Natalinë Ujka, gruaja e Pashko Ujkës, në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ka bërë akuza të rënda ndaj instancave shtetërore.
Për vrasjen e burrit të saj më 29 Nëntor 2021 në Shkodër, ajo thotë se ditën kur janë kthyer në Shqipëri nga Italia, një person ka hyrë në sistemin TIMS për të parë datën që ata kanë hyrë në vendin tonë.
Natalinë Ujka thotë se këtë informacion e ka të sigurtë dhe ia komunikuar edhe hetuesve.
Aksesin për të hyrë në sistemin e hyrje-daljeve në kufi në shtetasve e ka vetëm policia dhe prokuroria.
Natalinë Ujka: Ditën që kemi ardhur ne, dikush ka hyrë në TIMS ose ndonjë ditë mbrapa për të parë se ku gjendet Pashko. Ne kemi ardhur më 22 kurse djali i Sandrit ka ardhur nga Italia në 24 ose në 25 nuk e di tamam.
Spartak Koka: Po ju e keni informacion të sigurt këtë?
Natalinë Ujka: E kam shumë të sigurtë këtë informacion edhe ja kam thënë edhe prokurores.
Spartak Koka: Është shumë e rëndë se akses në TIMS kanë vetëm policia prokuroria.
Natalinë Ujka: Më kanë thënë do ta verifikoj, tha. A e ka verifikuar a s’e ka verifikuar s’e di.
Spartak Koka: Është shumë e rëndë. Pra, implikimi në rast se është kështu siç thoni ju, i bie që të kemi implikim të strukturave shtetërore për të ndihmuar në vrasjen e Pashko Ujkës.
Natalinë Ujka: Kjo është krejt e drejtë që kanë hyrë në TIMS për ta parë kur vjen. Kaq di të them.
Spartak Koka: Kjo duhet të hetohet patjetër. Nëpërmjet emrit të atij që ka hyrë do duhet të kuptohet. Se s’kishte asnjë arsye për të hyrë dhe për të kontrolluar për emrin e Pashko Ujkës. Veçse për të ndihmuar autorët.
Natalinë Ujka: Kaq është, është e thjeshtë.
/a.r
Nje individ me te drejte qasjeje ne sistemin TIMS nuk do te thote se jane strukturat shteterore o Spartak Koke lopa. Gazetar leshi.