• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuza për përdhunimin e 13-vjeçares, djali: Pranoi vetë të kryenim marrëdhënie, për këtë erdhi nga Lushnja në Berat

by Java News
29/08/2017 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përdhunoi të dashurën e mitur në shtëpinë e tij, djali 17- vjeçar mohon akuzën duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur me kompromis. Por në bazë të hetimeve të deritanishme të Policisë, 13- vjeçarja e përdhunuar dyshohet se ka rënë në kurthin e të dashurit të njohur në “Facebook”. Ngjarja që për protagonistë ka dy të mitur, ka ndodhur tri ditë më parë në fshatin Moravë të njësisë administrative Otllak, në Berat.

Dy të miturit kishin vendosur të takoheshin pas njohjes dhe komunikimit në “Facebook”. Vajza me inicialet E.K., banore e qytetit të Lushnjës, pas takimit ka denoncuar 17-vjeçarin K. Avdiu për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ngjarja për të cilën është denoncuar minoreni nga fshati Moravë, ka ndodhur në banesën e këtij të fundit. Vajza 13-vjeçare kishte udhëtuar nga Lushnja për në Berat, pasi djali i kishte premtuar se do ta njihte me prindërit e tij. Pasi ka mbërritur në banesën e të dashurit të saj, ky i fundit e ka ftuar brenda dhe më pas ka ardhur edhe përdhunimi siç pretendon vajza.

Ndërkohë, pas denoncimit të bërë në polici, efektivët arrestuan në flagrancë në banesën e tij 17-vjeçarin, i cili do të përballet me akuzën “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë seksionit të të miturve në Prokurorinë e Vlorës. Mes vajzës nga Lushnja dhe 17-vjeçarit nga Morava e Beratit ishte krijuar një lidhje pas komunikimit në “Facebook”.

Inspektori i zonës së Moravës deklaroi se dy të miturit kishin muaj që flisnin së bashku dhe ditët e fundit kishin vendosur të takoheshin. Më 26 gusht, 13-vjeçarja mësohet se ka mbërritur në banesën e të dashurit të saj për t’u njohur me prindërit e tij, pasi ashtu siç dhe është shprehur në polici vetë vajza, ata kishin vendosur të fejoheshin.

Por në momentin që 13-vjeçarja ka mbërritur në shtëpinë e Avdiut, prindërit e këtij të fundit kanë qenë duke punuar në tokat e tyre dhe gjatë kësaj kohe 17-vjeçari kreu marrëdhënie seksuale me vajzën.

Ndërkohë, pasi është kthyer në banesën e saj në Lushnjë, vajza u ka treguar për atë që kishte ndodhur prindërve të saj dhe këta të fundit të alarmuar kanë kërkuar arrestimin e të miturit nga Berati.

Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, 17-vjeçari i arrestuar ka deklaruar në prani të psikologut se vajza kishte rënë dakord vetë që të kryenin marrëdhënie seksuale, duke mos pranuar se ka pasur përdhunim.

E mitura më pas është shoqëruar në spitalin gjinekologjik të Beratit, ku i është nënshtruar një vizite mjekoligjore, gjë e cila do të konfirmojë aktin. /panorama

ma.me

Next Post
Jovetiç nënshkruan për katër vjet me Monaco-n

Jovetiç nënshkruan për katër vjet me Monaco-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

March 10, 2026
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In