• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza për parkingjet, Bashkia: Ja pse PD mashtroi qytetarët!

by Java News
30/01/2019 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës shkruan se vëren me keqardhje se Partia Demokratike përhapi sot qëllimisht një lajm abuziv dhe të pavërtetë lidhur me mënyrën e administrimit të parkimit në qytet nga Tirana Parking.

“Në respekt të informimit të drejtë dhe transparent të qytetarëve të saj, Bashkia e Tiranës dëshiron të theksojë se Vendimi i Këshillit Bashkiak “Për një shtesë në vendimin Nr 49, datë 11.11.2015 “Për miratimin e kritereve të përcaktimit të zonave të administrimit të parkimit dhe nënzonave të destinuara për parkim, si dhe tarifave të shërbimit të parkimit të administruar nga Bashkia e Tiranës, të ndryshuar”, i cili pritet të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, nuk ka për qëllim të privatizojë apo të japë me koncesion shërbimin e parkimit në kryeqytet, siç dezinformoi qëllimisht sot Partia Demokratike.

Siç shprehet qartë edhe në relacionin shoqërues të VKB-së, aktualisht qytetarët e Tiranës e paguajnë parkimin përmes dy opsioneve: asaj me sms nga telefoni i tyre dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking. Por, jo të gjithë qytetarët kanë mundësinë për të patur kredit të mjaftueshëm në telefonat e tyre për kryerjen e pagesës, e për pasojë ata kanë kërkuar me të drejtë metoda të tjera alternative për kryerjen e pagesës së shërbimit të parkimit.

Për këtë arsye, por edhe nga nevoja për t’u krijuar lehtësi shërbimi qytetarëve të saj, Bashkia e Tiranës ka propozuar vendosjen e pajisjeve vetëshërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme, në vendet e destinuara për parkim, të cilat mund të punojnë gjatë periudhës kur shërbimi i parkimit është aktiv, si një metodë e thjeshtë dhe efektive për verifikimin e tarifës së parkimit, njësoj si në çdo vend tjetër perëndimor. Ashtu siç funksionon edhe sot, pagesa që do të kryhet përmes këtij shërbimi do të kalojë 100% për llogari të Bashkisë së Tiranës” – thotë bashkia në një njoftim.

/a.rada

Next Post
Pukë, prokurorja mbetet vetëm: Nuk mund të hetoj të arrestuarit që i kam kushërinj

Pukë, prokurorja mbetet vetëm: Nuk mund të hetoj të arrestuarit që i kam kushërinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

October 24, 2026
Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

October 24, 2026
Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

October 24, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

October 24, 2026
Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

October 24, 2026
Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

October 24, 2026
“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

October 24, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

October 24, 2026
Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

October 24, 2026
Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In