• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU në aksion, kontrolle në farmacitë bujqësore në gjithë vendin

by A R
03/05/2016 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke marrë shkas nga problematikat e evidentuara javët e fundit nga mediat për dëmtimin e kulturave bujqësore, kryesisht perime, të kultivuara në serat e Qarkut Fier, bazuar në Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, nga  Drejtoria e Përgjithshme e AKU u ndërmor një aksion për kontrollin në nivel kombëtar të të gjitha farmacive bujqësore nëpërmjet hartimit të Plan Veprimit, i cili është realizuar gjatë muajit Prill 2016.

Nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të AKU-së në qarqe, janë kryer inspektime në farmacitë bujqësore, por vëmendja e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU u përqëndrua në rajonin e Myzeqesë, si një ndër rajonet më të rëndësishëm të bujqësisë në vendin tonë dhe më të prekurat.

Fokusi kryesor gjatë inspektimeve  ishte  respektimi i kërkesave ligjore për tregtimin e Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB), farave dhe inputeve bujqësore, si dhe marrja e kampionëve për analizimin e tyre, me qëllim përcaktimin e treguesve cilësor.

Krahas inspektimeve të bëra nga vetë inspektorët e AKU Fier, u kryen inspektime të përbashkëta edhe me inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, për të bërë të mundur jovetëm dhënien e një asistence më të specializuar gjatë inspektimeve, por edhe për të ndjekur më nga afër mënyrën e tregtimit, ruajtjes dhe ambalazhimit të PMB-ve dhe inputeve bujqësore.

Përgjatë muajit prill, nga AKU Fier janë kryer gjithsej 110 inspektime përkatësisht:

  • Për Produkte për Mbrojtjen e Bimëve   66  inspektime;
  • Për Plehrat e Përdorimit për Bimësinë    25  inspektime;
  • Për Materialin Mbjellës dhe Shumëzues Bimor  19   inspektime.

Ndaj operatorëve të biznesit që gjatë inspektimeve u konstatuan shkelje ligjore, u morën masa administrative, përkatësisht:

      Gjobë për 11 subjekte me vlerë totale prej 835.000 lekësh;

      Pezullim aktiviteti për 5 subjekte;

      Bllokim i tregtimit të inputeve bujqësore në 4 subjekte;

Me qëllim garantimin e tregtimit të inputeve bujqësore të sigurta, U BËJMË THIRRJE jo vetëm fermerëve të zonës së Myzeqesë, por fermerëve të të gjithë vendit tonë që të blejnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve, farëra dhe inpute bujqësore VETËM NË SUBJEKTE TË CERTIFIKUARA NGA AKU, subjekte të cilat janë objekt i kontrollit të vazhdueshëm nga ky institucion!

AKU NUK MUND T’JU GARANTOJË PËR SIGURINË E INPUTEVE BUJQËSORE QË SHITEN NGA SUBJEKTE TË PALICENCUARA, NË RRUGË APO NGA SHITËS AMBULANT!!!

– Në vijim të inspektimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme AKU, fokusi është përqëndruar edhe mbi thertoret. Kështu, gjatë inspektimeve të kryera në Qarkun Tiranë, problematika u shfaqen në thertoren “DUKA R.J.M.I”, me seli në Vorë, e licencuar në vitin 2010. Nga inspektimi i kryer rezultoi se, subjekti “DUKA R.J.M.I”, nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare të ruajtjes së mishit, si dhe në një nga ambientet e tij frigoriferikë, kishte një sasi të konsiderueshme (mish, të brendshme, dhjamë dhe mbeturina të mishit), të cilat ishin grumbulluar nga dëmtimi i tyre për defekte të frigoriferëve, apo dhe gjatë transportit. Për këtë sasi produkti, ndaj subjektit “DUKA R.J.M.I” u morën  këto  masa:

  1. Bllokimi i sasisë së konstatuar së mishit dhe iu la detyrë subjektit që të marrë masat për kryerjen e asgjësimit të tij duke njoftuar më parë DRAKU – Tiranë për datën e asgjësimit;
  1. Gjobë në masën 150.000 lekë;
  1. Bllokim aktiviteti;

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, si institucioni kompetent e përgjegjës për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve njoftoi Prokurorinë Tiranë, për nisjen e procedimit penal ndaj dy inspektorëve Neki Hysko dhe Elvis Vllamasi, të cilët në inspektimin e kryer me datë 22.02.2016, kanë lejuar thertoren të ushtrojë aktivitet në këtë gjëndje dhe nuk kanë njoftuar për problematikat e konstatuara./a.m.

Next Post

Historia e 27-vjeçares, si dhunohej sistematikisht nga vjehrri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In