• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza e rëndë ndaj fqinjit: Më mashtroi babain 80-vjeçar, i dha 50 mijë lekë të vjetra për qoshet e shtëpisë

by A R
14/07/2024 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Genti Hupi, trashëgimtari i kullës Hupi në Bulqizë që është shpallur monument kulture përballet me një problem me fqinjin e tij, Lulëzim Hupin. Ky i fundit nuk ka pranuar të paraqitet në studion e Eni Çobanit ku po zhvillohet kjo seancë e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Veç mbiemrit të njëjtë, Genti dhe Lulëzimi kanë asnjë lidhje gjaku. Lulëzimi reklamon biznesin e tij si kulla Hupi, edhe pse e ka regjistruar si bujtina Hupi. Distanca mes dy pronave të Gentit dhe Lulëzimit është fare e vogël. Ai përdor fotot e biznesit të tij dhe historikun e monumentit të kulturës për biznesin, diçka që nuk lejohet në rastin e një monumenti kulture.

Jo vetëm kaq, por Genti thotë se duke shfrytëzuar faktin që në kullë jeton babai i tij i moshuar, Lulëzimi ka bërë një tjetër shkelje. Ai i ka dhënë të moshuarit 5000 lekë në këmbim të pjesëve historike të kullës Hupi që më pas i ka implementuar në biznesin e tij.

Genti: Si nuk ka turp ky njeri që është lindur e rritur aty të shkojë e të më mashtrojë plakun tim 80 vjeç sot…

Eni Çobani: Pse, çfarë ka bërë tjetër?

Genti: Ka marrë qoshet e shtëpisë dhe dy arka të vjetra të plaçkave që kanë mbi 200 vjet…

Eni Çobani: Si qoshe e shtëpisë?

Genti: Qoshet e shtëpisë që janë shembur unë i kam ruajtur me diçka aty në cep.

Eni Çobani: Dhe ky i ka marrë e i ka futur në ndërtim?

Genti: Po, i ka futur aty. Dhe dy gurët që janë me harqe, të shkruara me shkronja turke siç është edhe varri aty…

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë pastaj. Për këtë mban përgjegjësi. Për këto fjalë që po përdor, është shumë e rëndë.

Genti: Mbaj un  përgjegjësi se janë fakte provë dhe m’i ka pranuar edhe ai. Jam ulur në kafe dhe i kam thënë Lulëzim përse m’i ke marrë këto, tha “i kam dhënë 50 mijë lekë”. Po kë mashtron ti me 50 mijë lekë?

Eni Çobani: 50 mijë lekë të vjetra apo të reja?

Genti: 50 mijë lekë të vjetra. Kë mashtron? Ke pyetur ti se këtu jeton edhe një mashkull tjetër, ti e di se unë jetoj në atë shtëpi? Si shkon ti pa më pyetur mua, shkon e merr çfarë do ti për të marrë?  Merr për 2 qoshe e merr 12 qoshe dhe arkat e vjetra? Si e prek ti diçka pa më pyetur mua sado që babai im është atje? Më ka thënë do t’i sjell dhe akoma s’i ka sjellë.

Eni Çobani: Më fal se tani e kam edhe me Faikun, babain tënd. Në monument kulture nuk ke të drejtë as ti të marrësh gjëra.

Genti: Unë jam gjobitur për një dritare para shumë vitesh që ma ka thënë mamaja ime.

Eni Çobani: Pikërisht si mund të marrësh shoqet dhe ia ke dhënë zotërisë?

/a.r

Next Post
Si nuk u pa autori nga qitësit? Eksperti i sigurisë: Hetim pse dështoi mbrojtja e Trump

Si nuk u pa autori nga qitësit? Eksperti i sigurisë: Hetim pse dështoi mbrojtja e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com