Deputeti i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat tha se policia po mundohet të fshehë provat ku i referohej kamerave të sigurisë ku pretendohet se është kërcënuar me armë ish efektivi Emiljano Nuhu.
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj doli sot në një prononcim nga selia e PD-së ku akuzoi vetë drejtorin e policisë së qarkut të Durrësit, Alfred Çepe si i përfshirë personalisht në zhdukjen e provave.
“Punonjësit e policisë dhe punonjësit e SHKB-së tregojnë se vetë Drejtori i Policisë se Qarkut Durrës, Alfred Çepe është përfshirë personalisht në operacionin për zhdukjen e provave që implikojnë Taulant Ballën, kryebashkiaku Bushi dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut.
Policia po mundohet të fshehë kamerat e sigurisë. Ministri i Brendshëm është në dijeni të këtij operacioni. Sot Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë detyrim ti tregojnë publikut çfarë është bërë me kamerat në Fushë Krujë.
Heshtja se skandali do të harrohet nuk ka për ti ardhur në ndihmë Taulant Ballës dhe Ramës”.
a.ç