• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza e gazetarit: Elvis Naçi ka futur gjithë familjen në Fondacionin e milionave!

by S M
14/12/2019 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari dhe publicisti Bedri Islami ka botuar ne gazeten DITA një investigim rreth Fondacionit Firdeus, të kryesuar nga Elvis Naçi. Ai shprehet se Naçi e drejton këtë strukturë me të gjithë anëtarët e familjes dhe farefisit. Ja disa pjesë të shkrimit:

 

Më 15 dhjetor 2016, pra tre vite më parë, gjykatësi i rrethit gjyqësor Tiranë, Kujtim Vraniçi, mori në shqyrtim kërkesën e Z. Elvis Naçi, i cili kërkoi të regjistrohet si person juridik Fondacioni “Firdeus”, me themelues atë vetë. ,Selia e Fondacionit, sipas vendimit, ndodhet në adresën : Rr.”Zonja Curre”, Pallati “Ermir-Star”, kati 1, Tiranë, Shqipëri, që mund të jetë banesa e themeluesit Naçi.
Fondacioni, duke lënë hapësirë për qëllimet e tij, në pikën e fundit, të njëzet, ka shënuar se “Do të zhvillojë çdo aktivitet tjetër, që çmohet në të mirë dhe në interes të publikut, i parashikuar ose jo në qëllimin e fondacionit dhe që nuk është ndaluar shprehimisht me ligj”.
Kështu fillon historia e fondacionit “FIRDEUS”, i cili, siç ka miratuar gjykatësi, do të zhvillojë aktivitet për një periudhë kohe të pacaktuar.

Struktura e Organeve Drejtuese të Fondacionit përbëhet nga Bordi Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv. ‘
Në themelimin e tij Bordi Drejtues përbëhet nga Elvis Naçi, që është edhe kryetari i Bordit, nga Muharrem Naçi, që është babai i Elvisit (tani i ndjerë) dhe Florim Brinja, që është djali i tezes së Elvisit.
Drejtor Ekzekutiv do të jetë Z. Ilir Naçi, që është vëllai i Elvisit.
E gjithë kjo sipas vendimit të cituar më sipër.
Është një bord drejtues dhe drejtues ekzekutiv, që i përkasin së njëjtës familje. Babai, dy vëllezër dhe një djalë tezeje.
Për pak kohe fondacioni bëhet i njohur, megjithëse asnjëherë nuk e kishte publikuar si e sa duhet se nga cilët ky bord drejtues dhe cilin drejtor ekzekutiv ka në drejtim.
Autoritetin dhe besueshmërinë e Fondit e rrit edhe pjesëmarrja e një figure të njohur të artit.
Më 3 tetor 2018, pas vendimit të gjyqtarit Julian Haxhiu, miratohet vendimi për zëvendësimin e vendit bosh të lënë nga Z.Muharrem Naçi, (i ndjerë) me zotin Marvin Naçi.
Njëkohësisht miratohet edhe vendimi i bordit për ndryshimin e nenit 23.1, “Përbërja e organeve të para drejtuese-antarë të Bordit Drejtues, duke shtuar edhe dy antarë të rinj, konkretisht Zj. Fatime Naçi dhe Andi Qinami.
Gjyqtari miraton edhe vendimin e Bordit Drejtues, nr.3, datë 03.08.2018 për ndryshimin e adresës së Fondacionit, që tani spostohet tek Rr.”Ali Demi”, Nr.25, kati i parë, Tiranë, Shqipëri.
Tani në Bordin Drejtues është thuaj komplet familja Naçi dhe konkretisht:

