• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza/ Donald Lu: Shtetarë të votuar kanë trafikuar femra!

by Java News
30/03/2018 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trafikimi i qënieve njerëzore dhe skllavërimi për përfitime nga prostitucioni ka bërë që Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, të heqë petkun diplomatik duke kërkuar me forcë arrestimin dhe dënimin maksimal për të gjithë personat e përfshirë në këto veprimtari kriminale. Ambasadori Lu ka shkuar edhe më tej duke u shprehur se trafikantët që kanë shitur vajza të pafajshme në skllavëri në disa raste kanë qenë edhe politikan e drejtues të lartë me mandate, të cilët për fat të keq janë votuar në popull. Ai ka kërkuar arrestimin e tyre dhe ndëshkimin e fortë ligjor.

“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni, kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”

Më tej, ambasadori Donald Lu i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, duke kërkuar të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit.

Në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kryediplomati amerikan tha se do të krijohet një rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku qëllimi është jo vetëm strehimi i këtyre ‘viktimave’, por edhe që ata të kenë siguri dhe vetëbesim.

“Rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit. Qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehë, por që ato të kenë siguri dhe vetëbesim. U bëjmë thirrje qeverive të rajonit, por veçanërisht Shqipërisë, të ofrojnë fonde për strehimin e grave dhe fëmijëve të trafikuar. Këtu ka nevojë që qeveria jo vetëm të angazhohet politikisht për të siguruar financim, por të dorëzojë fonde pa vonesë për gratë dhe fëmijëve që janë viktima të trafikut”,

Next Post
FOTO/ Shikoni se si funksiononte tregu i reklamave në Shqipërinë e viteve ’30

FOTO/ Shikoni se si funksiononte tregu i reklamave në Shqipërinë e viteve ’30

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In