• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza e Bashës, reagon IKMT: Lejen e ndërtimit e ke dhënë ti

by Java News
21/08/2016 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të opozitës se për llogari të deputetit të PS Sadri Abazi, është dhënë leje për një shtesë në pallatin në pronësi të tij, ka reaguar IKMT, duke sqaruar se është ironike sesi PD dhe Lulzim Basha akuzojnë për diçka, kur dihet se leja është dhënë në vitin 2012, kur në krye të bashkisë së kryeqytetit ishte vetë lideri i opozitës.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit përmes reagimit për shtyp shkruan se akuzat e Bashës janë qesharake.

“Nuk jemi të çuditur nga sulmi i Partisë Demokratike lidhur me një shtesë kati të realizuar në vitin 2012 kur kryetari i PD Lulzim Basha ishte kryetar bashkie dhe Tirana ishte vatra më e nxehtë e ndërtimeve pa leje!
Sepse nuk është hera e parë që ish-kryetari i bashkisë sulmon dhe përbalt punën e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. E vërteta është se shtesa në fjalë është e legalizuar dhe ndërtimi për të cilin akuzon, apo më saktë shpif Partia Demokratike, është një rikonstruksion me të gjith dokumentacionin përkatës, ku nuk ka asnjë metër katror shtesë në volumet e godinës që gjendet e regjistruar në Hipotekën e Tiranës. Kështu që duke e ftuar opozitën të kontribuojë në denoncimin e rasteve të rralla të ndërtimeve pa leje, hedhim poshtë pretendimin e saj në këtë rast. Qëllimet politike të opozitës nuk janë arsye për të shpifur e hedhur baltë mbi institucionet.”- shkruhet ne reagimin e IKMT.

AKUZA E BASHËS

“Në këto momente, një shkelje brutale e ligjit po ndodh në mes të Tiranës me lejen e Edi Ramës. Edhe pse godinat e paligjshme të oligarkut të tij Sadri Abazi tek Zogu i Zi, kanë vendim prishje, ai për 3 ditë ka shtuar një kat të tërë pa leje, dhe sot ka ngrehur skelat e po i vesh me xham, – shkruan Basha. – Mijëra njerëz kanë hyrë në burg këto tre vite dhe janë edhe sot në qeli për një avlli pa leje, apo një rregullim tjegullash. Po Sadriun pse nuk e zë ligji? Sepse nuk ka ligj, ka sundim bande me dy standarde. Banda që qeveris bën ç’të dojë, të sunduarit, shqiptarët janë të ndaluar. Kjo padrejtësi duhet të marre fund. Banda e Edi Ramës duhet shkulur me çdo çmim. Dhe kjo do ndodhe shumë shpejt. ‪‎Shqipëria më mire pa Edi Ramën”./java/a.k

Next Post
FOTOT/ Disa përdorime “alternative” të shkumës së rrojes

Ja si duken sot, pas 18 vitesh, shtatënjakët e parë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In