Ilir Naçi, drejtor Ekzekutiv, vëllai i Elvis Naçit
Elvis Naçi, drejtues i Bordit Drejtues, Fatime Naçi, bashkëshortja e Elvis Naçit, Marvin Naçi, që zëvendësoi të ndjerin Muharrem Naçi dhe që është djali i drejtorit ekzekutiv, Ilir Naçit e nipi i Elvisit. .
Andi Qinami, baxhanaku i Elvisit, dhe Florian Brinja, djali i tezes së Elvisit.
Asnjë tjetër jashtë familjes, që nga drejtuesi i Bordit, drejtori Ekzekutiv dhe anëtarët e Bordit, vëllai, gruaja, nipi, baxhanaku, djalii tezes. .
Zakonisht hoxhallarët nuk janë të njohur për ngritje të fondacioneve të tilla, por, edhe kur e realizojnë këtë, ata bëjnë vëmendje për dy gjëra themelore: Bordet Drejtuese të përbëhen nga figura të shquara intelektuale, si ishte edhe poeti i madh Firdeus, emrin e të cilit mban fondacioni, dhe, së dyti, të ketë një transparencë të plotë, të gierë, të çdo kohëshme, të cilin e bën, fillimisht Bordi Drejtues, i cili edhe merr vendimet kapitale, por edhe struktura që janë brenda fondit.
Me përjashtim të anëtarëve të Bordit dhe Drejtorit Ekzekutiv, të gjithë të një familje ose lidhje me të, askush nuk e di se cilët janë vendosur në strukturat e tjera të tij; kush janë revizorët, kontrolluesit, çfarë ecurie financiare ka pasur fondi, cilët ekonomistë dhe financierë janë përfshirë, raportet që janë paraqitur…duke ngritur shpesh herë pikëpyetje, të cilat, për të mirën e vetë fondacionit duhen zgjidhur sa më shpejt. Por, edhe për qetësinë e atyre që dhurojnë dhe që, në këtë rast tërmeti, mund të kenë dhënë donacione që mund të shkojnë deri në 10 milionë dollarë.
Kjo është e domosdoshme të bëhet sa më shpejt, e jo vetëm nga strukturat e këtij Fondacioni, të cilat nuk dihet se ku janë dhe kush janë, por edhe strukturat e specializuara të shtetit, që të mos jemi nesër para një dyshimi të arsyeshëm, dhe të pastrohet çdo gjë që mund të përflitet. Jo larg, mund të lindë nevoja apo kërkesa, edhe nga institucione jashtë Shqipërisë, për të ditur për aktivitetin e këtij fondacioni, mirë përdorimin e fondeve, sqarimin nëse të gjitha donacionet janë të pastra apo jo, të dijë nëse, përmes personave të lidhur me struktura ekstremiste islamike, sidomos në Zvicër, të kenë depërtuar edhe fondamentalistë islamikë, përvojë që nuk do të ishte për herë të parë në Shqipëri. Organet e Specializuara duhet të demantojnë fjalët dhe të saktësojnë të vërtetën, nëse Fondacioni në tri vitet e themelimit të tij ka pasuri ose prona të sapoblera në emër të familjarëve të tij sepse, mbi një fondacion të tillë, që ka emër të ndjeshëm, nuk duhet të ketë asnjë dyshim.
Fondacioni duhet të sqarojë për shembull, si i merr vendimet Bordi drejtues, kur të gjithë janë të një familje, si gjykohet puna e Drejtorit Ekzekutiv apo e drejtuesit të Bordit, ku, po aty, janë të njëjtët që janë edhe në familje; kush i kontrollon këto vendime, të cilat, edhe pse merren nga një fondacion që nuk është një organizatë politike fitimprurëse, sipas aktit të themelimit, ka në lëvizjet e tij miliona dollarë e euro, që bartin besimin e njerëzve.
Personalisht mund të besoj se gjithçka është e pastër, por mjegulla e hedhur është e turbullt, ashtu si mund të jetë edhe e vërtetë. Që të mos rritet dyshimi, duhet vepruar.
Të kesh një fondacion të ngritur mbi një bord familjar nuk është kundër ligjit, por është kundër etikës dhe transparencës. Të bësh një fondacion me vëllezër, me grua e nipa, është si të mbyllësh qarkun dhe të bësh ashtu si do familja. A nuk ka vend në Bordin Drejtues për të tjerë, jashtë familjes, teologë, meqenëse drejtuesi është hoxhë, ekonomistë, figura të nderuara dhe të denja për të qenë aty?…

