• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza e Izet Haxhisë: Berisha-Meta-Meidani, aleanca kriminale e këtyre 25 vjetëve

by Aalison Pearse Stevens
18/08/2016 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izet Haxhia ka postuar sot një koment të gjatë në të cilin analizon ngjarjet kryesore të 25 viteve të fundit dhe aleancat politike që i kanë percaktuar këto ngjarje. Ja çfarë thotë ai:

Gjithmone jam munduar të zgjidh me kete mendjen time të ”rojes” aleancat e ”çuditshme ”të politikaneve e politikes në keto 26 vitet e tranzicionit. Por nuk kam arritur që t’i jap arsyen e shpjegimin e duhur ketyre aleancave që vetem në të mire të shqiprise e popullit të saj nuk kane qene. Sepse per nje mendje të shendoshe eshte e veshtire të jape gjykimin e shendoshe per keto aleanca kriminale.

Por duke u nisur nga faktet e pervoja do mundohem të sjell momentet dhe ”rastesite ”që i ben aktive keto aleanca informale në momente të caktuara.Eshte nje treshe e perhershme që pavarsisht se jane ndodhur në kampe të ”kunderta ”në momente deçizive të historise se ketyre 25 vjeteve, jane bashkuar per te eleminuar e rrezuar nga pushteti kundershtaret që i kane konsideruar rrezik per pushtetin e tyre të perjeshem. E kam fjalen per treshen Berisha -Meta -Meidani me sherbetore të tipit klosi. Kjo treshe eshte bere perseri bashke në politike, në nje aleance informale.

Kjo gje u duk qarte me rastin e Reformes në Drejtesi ku vetem presioni Amerikan beri që Kjo treshe te mos arrinte qellimin e saj per të penguar reformen e marre pushtetin. Por per të kuptuar arsyen e kesaj aleance duhet te kthehemi tek dy ngjarje të meparshme tek marreveshja e 9 marsit 1997 dhe grushti i shtetit 12-14 shtator 1998. Marreveshja e papritur e 9 marsit 1997 kishte per arkitetkt dy persona: Berishen e Meidanin. Kjo marreveshje e quajtur historike nga ideologet e treshes, në të vertete ishte marreveshja e mosndeshkimit të krimeve dhe futja e shtetit nen kontrollin e krimit politik e ordiner. Ishte koha kur duheshin lare hesapet me nje shkaterrues të shtetit si Berisha, por ”çuditerisht ”ketij ju gjend në ndihme ”komerdarja ”Meidani duke e shpetuar nga mbytja e sigurte prej zemrimit popullor. Kuptohet edhe une me të mijet kam ndihmen e mekatin tim në kete shpetim.

Te kalojme tek shtatori i 1998 ku Kjo aleance e treshes u vu ne eficience e sintoni të plote. E kam fjalen per dinamiken e ngjarjeve para dhe pas grushtit të shtetit të 12 -14 shtatorit.Ne shenjestren e ketij grushti shteti ishte rrezimi i Nanos nga posti i kryeministrit nepermjet skenarit të eleminimit të hajdarit. Dhe pas kesaj vendosja e Metes si kryeminister i besuar i meidanit, sigurimi i nje mandati të dyte per president per meidanin dhe konsolodimi dhe vazhimin e qendrimit në detyre të sherbetorit dhe zbatuesit të skenarit, klosi .

Diten e ketij grushti shteti udhzimet që vinin nga berisha ishin të mos sulmohej e merrej presidenca, por vetem kryeminstria e braktisur nga Nano, që i friksuar pas plumbit që i la në tavolinen e tij,ndihmesi i tij por sherbetori i treshes Kastriot islami në 13 shtator, kishte marre arratine per maqedoni. Po krahu i aramatosur që zbatoj kete grusht shteti isha une e të tjere, por kete e beme me tanket e gardes që ishte e varur nga Meidani, dhe na u ”dhuruan ”po prej gardes. E beme me armet që na vinin nga depoja e armatimit prane institutit të monumenteve të kultures, që ishte percaktuar të hapej nga strateget ushtarake prane berishes. Dhe frytet e ketij grushti shteti i shijoj meta që u be kryeminster pas nje viti, duke spostuar kryeminstrin Majko që per mendimin tim eshte kryeministri më me integritet që kemi patur në keto 26 vite.

