Akullore me fruta të stinës
Përbërësit:
½ litër puding të gatshëm me shije sipas dëshirës
Kos
1 kupë (filxhan) me fruta të stinës
Kanellë
Përgatitja:
Në fillim përzihet kosi me frutat e përzgjedhura dhe më pas i shtojmë masën e gatshme të pudingut. Kur akullorja të jetë e përfunduar, duhet të futet në një enë plastike të mbyllur dhe më pas në frigorifer për disa minuta.