Kievi sulmon Papa Françeskun duke e akuzuar atë për “propagandë imperialiste” në një fjalim të mbajtur më 25 gusht në Ditën e Rinisë Ruse në Shën Petersburg.
“Është vërtet për të ardhur keq që idetë e një fuqie të madhe ruse, të cilat në fakt janë shkaku i agresivitetit kronik të Rusisë, me vetëdije apo pa vetëdije, po dalin nga goja e Papës, misioni i të cilit, për mendimin tonë, është pikërisht të hapë sytë”, shkroi në Facebook zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko./m.j