S’ka më bukur se ditët e ngrohta, aq më parë nëse keni kohë që të uleni në ndonjë kopsht të mrekullueshëm dhe të porosisni pijen e preferuar me mjaft akull dhe të kënaqeni duke u freskuar.
Sado që të jetë e parezistueshme, pikërisht ato kube akulli, të cilat freskojnë, fshehin jo pak fakte të pakëndshme.
Pasi të lexoni këtë tekst, do të mendoheni dy herë nëse i dëshironi vërtet në pijen tuaj.
Një në tre restorant, pub ose kafene shërben akull të ndotur, sipas një studimi të ri, ndërsa bakteret në të janë të rrezikshme për shëndetin.
Në kubet e akullit gjendet bakteri që vjen nga duart e ndotura, të lara keq pas përdorimit të tualetit.
Telegrafi