• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuza për përdhunim, motra e njerkut: Ajo nuk është modeli i nënës, ka sajuar gjithçka

by Aalison Pearse Stevens
13/09/2016 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët e Ilmi Hoxhës nuk e pranojnë që njeriu i tyre të jetë ai që thotë Policia. Ata e rrëzojnë denoncimin kundër tij, duke akuzuar nënën e 12-vjeçares se ka sajuar gjithçka.

Motra e 52- vjeçarit, Adile Hoxha, në një intervistë ka thënë se dënon aktin dhe kërkon dënimin e kunatës. E bindur që vëllai s’ka gisht në këtë punë, ajo i kërkon drejtësisë të marrë masa, duke hedhur dyshimet se të tjerë persona kanë abuzuar me të miturën.

E pyetur se çfarë reagimi do të ketë familja nëse provohet se ndaj vajzës është abuzuar, atëherë ajo thotë se drejtësia duhet të veprojë njësoj, si ndaj vëllait, edhe nënës së vajzës.

Kur e morët vesh për ngjarjen dhe si e pritët?

Unë jua thashë edhe dje, e mora vesh kur erdhën e arrestuan vëllanë. U bë gjithë ajo zhurmë e rrëmujë. Nuk isha në dijeni se çfarë kishte ndodhur.

A e besoni që vëllai juaj mund ta ketë bërë këtë?

Nuk e besoj. Por po jua them edhe si nënë që jam, edhe si motër: Nëse e ka bërë, të dënohet në maksimum. Ne nuk jemi ajo familje, por shteti duhet të dënojë së pari nënën e vajzës. Një grua që nuk mblidhej për shtëpi, që e merrte vajzën me vete e bridhte ku t’i donte qejfi, e ne nuk i thoshim gjysmë fjale. Vishej si rrugaçe e s’i tha njeri asgjë.

Po akuzoni nënën e vajzës, ndërkohë që përdhunuesi i dyshuar është njerku i saj…

Unë nuk akuzoj asnjë. Po një nënë prandaj është nënë. Ajo duhej të shikonte ku flinte çupa, ku hante, ku pinte, si vishej. Ajo vetë e vishte me taka të larta e i blinte tualete që 5 vjeçe çupës. Kjo nuk është model nëne, se unë jam nënë vetë e jam me fëmijë. Ne e kemi pasur vëllanë të varfër, por jo imoral.

adile-hoxhaPse mendoni se ka ndodhur kjo? Dyshoni për ndonjë kurth nga ana e Selvies?

Zoti e di se çfarë i pjell mendja asaj, por ajo babanë ta bënte burrë. Edhe mundet ta sajojë. Nuk e di pse. Se të thuash që donte t’i merrte pasurinë vëllait, ai s’ka, është i këputur fare.

Po e mitura u gjet nga mjekësia ligjore e zhvirgjëruar…

Hetuesit ta shikojnë mirë se nga ka shkuar çupa. Nuk besoj në këtë turp. Nënën pyesni se ajo me siguri e di se ku e ka çuar dhe për çfarë arsyeje e ka çuar.

Nëse e vërteta është siç thotë vajza e mitur, çfarë qëndrimi mbani ju si familje e Ilmiut?

Po çfarë qëndrimi?! Ai është i njëjtë. Ne jemi për familjen. Nëse ata i kanë bërë këto vepra, drejtësia t’i dënojë maksimalisht të dy.

Si jetonin ata të dy?

Ne nuk dimë shumë gjëra dhe pse jetojmë afër me njëri-tjetrin. Ata kanë 6 vjet që jetojnë bashkë në shtëpinë e vëllait, por nuk janë të martuar me celebrim. Kur erdhi gruaja, kishte me vete dhe vajzën, në atë kohë e vogël, 6 vjeçe. Ne fëmijën e kemi dashur, se fëmijë, por nuk e dinim çfarë ka ndodhur që arritën deri në këtë pikë dhe të burgosej vëllai ynë për një gjë shumë të rëndë.

Panorama/d.i.

Next Post
Dita e parë e shkollës, Klosi: Të nxisim arsimin profesional

Dita e parë e shkollës, Klosi: Të nxisim arsimin profesional

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

September 20, 2026

Merz në telashe, zgjedhjet rajonale sjellin një tjetër goditje për kancelarin

September 20, 2026
U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

September 20, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

September 20, 2026
Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

September 20, 2026
“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com