëjtën gjë me fituesin e tenderit, të cilin e ka paracaktuar, qysh në përcaktimin e kritereve.

Pronari i tokës- Ne kemi tokën dhe duam paret. E ka blerë gjyshi me flori.

Gazetarja- Ju e keni tokën? Jeni interesuar do preket toka juaj nga stadiumi?

Pronarja tokës- Këtë unë e kam, unë e kam. Po kështu thanë. Neve jemi në proces gjyqësor.

Pronarja tokës- Po.

Gazetarja – Nuk lejohet në proces gjyqësor.

Pronarja tokës- Epo, nuk e di!

Next Post
Agron Duka tregon se mund të ndahet me Lulzim Bashën

Agron Duka i del kundër Bashës, refuzon marrëveshjen e partive të opozitës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Kemi gati ilaçin që kthen njerëzit nga vdekja! E kemi provuar tek një person dhe funksionon

Trump: Kemi gati ilaçin që kthen njerëzit nga vdekja! E kemi provuar tek një person dhe funksionon

May 14, 2026
“Bashkohuni me studentët”, Tabaku mbështet protestën në Shkup: Gjuha amtare, çështje dinjiteti njerëzor

“Bashkohuni me studentët”, Tabaku mbështet protestën në Shkup: Gjuha amtare, çështje dinjiteti njerëzor

May 14, 2026
Ministri ulet te vendi i Ramës në sallën e Kuvendit, i thonë të çohet menjëherë

Ministri ulet te vendi i Ramës në sallën e Kuvendit, i thonë të çohet menjëherë

May 14, 2026
“Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!”, Majko bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve në RMV

“Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!”, Majko bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve në RMV

May 14, 2026
“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

May 14, 2026
“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

May 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 15 Maj 2026

May 14, 2026
Bardhi: Opozita nuk kundërshton integrimin, por qeveria duhet të shmangë propagandën

Bardhi: Opozita nuk kundërshton integrimin, por qeveria duhet të shmangë propagandën

May 14, 2026
Probleme me energjinë, bllokohen për orë të tëra rreth 50 minatorë në Trepçë, 18 ende brenda

Probleme me energjinë, bllokohen për orë të tëra rreth 50 minatorë në Trepçë, 18 ende brenda

May 14, 2026
“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In