• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

AKU, hetim për therjen dhe shitjen e mishit

by Aalison Pearse Stevens
02/08/2016 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të hetojë mënyrën se si ende gjendet mish në njësitë e tregëtimit në një pjesë të qyteteve të vendit, për vendin ku është therur, thertore, pika shitjeje apo mënyra të tjera të jashtligjshme, mënyrës së transportit, etj. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e AKU do të verifikojë edhe punën e Drejtorive Rajonale të AKU, si dhe të inspektorëve të saj në qarqe.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Isuf Shehu, gjatë një mbledhje me drejtorët e 12 Drejtorive Rajonale të AKU në Qarqe deklaroi, se “në zbatim të Urdhërave të Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, me Nr. 371 dhe 372, datë 08.07.2016, institucioni ka qenë pjesë mbështetëse e rëndësishme e Drejtorive të Bujqësive dhe Shërbimit Veterinar dhe ka bërë maksimumin e tij”.

“Në zbatim të urdhërave të mësipërm, AKU nuk ka lejuar importin e asnjë kafshe, që nga data e daljes së urdhërave, nga Kosova, Serbia, Greqia e Bullgaria, shtete këto të prekura nga sëmundja Lumpy Skin Disease. Gjithashtu, nga këto shtete, nuk është lejuar të futet në territorin e Republikës së Shqipërisë, asnjë gram mish i freskët”, deklaroi Shehu.

Në lidhje me situatën në vend, të lëvizjes së kafshëve, lëvizjes së mishit, apo për faktin që në njësitë (dyqane) tregtohet ende mish i therur në vend, Drejtori i Përgjithshëm i AKU deklaroi se, “puna në terren e inspektorëve të AKU ka qenë e madhe dhe në zbatim të plotë e me rigorozitet të urdhërave të ministrit, edhe pse vetëm në një pikë të njërit prej tyre përfshihej AKU.

“Bazuar në informacionet që kemi të ardhura në rrugë të ndryshme, përfshirë edhe mediat, AKU do të investigojë se si dhe ku theren kafshët, kush e transporton mishin dhe për çdo rast evidentimi në terren, apo informacioni që do të mbledhim, do të marrim masat e nevojshme. Ndërkaq, masat që nga data 8 korrik 2016, kanë qenë jo të pakta, që nga paralajmërimet e deri te gjobat ndaj subjekteve”, tha Shehu.

Në përfundim të takimit, kreu i AKU deklaroi gjithashtu, se përveçse sa më sipër, Drejtoria e Përgjithshme e AKU do të hetojë edhe punën e 12 drejtorive rajonale në lidhje me këto problematika, të të gjithë inspektorëve e nëse ka shkelje të urdhërit të Ministrit Panariti apo të ligjit, do të merren masat e nevojshme ndaj tyre.

Urdhërat e Ministrit të Bujqësisë, dolën me qëllim marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e perhapjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë, pasi ka prekur kafshët e llojit gjedh në vendet fqinje, si Kosovë, Serbi, Greqi e Bullgari.

Lumpy Skin Disease është një sëmundje virale e Gjedhit dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga nyje në lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit: kokën gjymtyrët, hundën, bishtin, mukozën e gojës. Kjo sëmundje ndodh gjatë verës dhe vjeshtës në muajt, kur insektet janë me shumicë, ndërsa sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit.

BW/d.i.

 

Next Post

Durrës, 27 vjeçari grabit portofolin e turistes kosovare, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In