• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Akuza dhe tension i lartë, Clinton fiton edhe debatin e tretë me Trump

by Java News
20/10/2016 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati i tretë dhe i fundit mes kandidatëve presidencialë, Hillary Clinton dhe Donald Trump filloi pa shtrëngim duarsh mes tyre, një shenjë e acarimit të retorikës së fushatës.
Dy kandidatët hynë në sallë dhe menjëherë zunë vend pas podiumeve. As familjet e tyre nuk u përshëndetën para fillimit të debatit.

Temat përfshinë gjykatën e lartë, imigracionin dhe ekonominë, dhe politikën e jashtme.

Debati duket se po përqendrohet më shumë tek politikat, megjithëse pati momente të tensionuara, si përshembull kur Clinton i tha zotit Trump se do të ishte “një kukull e Putin”, ndërsa Trump tha se presidenti rus ishte treguar më i zgjuar se ajo.

Trump, nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij se zgjedhjet janë të manipuluara megjithëse vajza e tij, Ivanka dhe kandidati i tij për nënpresident Mike Pence kishin thënë se ai do ta pranonte rezultatin.

Ai tha: “Do t’ju them kur të vijë koha”. Kur drejtuesi i debatit, këmbënguli në pyetjen e tij, Trump tha: “Do t’ju mbaj pezull”.

Clinton tha se fakti që Trump nuk do që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse humb, është “i tmerrshëm”.

Clinton thotë se do të emëronte anëtarë të Gjykatës së Lartë, që do të vazhdonin “traditën e madhe”, që të mbronin të drejtat e të gjithë amerikanëve.

Ajo i quajti emërimet e presidenciale për gjykatën, një çështje qendrore në zgjedhje sepse tregon se çfarë vendi janë Shtetet e Bshkuara.

Kandidatja demokrate tha se do të emërojë anëtarë gjykate që mbrojnë të drejtat e grave, homoseksualëve dhe gjithë popullit amerikan, jo korporatave dhe te pasurve.

Edhe Trump tha se është shumë e rëndësishme që të emërohen anëtarët e duhur në Gjykatën e Lartë. Ai premtoi se do të emërojë anëtarë që nuk pranojnë abortin dhe që interpretojnë Kushtetutën amerikane, ashtu siç e kishin interpretuar themeluesit e vendit.

Megjithëse dy kandidatët thonë se e mbështesin Amendamentin e Dytë, që mbron të drejtën e armëmbajtjes, Clinton tha se duhet të ketë më shume rregulla, ndërsa Trump tha se e drejta për armëmbajtje është nën sulm.

Clinton premtoi se do ta mbrojë abortin e legalizuar, ndërsa Trump nuk pranoi të thoshte direkt nëse mendon se vendimin për legalizimin e abortit duhet përmbysur.

Trump tha se Clinton do që të shpallë amnisti për imigrantët e paligjshëm. Ai gjithashtu akuzoi Clinton se do që të hapë kufirin.

Ai tha se nëse bëhet president ai do të garantojë që “burrat e këqij”, duke përdorur fjalën spanjisht për burrat, të deportohen sa më shpejt.

Clinton tha se ajo është më e zonja për sigurinë e kufirit, por se ajo është kundër planeve të Trump. Ajo tha se planet e tij për të dëbuar mijëra banorë pa dokumenta, do të ndanin familjet.

Përsa i takon ekonomisë, Clinton tha se plani i saj ekonomik do të krijojë shumë mundësi për amerikanët e klasës së mesme.

Ajo tha se plani i saj do të hapë 10 milionë vende të reja pune dhe se do t’i gjejë fondet duke i detyruar të pasurit dhe korporatat që të paguajnë përqindjen e duhur të taksave.

Trump e quajti planin e zonjës Clinton për taksat, katastrofik dhe që sipas tij do të sjellë si rezultat rritje masive taksash. Ai premtoi se do të rinegociojë Marrëveshjen për Tregëtinë e Lirë, NAFTA.

