Ish-mbështetësja e Sali Berishës, aktivistja Evi Kokalari po krijon Lëvizjen e saj Konservatore Shqiptare dhe prej ditësh ka njoftuar mbajtjen e takimit në Tiranë.
Një javë më parë, Kokalari njoftoi në rrjetet sociale se do të mbante një takim për hapjen zyrtare të partisë së saj, ku do të ishin prezentë eksponentë nga partitë e djathta europiane dhe Partia Republikane Amerikane.
Herë pas here ka shkruar se në takimin e saj do shkojnë ndërkombëtarë, por kur ka mbetur vetëm një ditë nga mbajtja e takimit, atë e kanë braktisur.
Si rrjedhojë, ajo është detyruar që takimin për hapjen e partisë së saj ta kalojë në minikonferencë.
Kokalari ka dështuar dhe po justifikohet duke ja faturuar PD-së braktisjen që i kanë bërë të gjithë.
“Partia Demokratike ka filluar te kontaktoje të ftuarit tanë nga Italia për t’ju kujtuar se kanë marrëveshje me PD.
Sa te mjerë që jeni! Ata te Forza Italia janë të rinjë dhe te rinjve do t’ju flisnin.
Ne të Lëvizja Konservatore Shqiptare nuk na prishni as një punë, përveç se vini në pozitë miqtë tanë të përbashkët.
Për sa më përket mua, nesër është një mini konferencë për të prezantuar Lëvizjen. Së shpejti do kemi konferencë më të zgjeruar me shumë miq nga Partia Republikane.
Këta të Europës mund të vijnë nëse duan, të mirëpritur janë, por Lëvizja Konservatore jo vetëm e Shqipërisë, por dhe e Ballkanit do bazohet në Konservatorizmin amerikanë.
Patetizmi i PDsë nuk ka fund. Cc: Sali Berisha Lulzim Basha”, shkruan Kokalari./m.j
Viti 25 eshte fundi i komunistave e i hajdutve qe su ngopen kurre duke vjedhur e plackiteAs njeri nga kta nuke do ta kete shansin me te vogel qe te fitojne ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2025.monstrat e k/hajduti ne kto zgjedhje do deskrtitohen perfundimisht nga votuesit,bolle me kta ndytsira.Ktu do jemi do ta shikojme suksesin qe do kete Z Kokaliri,e do shohim diskriminimin e ktyre qe dhunuan e poshtruan popullin plot 32 vjetePrandaj mose u shqetsoni per Kokalarin,ju shoket e partise punes.