• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza e fortë e politikanit socialist: Karteli i grurit po rrit çmimet 30%, ju merreni me Bashën e Berishën!

by A R
13/09/2021 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Çmimi i bukës në vend do të vijojë që të rritet, ndërkohë që opinioni publik në vend merret me dy kufoma politike që bëjnë sikuar duan të vrasin njëri-tjetrin’.

Kështu shkruan në një reagim ‘ulëritës’ në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se sot karteli i importuesve të grurit, prodhimit të miellit, shitjes, prodhuesve të bukës, ka njoftuar prodhuesit e brumërave se do të rrisë çmimet me 30%.

Dhe për deputetin e PS-së, kjo duhet të jetë në qendër të debatit të opinionit publik, e jo Basha dhe Berisha, të cilët sipas tij janë tashmë dy kufoma që luajnë luftash, ndërkohë që importuesit e grurit do të rrisin me 30% çmimet.

Në videon e publikuar nga Braçe, shfaqet Lulzim Basha në një intervistë, ku pyetet drejtpërdrejtë se ‘Kur do ta ‘vrasësh’ babën (Berishën) ?’ dhe përgjigja e kryedemokratit si për ironi është ‘Kurrë!’.

‘Pupupupupupu; Sot dita e katert, e gjithe media vijon merret me dy kufoma qe luajne luftash!E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul, e hoqi, nuk e hoqi, tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj! Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend! Nderkohe iku, u harrua karteli i importuesve te grurit, prodhimit te miellit, shitjes, prodhuesve te bukes; Sot karteli ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%! Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!’- shkruan Braçe.

Në Shqipëri është rritur çmimi i bukës dhe prej ditësh furrat po shesin me çmim deri në 10% më të lartë. Shkak për këtë është bërë shtrenjtimi i miellit, si pasojë e mungesës së grurit që importojnë nga jashtë. Madje përpunuesit e miellit paralajmërojnë se shumë shpejt do të rritet edhe çmimi i makaronave.

Next Post
“Xiaomi”, shitësi numër dy në botë i smartphone-ve

“Xiaomi”, shitësi numër dy në botë i smartphone-ve

Comments 2

  1. zymbyli says:
    5 years ago

    Bravo Brace e mbajte fjalen Sapo ike nga zevendeskryeminister illove te godasesh feniomenet negative

    Reply
  2. UKU MOMLIT says:
    5 years ago

    Ik o braçelegeni,su bere njeri or mau,mjau

    Reply

Leave a Reply to UKU MOMLIT Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In