Kandidati republikan i hodhi poshtë përsëri akuzat se kishte ngacmuar disa gra. Ai tha se nuk “i kishte kërkuar falje as gruas së tij”, pasi siç tha ai, nuk kishte bërë asgjë. Ky pohim bie ndesh me një intervistë të bashkëshortes së tij Melania, ku ajo thotë se ai kishte kërkuar ndjesë.

Clinton akuzoi Trump se kishte vënë në shënjestër “dinjitetin dhe vetëbesimin” e grave dhe se të gjitha gratë e kuptojnë se çfarë ndjesie shkakton një gjë e tillë.

Nga ana e tij Trump e akuzoi Clinton se nuk ishte një përkrahëse e vërtetë e të drejtave të grave.

Përsa i takon politikës së jashtme, Hillary Clinton tha se nuk do të dërgonte trupa tokësore në Irak, pasi Shteti Islamik të mposhtet në Mosul.

Ajo tha gjithashtu se Syria do të mbetet një vatër terrorizmi përsa kohë të vazhdojë lufta civile, duke shtuar se do të këmbëngulë për një hapësirë të sigurt ajrore dhe zona të sigurta për të mbrojtur civilët.

Clinton tha se kjo do t’i jepte një avantazh Shteteve të Bashkuara me rusët dhe sirianët për të arritur një marrëveshje.
Trump tha se Mosuli ra në kontrollin e Shtetit Islamik për faj të administratës së Obames, përfshirë Clinton si Sekretare e Shtetit.

Ai tha se Irani duhet të falenderojë Shtetet e Bashkuara se, duke thënë se Irani “po merr nën kontroll” Irakun.

Ai tha gjithashtu se Presidenti sirian, Bashar al-Assad është më i fortë se zoti Obama dhe se vendimet e këqija që të Shteteve të Bashkuara, janë pjesërisht përgjegjëse për katastrofën humanitare në Siri.

Debati u mbyll siç filloi: pa shtrëngim duarsh të kandidatëve.

Ai i quajti shumë nga refugjatët që po ikin nga Siria, mbështetës të Shtetit Islamik, ndërsa Clinton tha se nuk do t’ia mbyllte kurrë portën grave dhe fëmijëve.

VOA/d.i.

Next Post
Shqipëri-Serbi, marrëveshje për rrugët e hekurudhat, por nuk përfshijnë Kosovën

Shqipëri-Serbi, marrëveshje për rrugët e hekurudhat, por nuk përfshijnë Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

January 15, 2026
Masakrat në Kosovë, arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto prova, krerët e UÇK do liroheshin

Masakrat në Kosovë, arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto prova, krerët e UÇK do liroheshin

January 15, 2026
Detaje nga arrestimi: Kryeprokurori i Vlorës përfundoi në pranga për 3.4 mln eurot në “Toyota Yaris”

Dosja Toyota Yaris/ Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim

January 15, 2026
Pas dekretimit nga Begaj, publikohen në Fletoren Zyrtare 7 ligjet e Paketës fiskale

Pas dekretimit nga Begaj, publikohen në Fletoren Zyrtare 7 ligjet e Paketës fiskale

January 15, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në…

January 15, 2026
(EMRI) Pas tre muajsh e zhdukur, gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali/ Autoritetet japin detajet e para

(EMRI) Pas tre muajsh e zhdukur, gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali/ Autoritetet japin detajet e para

January 15, 2026
Qeveria merr vendimin, cakton 3 janarin ditë pushimi për administratën publike

VKM/ Qeveria miraton kriteret për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm. Veprimet për lirimin dhe shkarkimin nga detyra..

January 15, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

PD e përjeton pezullimin e vizave të SHBA si një mallkim që i zuri shqiptarët nga “non grata” e Berishës

January 15, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave/ Ja kush do e drejtojë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (EMRI)

January 15, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit. Për efekt të kontributeve ndryshon edhe..

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In