• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuza kundër Shullazit për vënie tritoli, avokati: Ka alibi

by Java News
13/05/2016 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kundër dëshmisë se shtetasit A.K., pronar i një punishteje duralumini, qe denoncoi Emiliano Shullazin për vënie tritoli biznesit të tij, avokati i të akuzuarit paraqiti prova se klienti i tij në atë kohë ka qenë jashtë Shqipërisë.

Në materialin kallëzues, që ishte pezulluar nga Prokuroria e Lushnjës, thuhet se në janar të këtij viti, 4 persona kanë shkuar pranë ambienteve të punishtes së familjes së A.K. dhe njëri nga ta është prezantuar si Emiljano Shullazi dhe ka kërkuar nga punëtori i punishtes të thërrasë pronarin.

Sipas burimeve, e gjithë punishtja monitorohej nga kamerat e sigurisë. Por, nga verifikimi i tyre, rezulton se pamjet filmike nuk janë. Për këtë takim, në kallëzimin e shtetasit A.K. thuhet se pas vizitës në punishte është telefonuar nga një person që ka kërkuar të takohej.

Por, pas refuzimit për takim, në kallëzim thuhet se më datë 25 janar pranë punishtes së duraluminit është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi eksplozivi, duke shkaktuar dëme materiale. Kjo dyshohet se është bërë nga Shullazi.

Pasaporta e Shullazit
Pasaporta e Shullazit

Avokati i të pandehurit, Alban Qafa e ka përgënjeshtruar një fakt të tillë, sipas të cilit, klienti i tij në datën që ka ndodhur ngjarja, ka qenë jashtë Shqipërisë. Për të vërtetuar këtë, Qafa ka vënë në dispozicion për “Gazeta Shqiptare” dhe pasaportën e Emiljano Shullazit, ku tregon datën e ikjes, që sipas pasaportës është larguar më 23 janar 2016 dhe është rikthyer më datë 27 janar 2016.

Sipas avokatit, shtetasit A.K. i janë treguar edhe fotografitë e Emiljano Shullazit, Gilmando Danit e Blerim Shullazit dhe biznesmeni nuk ka njohur asnjë prej tyre. Sipas Qafës, është verifikuar dhe numri i celularit që është telefonuar A.K. dhe nuk është asnjë nga numrat që përdorte Emiljano Shullazi. Gjithashtu, sipas Alban Qafës, është verifikuar edhe targa e BMW-së dhe nuk i përket asnjërit prej klientëve të tij.

Pak ditë më parë, mediat shkruan se kallëzim i ri është administruar në dosjen e Emiljano Shullazit nga prokuroria e krimeve të rënda, e cila ka nisur verifikimet pasi dëshmitë nuk përputhen me provat.

Burimet e prokurorisë thanë për gazetat pak ditë më parë se tregtari A. K. ka bërë denoncim në Policinë e Fierit se grupi i Shullazit i ka bërë presion për përfitim shumash monetare dhe i ka vendosur lëndë plasëse në pronat e tij. Sipas prokurorisë, në sistemin TIMS ka rezultuar se Shullazi ka qenë jashtë shtetit në ditën kur biznesmeni pretendon se ka ndodhur ngjarja pranë biznesit të tij.

Panorama/d.i.

Next Post

Ilaçet, rregulla të reja për recetat me rimbursim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 280 mijë hektarë pyje të djegura në dy vatra gjigante

Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 280 mijë hektarë pyje të djegura në dy vatra gjigante

July 19, 2026
Këshilli i Evropës kritikon FIFA-n: Botërori 2026 ngriti më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

Këshilli i Evropës kritikon FIFA-n: Botërori 2026 ngriti më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

July 19, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

Revolucioni i Flamingove

July 19, 2026
Pa nënkalime e mbikalime, banorët kalojnë mes për mes autostradës

Pa nënkalime e mbikalime, banorët kalojnë mes për mes autostradës

July 19, 2026
Sistemi i ri i BE-së zgjat kontrollet kufitare, rriten ndjeshëm pritjet në aeroporte

Sistemi i ri i BE-së zgjat kontrollet kufitare, rriten ndjeshëm pritjet në aeroporte

July 19, 2026
Italia përballet me breshër dhe stuhi, shkencëtarët japin alarmin

Italia përballet me breshër dhe stuhi, shkencëtarët japin alarmin

July 19, 2026
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme! SHBA sulmon një central bërthamor, reagon ashpër Irani

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme! SHBA sulmon një central bërthamor, reagon ashpër Irani

July 19, 2026
Botërori 2026/ Infantino: Finalja Spanjë–Argjentinë është një dhuratë nga perënditë e futbollit

Botërori 2026/ Infantino: Finalja Spanjë–Argjentinë është një dhuratë nga perënditë e futbollit

July 19, 2026
Khamenei është larguar nga Irani, ngrihen dyshime për krizë të brendshme

Khamenei është larguar nga Irani, ngrihen dyshime për krizë të brendshme

July 19, 2026
PD mbledh nesër Grupin Parlamentar, Bardhi: Të jemi gati për seancën plenare

PD mbledh nesër Grupin Parlamentar, Bardhi: Të jemi gati për seancën plenare

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In