• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKUZA/ Deputetja e PD, Tabaku: Prokurimet publike, 1 në 3 tendera janë dhënë pa garë!

by Java News
13/12/2017 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, denoncoi sot në komision procesin farsë të përzgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik. Në një status në facebook, ajo shpjegoi qëndrimin e Partisë Demokratike pse procesi është kundër standardit të BE, pse kandidatët janë klientelistë dhe pse cilësia e tyre është e ulët.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut
Prokurimet publike, turpi i kësaj qeverie! A e dini se nga 33.618 procedura prokurimi 9613 procedura ose 28,5% të procedurave janë procedura me negocim pa shpallje? Kush mban përgjegjësi për këtë që 1 në 3 tendera janë pa garë e ato që janë me garë i janë me garë totalisht fiktive? Unë sot e pashë se kush ishte përfshirë në këtë proces, e pashë se cdo vendim merrej nga individë që nuk kanë asnjë meritë tjetër përvec lidhjeve politike e asnjë ditë pune tjetër në asnjë institucion përveç atyre në Komisionin e Prokurimit Publik.

Sot komisioni i Ekonomisë pati një dëgjesë me kandidatët për Komisionerë dhe Kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik. Ligji i prokurimit publik ndryshoi për t’u përshtatur me BE dhe një nga kërkesat kryesore ishte rritja e pavarësisë së Komisionit të Prokurimit Publik duke i dhënë rol Parlamentit në përzgjedhjen e kandidatëve. I gjithë procesi që u zhvillua përvecse është një farsë, por tregoi dhe fytyrën e vërtetë të Komisionit të Prokurimeve Publike:

– Nga 10 kandidatë që konkuruan, 5 ishin kryetar/zëvendës kryetar dhe anëtarë aktualë të Komisioni të Prokurimit Publik duke e bërë totalisht të pavlefshme kërkesën për pavarësi të këtij institucioni.

– Cilësia e kandidatëve linte për të dëshiruar, kur kryetar/ zëvendës kryetar dhe anëtarë aktualë të komisionit nuk njihnin ligjin, procedurat, rregulloren nuk mbanin përgjegjësi për vendimet, nuk i kujtoheshin asgjë nga vendimarrja e tyre në detyrë.

– Vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik janë të gjitha të njëjta me ato të enteve prokuruese. Sic pohoi një nga kandidatët në 99 përqind të rasteve nuk ndryshohet vendimi pavarësisht ankimimit.

– Në disa vendime të cilat u cituan nga opozita brenda të njëjtit vendim kishte dy qëndrime të ndryshme për të njëjtën cështje.

– Vendimet ishin qartësisht klienteliste. Zëvendëskryetarit në detyrë nuk i kujtohej se pse ndryshuan vendimin psh për Koncesionin e Rrugës së Kombit, ku u përzgjodh garuesi i dytë me ofertë më të pavaforshme ekonomike.

I gjithë procesi sot ishte një farsë, pak a shumë i njëjtë me procesin e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm (PPP), ose si cdo proces tjetër që zhvillon kjo qeveri. Lufta ndaj korrupsionit është një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie. Për të luftuar korrupsionin duhet vullnet politik që, fatkeqësisht, mungon. Këto po na largojnë nga BE, vendimet, veprimet e vullneti i kësaj qeverie.

ma.me

Next Post
Ja shenjat e Horoskopit që kanë çelësin e suksesit

Horoskopi ditor, e enjte 14 dhjetor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In