Dhe e njejta treshe sot me skema të tjera kerkon të rrezoje kryeministrin Rama që ka ngele i vetem në megallomanine e tij me nje Sajmir tahiri të anatemuar e sulmuar egersisht nga artileria e rende në sherbim të treshes. Dikush mund të thote që ti po i servilosesh rames apo po kerkon ta mbrosh até. Në radhe të pare Rama nuk ka as fuqine e as deshiren te më ndihmoje apo të hape ceshtjen e 12 -14 shtatorit 1998. Kete mund ta beje vetem amerika, dhe per arsye se në qender te planit per grusht shteti ishte nje plan per atentat ndaj ambasades Amerikane në Tirane, siç del nga libri i De Villers. Por kisha nje keshille per zotin Rama, ,të kesh kujdes nga Fatos klosi të cilin e ke emruar Drejtor të Qendres se Fizikes Berthamore. Nuk e di a e di zoti kryeminster, po une ”roja ”po të kujtoj se Klosi në kohe të Enver hoxhes u specializua, si njeri i besuar i regjimit, per eleminime njerzish me ane të Rrezatimit Radioaktive, nje metode e njohur dhe perdorur nga KGB dhe sherbimi sekret rus i Putinit per eleminimin e kundershtareve të Putin. A eshte rastesi që dy shefa të Shik njeri para Klosit dhe tjetri pas tij, Gazidede dhe Hysenaj, vdiqen me kancer? Kolegu i tyre që ishte në detyre ndermjet tyre, koncidoi të ishte specialist i radioaktivitetit, marrja e të cilit shkakton semundjen vdekjeprurse të kancerit. Desha ta pyes Profesorin e Rrezatimit Radioaktive kriminal dhe até të romaneve policore se ku ua bere rrezatimin Radioaktive kancer beres dy ish kolegeve të tu? A mos valle Gazidedes ja gatite rrezatimin me ane të ”imamit ”të xhamise ku Gazidede si mysliman i devotshem shkonte të falej dhe a ishte ky ”imam ”spiuni juaj i specializuar per punet e rrezatimit? Po Kujtim Hysenajt ku ja gatite rrezatimin? Mos valle kete e bere tek Restoranti ”Gjeli ”i Agim Buxhelit?

Nese te kujtohet në nje interviste të gjate që dhe per nje televizjon kohet e fundit, gazetarja të pyeti ty Profesorin e Radioaktivitetit se ku e pin kafen gjate dites, dhe ti u pergjigje se nuk kam nevoje të shkoje larg shtepise, se në pallatin ku banoj ka 14 kafe. Ke bere mire që je ngujuar në shtepi Profesor i radioaktivitetit, me ato që ke bere, Jo nga une e vllezrit e mij, por nga të tjere. Po harrove të thuash në kete interviste se kete pallat e bere ti që kur ishe në krye të Shik, me lejen që more nga Rama që ishte kryetar bashkie, dhe me projektin që miratove paraprakisht ti profesor, me 14 lokale per kafene. Sepse ti Profesori i radioaktivitetit dhe romaneve policore, parashikoje të ngujoheshe pas lenjes se detyres. Dhe me 14 kafenete i krijoje variacion vetes duke u sjelle verdalle në pallatin ku banon, por duke hyre cdo dite në kafene të ndryshme. Une jam larg Atdheut, per shkakun tend e berishes, Profesor i radioaktivitetit kriminal e romaneve policore, por jam i lire ketu ku jam, leviz diten e naten në cilen ore të dua, i vetem e pa mbrotje por pa patur frike nga askush. Ti që je i lire ligjerisht ne Shqiperi, perse je ngujuar në shtepi Profesor? Nga kush ke frike?

Next Post

Të pasmet e serbes në Rio tërheqin vëmendjen e mediave (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In