…Po ashtu, e drejtë do të ishte të saktësohet vendimi i Fondacionit për blerjen e spitalit “Kontinental” e sidomos për një shumë, me të cilën mund të blihet vetëm një gjysmë vile jashtë Tiranës. Ky spital, që disa kohë më parë ishte në treg dhe u refuzua të shitej për një shumë më të lartë, cilin do të ketë pronar: Bordin Drejtues? Por ai është familja Naçi. Nëse nesër ky fondacion do të mbyllet, kujt do i takojë ky spital? Me çfarë do të përballohen shpenzimet për mbajtjen e tij, apo, ‘ nga fillesë fondacioni, do të kalojë në një spital privat me çmime të larta, si ka ndodhur edhe me të tjerë.

Fondacioni i sipërm është njëri nga më të njohurit dhe më të rëndësishmit në Shqipëri. Gjërat duhet sqaruar që tani, që në këtë fillesë të vitit të katërt, që gjërat të ndriçohen, fondacioni të vazhdojë ecjen e tij dhe asgjë të mos jetë vonë.

Next Post
“Pse rrini aty, apo…”/ Rama banorëve që s’dalin nga pallati: Ju nxjerrim ne me polici, duhet bërë Laçi i 2020-s

"Pse rrini aty, apo..."/ Rama banorëve që s'dalin nga pallati: Ju nxjerrim ne me polici, duhet bërë Laçi i 2020-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pastrimi i parave nuk sjell zhvillim”- Tabaku: Zhvlerësimi i euros godet prodhimin, bujqësinë dhe familjet shqiptare (VIDEO)

“Pastrimi i parave nuk sjell zhvillim”- Tabaku: Zhvlerësimi i euros godet prodhimin, bujqësinë dhe familjet shqiptare (VIDEO)

September 5, 2026
“Jo në dorën e Këlliçëve dhe Salianjërve!”/ Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

“Ka tre dëshmitarë”- Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari i drejtohet FBI: Duhet të arrestohet, dha urdhrin për të asgjësuar ish-ambasadoren Mariza Lino!

September 5, 2026
Mbi 6 mijë rrënjë ulliri shekullorë të djegur nga zjarri! Përmirësohet situata me flakët në Himarë, banorët apelojnë për ndihmë

Mbi 6 mijë rrënjë ulliri shekullorë të djegur nga zjarri! Përmirësohet situata me flakët në Himarë, banorët apelojnë për ndihmë

September 5, 2026
“Situata u vu nën kontroll, s’ka rrezik për banorët”- Rama reagon për zjarret në Himarë dhe Fier: Kaluan natë të vështirë, do bëhet vlerësimi i dëmeve!

“Situata u vu nën kontroll, s’ka rrezik për banorët”- Rama reagon për zjarret në Himarë dhe Fier: Kaluan natë të vështirë, do bëhet vlerësimi i dëmeve!

September 5, 2026
VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

Zjarri në Himarë, Zhupa akuza Qeverisë: 130 milionë euro tendera në vit, por shërbimi zjarrfikës katastrofë! Të dëmshpërblehen banorët

September 5, 2026
Meloni e uroi për fitoren, Rama: Faleminderit motër, më e mira për dy vendet tona ende nuk ka ardhur

“Marrëdhënia e sinqertë ka forcuar dy vendet tona”- Rama e përgëzoi për rekordin e qeverisjes, mesazhi i Melonit: Miku im, krenare për rrugëtimin drejt BE

September 5, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Inkuizitori i Madh i Dostojevskit dhe një shfaqje teatrale që Tirana duhet ta ndjekë!

September 5, 2026
“Zgjidhja nuk është përplasja e institucioneve”- Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ministri Gogu: Të martën e zgjidhim konfliktin në Kuvend, plotësojmë boshllëkun ligjor

“Zgjidhja nuk është përplasja e institucioneve”- Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ministri Gogu: Të martën e zgjidhim konfliktin në Kuvend, plotësojmë boshllëkun ligjor

September 5, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

September 5, 2026
Pasaporta para njeriut

Pasaporta para njeriut

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com