• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza ndaj një avokati që ngre më shumë dyshime për ata që e kanë arrestuar

by Mero Baze
10/09/2025 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Avokati Besart Logu është arrestuar nën akuzën e ndikimit të paligjshëm, pasi dyshohet se ka marrë tetë mijë euro nga një klient, me premtimin se do të ndikonte te prokurori dhe gjyqtari i çështjes.

Vendimi ka shkaktuar me të drejtë polemika, pasi “ndikimi i paligjshëm” duhet të provohet kur i akuzuari të ketë kontaktuar realisht prokurorin apo gjyqtarin e çështjes. Arrestimi i tij pa konsumuar veprën e ndikimit e kthen masën e arrestit në një masë ndëshkuese për “dëshirën” e tij për të korruptuar, duke e shndërruar nenin 245/1/4 për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në një nen të “policisë së mendimeve” — gjë që i shkon shumë personazhit të “Nëpunësit të Pallatit të Ëndrrave” të Kadaresë.

Por, përtej këtij absurdi ligjor, duhet parë nëse pas këtij vendimi qesharak fshihet ndonjë hakmarrje ndaj avokatit në fjalë, apo një përpjekje e prokurorëve të SPAK për të mbrojtur kolegët e tyre nga arrestimi nëse do të kontaktoheshin nga avokati.

Besart Logu është person me profil politik, një nga drejtuesit e lartë të Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, i angazhuar fort politikisht kundër SPAK për shkak të linjës politike të PD-së dhe Berishës. Nëse kjo e ka bërë objekt hakmarrjeje nga prokurorët, atëherë jemi përballë një situate shumë më të rëndë sesa thjesht paaftësia profesionale që demonstron vendimi për arrest.

Pista tjetër është ajo e solidaritetit të prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO me kolegët e tyre që mund të ishin kontaktuar nga avokati. Por edhe kjo përbën dështim të hetimit. Nëse prokurorët kanë prova që avokati do t’i kontaktonte, duhet ta linin të konsumonte veprën penale, për të pasur prova të plota. Nëse e kanë ndaluar qëllimisht për të “shpëtuar” kolegët e tyre, praktikisht kanë prishur hetimet — gjë që është një formë korrupsioni më e rëndë sesa ajo për të cilën akuzohet avokati.

Në çdo rast, ky është një rast tipik ku ka më shumë arsye për të dyshuar tek ata që kanë lëshuar urdhrin e arrestit sesa tek i dyshuari për korrupsion.

Ndaj, duhet sqaruar nëse këtu kemi të bëjmë me prokurorë të paaftë, prokurorë hakmarrës, apo prokurorë që bëjnë mbrojtje kolegësh të korruptuar.

Unë do të lutesha që të ishin thjesht prokurorë të paaftë. Kjo do të ishte më pak e rrezikshme se një urdhër-arrest i motivuar nga hakmarrja për qëndrimet e tij politike në emër të Partisë Demokratike (qëndrime me të cilat unë kam mospajtime të mëdha) — apo, më keq akoma, përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia prokurorë dhe gjyqtarë të cilët ky avokat do të kishte kontaktuar.

 

 

Next Post
Eksplorimi i mineraleve dhe i energjisë vlerësohen si prioritete të zhvillimit

Eksplorimi i mineraleve dhe i energjisë vlerësohen si prioritete të zhvillimit

Comments 1

  1. Builder says:
    1 year ago

    Siç duket, po u vjen NGORDHJA spakistëve, nisur edhe nga qendrimi i sotëm i TË NGARKUARËS ME PUNË Ad Interim, të ambasadës USA, që u a plasi në sy duke u thënë që nuk ka zgjatje mandati.
    Kjo duket qartë që është zgjatimi i dorës hakmarrëse të Dumanit, nëpërmjet veglave të tijë qorre, si Kraja, Dade, etj.
    Jo i rastesishëm është edhe dergimi në gjygj këto ditë, i Metajt dhe Velisë.
    U mundua Dumani, ti bëjë presion Ramës dhe Qeverisë, për ti zgjatur mandatin, duke ja kushtezuar edhe me rrugetimin Europian të vëndit. Por kjo, nuk i eci. Dumani me Co, ngeli në klasë. Kjo u pa qartë sot.
    Dumani, U proklamua si kampion i antikorupsionit, por la pa cikur, 21 janarin dhe zvarritur Gërdecin për turp të kësajë trupe prokurorësh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In